Shpërthim me tritol në Kurbin
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka reaguar sërish në lidhje me akuzat e bëra në emër të saj sot në Kuvend nga opozita, lidhur me sigurinë në Gjykata.
Koçiu thekson se së bashku me Ministrinë e Drejtësisë dhe në koordinim me institucionet e drejtësisë, do të rishikohen masat e sigurisë në gjykata, e jo vetëm.
Reagimi i plotë:
I nderuar Kryetar i Kuvendit, Të nderuar kolegë deputetë, Vrasja e gjykatësit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit është pa dyshim një ngjarje shumë e rëndë, e cila nuk duhej të ndodhte!
Nga kjo sallë, dënoj përsëri me forcë këtë akt barbar dhune dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e viktimës, kolegët e tij dhe u uroj shërim të shpejtë të lënduarve. Duke u ndalur tek ngjarja, siç jeni bërë me dije, përmes komunikimeve të detajuara nga Policia e Shtetit, strukturat policore reaguan në kohë. Autori u ndalua, ndërsa grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë nisën veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Brenda pak orësh u siguruan provat dhe u sqaruan motivet e këtij krimi. Jam e bindur se autori do të përballet me forcën e plotë të ligjit!
Ajo që dua të theksoj, është se ky akt nuk mundet të shërbejë për të përçuar pasiguri apo për të zhbërë besimin e njerëzve tek drejtësia dhe institucionet e sigurisë. Përkundrazi, kjo ngjarje duhet të na shtyjë të gjithëve ne, brenda e jashtë kësaj salle, të reflektojmë dhe të veprojmë më shpejt për të forcuar mbrojtjen e sistemit gjyqësor, në ato pika ku konstatohen dobësi. Së bashku me Ministrinë e Drejtësisë dhe në koordinim me institucionet e drejtesisë, do të rishikojmë masat e sigurisë në gjykata, e jo vetëm. Në përfundim, do të hartojmë një paketë të plotë duke përfshirë rishikimin e protokolleve të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe institucioneve të drejtësisë;
Forcimin e sigurisë fizike brenda dhe përreth ambienteve të gjykatave; si dhe një sistem të integruar monitorimi inteligjent për të parandaluar e neutralizuar çdo akt dhune.
Aktualisht, dua të sqaroj opinionin publik se në përputhje me detyrimet ligjore, Garda e Republikës ruan dhe mbron gjyqtarët e prokurorët e Gjykatave kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Gjithashtu, magjistratëve u sigurohet mbrojtje e veçantë personale, e familjes dhe e pasurisë, kur gjatë ushtrimit të funksionit ose për shkak të tij, u rrezikohet jeta, shëndeti, familja ose prona. Jemi absolutisht të angazhuar që të rishikojmë kornizën e mbrojtjes vetjake të ofruar deri tani për t’a fuqizuar edhe më tej paprekshmërinë dhe sigurinë në detyrë të magjistratëve. Në këtë rrugë, do të ecim përpara me të njëjtën vendosmëri dhe bindje të palëkundur që na ka shoqëruar edhe në rrugën e vështirë dhe të gjatë të bërjes realitet të reformës më të thellë dhe më transformuese në historinë e shtetit shqiptar.
Reforma në drejtësi është ajo reformë që i ka dhënë fund kohës së të paprekshmëve nga ligji. I ka dhënë fund dy standarteve në aksesin ndaj drejtësisë. Procesi i vetingut udhëhoqi transformimin historik të figurës së gjykatësit dhe prokurorit, që sot është një figurë e cliruar nga lidhjet politike, lidhjet korruptive apo ato kriminale.
Produktet më të qarta të punës sonë janë institucionet e reja, të cilat së bashku me Policinë e Shtetit, sipas të gjithë anketimeve të pavarura, janë ato që gëzojnë besimin më të madh mes qytetarëve. Në realizimin e reformës në drejtësi, kjo qeveri ka treguar një vullnet të hekurt dhe të panegociueshëm.
Do të tregojmë përsëri të njëjtin vullnet, për përsosjen e mëtejshme të sistemit dhe rritjen e standarteve të sigurisë. Ky është momenti jo për të treguar dobësi, as për të negociuar, por për të demonstruar të gjithë forcën dhe seriozitetin e shtetit shqiptar! E fundit, por e diktuar nga narrativa politike që fatkeqësisht ka shoqëruar këtë ngjarje nga kampi i opozitës, dua të distancohem plotësisht nga e gjithë tentativa e shëmtuar për të instrumentalizuar dhe politizuar vrasjen.
Jeta e çdo njeriu, aq më tepër e një shërbëtori të drejtësisë të rënë në krye të detyrës nuk mund të përdoret për kapital apo interesa të ngushta politike.
Sot nuk është koha për të drejtuar gishtin apo për të kërkuar fajtorë politikë. Është koha për bashkëpunim institucional mes të gjitha pushteteve dhe aktorëve përgjegjës, për të analizuar me përgjegjësi çdo hallkë të sistemit dhe për të ndërtuar masa konkrete që garantojnë sigurinë dhe integritetin e gjyqtarëve e prokurorëve në të gjithë vendin.
Faleminderit!”
Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka folur hapur për ndikimin e dëmshëm të teknologjisë në jetën familjare, duke paralaj...
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të presidentit Bajram Begaj mbi zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, P...
Kryetari i PD, Sali Berisha iu rikthye sërish të ashtuquajturës dosja “Aruba”. Në një prononcim për mediat...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një pronocim për mediat, ka deklaruar se pavarësisht vendimit të Gjykatës Kush...
Nënkryetari i Këshillit të Tiranës, Dorjan Teliti, thotë se kryeqytetit i nevojitet një kryebashkiak që ecën krah qyte...
Kryedemokrati Sali Berisha, në një pronocim për mediat pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që pezullon zgjedhjet për Bashk...
Rrjetet e krimit të organizuar po përdorin call center-at në Shqipëri për të mashtruar dhjetëra mijëra qytetarë n...
Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj për zgjedhjet e 9 Nëntorit në Bashkinë e Tiran&e...
Nga Besart Xhaferri Vrasës dhe trafikantë me nga 13 apartamente në pronësi dhe arsimtarë që jetojnë me qira, ja pse Rama r...
Pas debateve në Kuvend, Partia Demokratike ka përshëndetur rënien dakord nga Izraeli dhe Hamasi për zbatimin e fazës së...