VIDEO/ Rama flet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Klemend Ndoni i Këlcyrës tallet me banorët
Ndërsa kryeministri Rama flet për zhvillimin e vendit dhe arritjet e qeverisë situata në tregun e bashkisë Këlcyrë ësht&...
Ndërsa kryeministri Rama flet për zhvillimin e vendit dhe arritjet e qeverisë situata në tregun e bashkisë Këlcyrë ësht&...
Flamingot prej letre dhe flamujt shqiptarë mbushën Tiranën të shtunën, ndërsa dhjetëra mijëra shqiptarë të ard...
34 vjeçari nga Elbasani Elvis Koçi alias Elvis Çaushllari, i njohur si “Vis Korçari”, është ndaluar mbrëm...
Kur në vitin 2016, e gjithë vëmendja ishte në faktin që vendi u kthye në një pikë të nxehtë të kultivim...
Dashi E diela fillon pak e përgjumur, por më pas forca dhe energjia kthehen pasdite. Mbrëmja do të jetë shumë e vlefshme për...
Ditën e sotme vendi do të përfshihet nga një valë të nxehti, me temperatura që do të rriten ndjeshëm në shumic...
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Një zjarr ka përfshirë zonën e Karaburunit në Vlorë, duke rikthyer shqetësimet për nisjen e sezonit të zjarreve n...
Për të provuar që vila në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, S...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta ma...

Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, kritikon ashpër miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal, duke e cilësuar procesin si të nxituar dhe jo transparent.
Sipas saj, ligjet penalizojnë qytetarët e thjeshtë për shkelje administrative, ndërsa zyrtarët e korruptuar mbeten të paprekur.
Xhixho paralajmëron se këto ndryshime nuk afrojnë Shqipërinë me standardet europiane dhe rrezikojnë të legjitimojnë padrejtësinë dhe mbrojtjen e korrupsionit shtetëror.
Deklarata e Zv. Presidentes të Partisë së Lirisë, Znj. Erisa Xhixho.
Maxhoranca miratoi me nxitim të qëllimshëm, ndryshimet në Kodin Penal, duke refuzuar çdo propozim të opozitës dhe duke shpërfillur opinionet e ekspertëve të fushës.
Me justifikimin e rremë se po zbatohen udhëzimet e Bashkimit Europian dhe se po forcohet siguria publike, qeveria Rama e kaloi këtë paketë me forcën e kartonit, pa debat, pa transparencë dhe pa asnjë respekt për standardet demokratike. Ky nuk është integrim europian. Kjo është imponim autoritar dhe përdorim politik i ligjit penal.
Qeveria po përdor retorikën e integrimit dhe të sigurisë për të ashpërsuar dënimet për qytetarët, ndërkohë që vetë shteti mbron Zëvendëskryeministren nga masa e arrestit e kërkuar nga Prokuroria e Posaçme. Ky është standardi i dyfishtë i kësaj maxhorance: ashpërsi për qytetarët, imunitet për pushtetin.
Me Kodin e Ri Penal, Shqipëria bëhet i vetmi vend në Europë që parashikon dënim deri në 1 vit burg për parkim të dyfishtë. Një absurditet ligjor që nuk zgjidh asnjë problem real, por prodhon frikë dhe represion. Sot, parkimi është një makth i përditshëm për qytetarët: nuk ka parkime publike, nuk ka rrugë të reja, nuk ka asnjë politikë urbane për të zgjidhur këtë situatë, as në Tiranë dhe as në qytetet e tjera të vendit. Qeveria dështon të menaxhojë kaosin urban dhe më pas zgjedh ta kriminalizojë atë.
Qeveria flet për dekriminalizim të shpifjes, por ajo që miratoi nuk është dekriminalizim. Është një mashtrim i rrezikshëm. Përfitues, sipas projektligjit, do të jenë vetëm një pjesë e gazetarëve, ata që janë pjesë e një regjistri të diktuar nga qeveria Rama. Por gazetaria nuk është profesion i rregulluar me ligj dhe për rrjedhojë gazetarët nuk kanë as ku, as si të regjistrohen. Ky formulim krijon përjashtim arbitrar dhe presion të drejtpërdrejtë politik mbi median e lirë.
