Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANA- Gjykata Kushtetuese konfirmoi si proporcionale masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, i akuzuar nga SPAK-u për korrupsion pasiv në çështjen e kompleksit Partizani, ndërsa shfuqizoi si joproporcionale vendimet gjyqësore në pjesën që kanë caktuar ndaj tij masën “ndalim i daljes jashtë shtetit”.
Gjykata theksoi se kjo masë e dytë sigurie cënon parimin e proporcionalitetit, përderisa qëllimet e saj përmbushen nga masa tjetër e dhënë ndaj kërkuesit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Berisha kishte kërkuar shfuqizimin si të papajtueshme me Kushtetutën të dyja masat nga vendimet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendimet e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si dhe nga vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.
Këtë vendim Gjykata e mori sot pas një mbledhje afro shtatë orë mbi kërkesën e zotit Berisha, sipas të cilit, “prokuroria duhej të kishte marrë autorizim nga Kuvendi përpara se të kërkonte nga gjykatat caktimin e këtyre masave të sigurimit personal”.
Por Gjykata Kushtetuese vendosi se nuk nevojitet kërkimi i autorizimit të Kuvendit nga prokuroria, sepse saj, masa detyrim paraqitje në policinë gjyqësore “nuk kufizon liritë e tij personale”, ndërsa për masën ndalim i daljes jashtë vendit theksoi se “kërkuesi në cilësinë e deputetit nuk gëzon mbrojtje të veçantë në këtë aspekt”.
Gjykata shpalli si të pabazuar edhe pretendimin e zotit Berisha për procesin e rregullt në drejtim të mbrojtjes efektive, teksa vlerësoi se ish kryeministrit i është dhënë mundësia e mbrojtjes në përputhje me garancitë proceduriale të parashikuara nga ligji.
Kryetarja e Gjykatës, Holta Zaçaj pohoi në një konferencë me gazetarët se vendimi i sotëm ka të bëjë vetëm me dy masat e para të sigurisë, ndërsa kërkesa tjetër e zotit Berisha mbi masën e arrestit shtëpiak, e cila ka mbërritur para pak ditësh, do të jetë pjesë e një procesi tjetër gjyqësor.
Ish kryeministri Sali Berisha bëri të ditur se do t’i drejtohej Gjykatës së Strasburgut për të Ddrejtat e Njeriut, duke e cilësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese “si të turpshëm dhe shkallën më të ulët të gjykimit dhe përgjegjësisë”.
Prokuroria e Posaçme mori tetorin e kaluar masat e detyrimit për paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit ndaj ish kryeministrit Sali Berisha në kuadër të hetimeve ndaj procedurave për privatizimin e ish Kompleksit sportiv Partizani. Ai nuk e zbatoi masën e paraqitjes në policinë gjyqësore një herë në dy javë, ndaj SPAK-u vendosi për “arrest shtëpie” ndaj tij, për mosbindje ndaj urdhërit të Gjykatës.
Një muaj më parë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli hetimet dhe çoi në Gjykatën e Posaçme çështjen ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, duke i akuzuar për korrupsion në bashkëpunim në procesin e privatizimit të kompleksit sportiv Partizani./ VOA
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur edhe për gjendjen e opozitës shqiptare, pas arrestimeve politike t&eum...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se, ai nuk mund të pranonte që lideri i opozitës ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha i konsideron zgjedhjet një farsë elektorale. Kreydemokrati u shpreh gjatë nj&eu...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar mbrëmjen e sotme vendimin e shpalluar nga Gjykata Kushtetuese lidhur me ank...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se, drejtuesit e DASH dhe departamentit të Drejtësisë ...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese u mor pas një bisede mes Ulsi Manjës, Damian ...
Ministria e Jashtme TIRANË- Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar duke shprehur shqetësimin e saj lidhu...
TIRANA- Gjykata Kushtetuese interpretoi të enjten se masat e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë ...
TIRANA- Drejtuesja politike për diasporën e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, tha se Gjykata Kushtetuese me vendimin e sotëm ka ...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama dhe ministren Manastirliu për vrasjen e 14-vjeçarit në Tira...