Çfarë është “Porta e Lotëve” dhe pse është kaq strategjike për botën?
Ku ndodhet Bab el-Mandeb? Ngushtica e Bab el-Mandeb ndodhet midis Jemenit, në Gadishullin Arabik, dhe brigjeve afrikane të Xhibutit dhe Eritresë...
Ku ndodhet Bab el-Mandeb? Ngushtica e Bab el-Mandeb ndodhet midis Jemenit, në Gadishullin Arabik, dhe brigjeve afrikane të Xhibutit dhe Eritresë...
Kanë përfunduar fjalimet te Kryeministria. Protestuesit kanë nisur marshimin drejt komisariatit nr 1. Pasi në këtë komisariat mb...
Policia spanjolle ka goditur një organizatë kriminale shqiptare të rrezikshme, e cila e kishte qendrën në Katalonja. Gjatë kë...
“Rama në burg", “poshtë narkoshteti”, janë thirrjet e qytetarëve në protestën e 110 kundër Ramës. Akt...
Qytetarë të shumtë janë grumbulluar pasditen e sotme në Sheshin “Skënderbej” për të nisur protestën e 1...
SPAK ka nisur hetimet për çështjet e pagave të gjyqtarëve. Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar praktikat te Financat. Drejtue...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestrimin preventiv të një vile në kompleksin &ldq...
Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve t&...
Të paktën 25 persona janë shoqëruar nga policia pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar sot pran&eum...
Zyra e prokurorit publik në Reggio Calabria ka hapur një hetim për një rast që përfshin kompaninë e shërbimeve bankare...
Ekspertja e financave Brisida Shehaj ka ngritur dyshime të forta mbi mënyrën se si është zhvilluar procesi i vendimmarrjes për projektin e armëve, duke e cilësuar problematike kronologjinë e negociatave dhe ndryshimeve ligjore.
Në emisionin “Task Force” në SYRI TV, me Sonila Meçon, Shehaj tha se deklaratat publike të zyrtarëve dhe procedurat e ndjekura duhet të bëhen pjesë e një hetimi të plotë.
Sipas Shehajt, SPAK duhet të verifikojë udhëtimet, komunikimet dhe kontaktet e personave të përfshirë në negociata, pasi sipas saj “gjurmët e këtij pazari” duhen kërkuar te partneri ndërkombëtar dhe vendi pritës. Ajo vuri gjithashtu në pikëpyetje ndryshimin e kushteve të pjesëmarrjes së shtetit dhe pretendimet e zyrtarëve për procesin e negocimit.
Shehaj: Është Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Dhe vazhdon ende sot dhe nuk kthen përgjigje. Sa detyrohet, Belindi i bënë kërkesë Gaz Bardhi se kështu e ka rregullorja e re që është miratuar pra me amendimet që u bënë, dhe i çohet Nikos. Shoku Niko brenda pesë ditëve duhet ta detyrojë shokun Ermal të kthejë përgjigje. Nëse prapë ai zotëria nuk kthen përgjigje, Nikua duhet të detyrojë kryeministrin të marrë masa administrative. Dhe masat administrative shkojnë deri në shkarkimin e këtij individi. Por sigurisht këto janë dokumentacion që bëjnë pjesë edhe të dosjes penale. Unë personalisht, unë personalisht me thënë të drejtën, nëse do më kishte pyetur dikush, nuk do kisha nxituar të kërkoja që ditën e nesërme komisionin hetimor. Nuk do e kisha bërë.
Shehaj: Sepse këta, po çfarë të them unë Sonila, këta domethënë, e para duhet të kishin pasur durim, sepse Rilindja, foli, foli Rilindja. I nxori, i nxori Arjet Pucën atje. Nxori Art Veliun, që ka lënë gafa, që gafa e atij është akuzë, pra ky thotë 'unë negocioj që në janar me Arjet Pucën'. Po ku e kishe VKM-në ti? VKM-ja është miratuar në qershor…
Meço: Pa VKM, pa bazë ligjore.
