
Gjatë seancës në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar dorëheqjen e ministrës së Brendshme, Albana Koçiu, dhe shpjegime nga kryeministri Edi Rama pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit.
Bardhi e cilësoi si "të paimagjinueshme" që një gjyqtar të vritet në sallën e gjyqit dhe e akuzoi qeverinë për neglizhencë në garantimin e sigurisë në institucionet e drejtësisë. Ai theksoi se kjo ngjarje nuk mund të kalojë si një "çështje e zakonshme" dhe kërkoi që ministrja Koçiu të japë dorëheqjen për përgjegjësitë e saj, ndërsa kryeministri të japë shpjegime për mungesën e masave të sigurisë në gjykatat e vendit.
"Seanca e sotme duhet të niste me dorëheqjen e ministres së Brendshme. Është e paimagjinueshme që një gjyqtar të vritet në sallën e gjyqit. E paimagjinueshme që ministrat të gënjejnë dhe të thonë se policia e shtetit nuk ka detyrime për të garantuar sigurinë në institucionet e drejtësisë", tha Bardhi.
Ai gjithashtu u shpreh se kjo është një ngjarje që është e pamundur të kalojë pa pasur një përgjigje serioze nga qeveria, duke kërkuar që Rama të shpjegojë pse për tre vite nuk është përgjigjur kërkesës së organeve të drejtësisë për të shtuar masat e sigurisë në gjykata.
"Kjo çështje nuk mund të kalojë si një çështje dite. Kurrë në histori nuk ka ndodhur që një gjyqtar të vritet në sallën e gjyqit. Ministrja e Brendshme duhet të japë dorëheqje dhe Rama duhet të vijë dhe të japë shpjegime se përse për tre vjet nuk ka ndërmarrë masa për të shtuar sigurinë me punonjës policie në gjykatat e vendit", përfundoi Bardhi.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
9 Tetor10:35
E harroi Asamblenë e PS-së?!/ Besfort Lamallari bëhet “trim”, i bërtet opozitës: Pushoni ju!
Pasi ka marrë detyrën si Ministër i Drejtësisë, duket se Besfort Lamallari është bërë “trim”.
Në...
POLITIKE
9 Tetor10:27
Shehu: Nuk mbështetët planin e Trump për Gazën, duhet të shkundë parlamentin
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka nisur fjalën e tij në Kuvend me akuza ndaj qeverisë për mungesën e mbështe...
POLITIKE
9 Tetor10:29
“Do biem në humnerë”, Topalli: As kartelet dhe as mafia italiane nuk ka vrarë gjyqtarë në zyrë
Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli deklaroi nga seanca plenare se Shqipëria është në një situatë shumë të rë...
POLITIKE
9 Tetor10:22
Berisha: Kush e pengoi kryetarin e parlamentit të hapë parlamentin me një përshëndetje për lirimin e pengjeve nga Hamasi
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar që Shqipëria të përshëndesë hapin e parë drejt marrë...
POLITIKE
9 Tetor10:25
Vlerësimi i figurës së Enver Hoxhës, shpjegohet Niko Peleshi
Kreu i Kuvendit Niko Peleshi foli nga seanca plenare në lidhje me vlerësimin e figurës së diktatorit Enver Hoxha.
Peleshi u shpreh se ata...
POLITIKE
9 Tetor10:11
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, nis me një minutë heshtje Parlamenti
Seanca plenare e kësaj të enjte ka nisur me një minutë heshtje, në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja.
Të gjithë deputet...
POLITIKE
9 Tetor09:46
“Shqipëria, nën shënjestër”, Rama: Po përballemi me sulm kibernetik çdo 3 ditë
Në Tiranë po mbahet Konferenca e 3-të e Mbrojtjes Kibernetike e NATO-s.
Duke folur nga kjo konferencë, kryeministri Edi Rama theksoi se S...
POLITIKE
9 Tetor09:32
I 'pashkollë', Rama pranon që nuk ka doktoraturë
Në përmbyllje të fjalës së tij në Konferencën e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, e cila po mbahet ak...
POLITIKE
9 Tetor09:35
“Ishte një histori ryshfetesh”, Rama e pranon dështimin me administratën: Kemi pasur 48 sulme kibernetike
Në Tiranë po mbahet Konferenca e 3-të e Mbrojtjes Kibernetike e NATO-s.
Duke folur nga kjo konferencë, kryeministri Edi Rama theksoi se S...
POLITIKE
9 Tetor09:01
Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Avokati: Faji i ligjbërësve, reforma në drejtësi është një dështim
Avokati Bledar Dervishaj i ftuar në studion e “Kafe Shqeto’ në Syri TV thotë se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja nxorri në pah...