Shehaj: Po autorizimin që do të marrësh nga Këshilli i Ministrave ku e kishe ti? Çfarë negocioje ti, çfarë paske bërë ti, private? Pra vetëm kaq mjafton që ai zotëria të shkojë pas hekurave. Vetëm për këto deklarata që ai jep. Dhe këto për mua, deklaratat, thëniet që u bënë tek Opinioni i Fevziut, thëniet e zëvendësministres së Brendshme, deklarata publike që bëri Timaku dhe Arjeta Puca që kërcënonin edhe mediat, se me Ben Ahmetajn bëjnë çfarë të duan ata, e kupton? Por që ti të dalësh të kërcënosh mediat... deklarata më pas që bëri Del CNG-ja, kompania tjetër.
Meço: Ja do ta shohim, do t'i marrim me radhë.
Shehaj: Pra, të gjitha këto për mua, duhet të ishin pjesë e kërkesës. Sot ndërkohë, sepse dëgjova edhe Jorida Tabakun që kishte thënë 'do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese’, jo. Sepse po e futën në atë kalendarin e Gjykatës Kushtetuese, për mua është gabim. Për mua këta duhet të presin argumentimin, të ribëjnë dhe një herë kërkesën si e duan këta, ka tre vendime të Gjykatës Kushtetuese Sonila, çfarë duhet dhe një e katërt.
Meço: Nuk e respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk e respektojmë. E kanë bërë rastin e mandateve të tyre, e shkelin me këmbë veten e tyre.
Shehaj: Pra kjo është një çështje kaq sensitive. Kaq sensitive pra për mua këta duhet të ribëjnë, duhet të ribëjnë kërkesën. Ta ribëjnë atë kërkesën dhe të merren me partnerin ndërkombëtar. Gjurmët e këtij pazari nuk gjenden në Shqipëri. Gjurmët e këtij pazari, për mënyrën si ata flasin, gjenden te vendi pritës.
Meço: Kë quajnë vendin pritës, a po i referohesh Ukrainës?
Shehaj: Po patjetër Ukrainës. Po duhet parë, SPAK duhet të shohim udhëtimet e këtij në Sudan, udhëtimet e këtij në Nigeri. Duhet të merren pyetje individi. T'i merret pak telefoni atij individit. Të merren komunikimet se me kë ka komunikuar dhe i thotë 'çfarë ke fol në janar ti? Po si ke fol në janar ti? Po me çfarë ke fol në janar ti zotëri?' Sepse mos të harrojmë dhe një gjë, ai tha 'ne ngecëm', që mund të thotë që kishin negociuar që nga janari, kjo është turp domethënë. Dhe pastaj tha, 'kur erdhi ky trefishoi vlerën', se janë bërë për t'u tallur realisht, 'trefishoi financimin dhe knoë-hoë-n'. Dhe ligjërata e tij tha: 'ne ngecëm, dhe nga ngecja, vajtëm dhe ndryshuam VKM-në, nga minimumi 45% i aksioneve të shtetit, në minimumi 20% i aksioneve të shtetit', dhe shteti merr gjithmonë minimumin.
Meço: Gjithmonë gjithmonë, nën 50.
Shehaj: Dhe ndërkohë vetë ata të dy përshtasin mjete. Ministrja thotë s'kemi ne as prototipe, as patenta, asnjë gjë. Po kush i certifikon këto mjete?
Ka nisur marshimi i qytetarëve në ditën e 110-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës. Grumbullimi i pro...
Qytetarë të shumtë janë grumbulluar pasditen e sotme në Sheshin “Skënderbej” për të nisur protestën e 1...
Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin ‘Task Forcë’ me Sonila Meçon në SYRI TV, komentoi deklaratat e bëra lidhur...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka sulmuar ashpër qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama gjatë ...
Aktivisti Florian Myftari foli për protestën që u zhvillua në orët e para të mëngjesit, e cila u shoqërua me tensione dh...
Asociacioni Evropian i Gjyqtarëve (EAJ) ka reaguar në lidhje me çështjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në Sh...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se kompania ‘KAYO’ tregoi se në Shqipëri mënyra e vetme...
Deputetja e PD Ina Zhupa tha gjatë fjalës së saj se Kuvendi është kthyer në një institucion që vepron në baz&e...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka folur në Kuvend lidhur me audio-përgjimet e publikuara nga ish-zëvendëskryemin...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Tomor Alizoti kanë zhvilluar një takim me ish-kr...