Jo rastësisht, Federata Evropiane e Gazetarëve ka deklaruar qartë se ky projektligj nuk përbën dekriminalizim real të shpifjes dhe bie ndesh me standardet e Bashkimit Europian, duke e cilësuar atë një manovër të qeverisë për të kontrolluar median dhe për të kufizuar lirinë e shprehjes.
Ndërkohë, Kodi Penal ashpërson ndëshkimet për ndërtimet pa leje, zënien e tokave dhe zjarrvënien, por nuk adreson përgjegjësinë institucionale dhe administrative që qëndron në rrënjë të këtyre fenomeneve. Kjo ndërhyrje rrezikon të jetë selektive dhe të godasë vetëm qytetarët, ndërsa zyrtarët që kanë shpërdoruar detyrën, që kanë lejuar, toleruar apo favorizuar paligjshmërinë, mbeten të paprekur.
Problemi kryesor i sigurisë publike në Shqipëri nuk është mungesa e normave penale, por moszbatimi selektiv i ligjit, kapja politike e institucioneve të drejtësisë dhe tolerimi sistematik i paligjshmërisë kur ajo lidhet me interesa klienteliste apo elektorale të mazhorancës.
Ndërsa qytetarët kërcënohen me burg për shkelje administrative, zyrtarët e korruptuar vazhdojnë të gëzojnë mbrojtje politike nga Kryeministri. Ministra dhe zyrtarë të lartë janë nën hetim, por ende në detyrë. Zëvendëskryeministrja është nën hetim penal dhe megjithatë vijon të ushtrojë funksionin publik, si të mos kishte ndodhur asgjë.
Abuzimet shumë milionëshe me tunelin e Llogarasë, aferat me grupin e AKSH-it, kolapsi i shërbimeve publike digjitale, mosfunksionimi i e-Albania-s dhe skandali i Durrana Tech Park janë prova se korrupsioni shtetëror është sistemik, i organizuar dhe i mbrojtur nga lart. Por asnjë prej këtyre aferave nuk pasqyrohet në ndryshimet e Kodit Penal.
Asnjë nen për ashpërsimin e dënimeve për zyrtarët që shpërdorojnë detyrën.
Asnjë masë për ata që vjedhin fondet publike dhe pasurohen me paratë e qytetarëve.
Asnjë përgjegjësi penale reale për ata që firmosin kontrata abuzive dhe i shkaktojnë dëm buxhetit të shtetit.
Nuk ka rend publik pa barazi para ligjit dhe nuk ka siguri reale pa një shtet të së drejtës funksional, që vepron pa ndërhyrje politike të mazhorancës.
Mesazhi është i qartë:
Qytetarët ndëshkohen. Shteti korruptiv mbrohet.
Këto ndryshime nuk e afrojnë Shqipërinë me Europën. Përkundrazi, e largojnë edhe më shumë nga parimet e drejtësisë, barazisë para ligjit dhe shtetit të së drejtës.
Në Konferencën e Kryetarëve, Nënkryetari njëkohësisht edhe deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, &eum...
Ish-deputeti socialist Petro Koçi, ka dalë kundër qëndrimit të Partisë Socialiste në rastin e Belinda Ballukut, ku Kuvend...
I ashpër ka qenë debati në konferencën e Kryetarëve mes sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Liris&...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka debatuar me Niko Peleshin në Konferencën e Kryetarëve. D...
Kreu i opozitës Sali Berisha u ndal sot tek vizita e tij në Strasburg ku tha se gjatë vizitës atje u denoncua Edi Rama si autor kryesor i ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Edi Rama po tërheq zvarrë Gjykatën Kushtetuese, ndaj ajo nuk po del me një...
Kreu i Grupit Parlamentar Demokrat, Gazment Bardhi, akuzoi Niko Peleshin, për shkelje flagrante të Rregullores së Kuvendit. Gjatë Konfere...
Kreu i PD Sali Berisha po mban ditën e sotme konferencën me gazetarët në sallën “Azem Hajdari” në selinë e PD-s...
Kreu i PD Sali Berisha, në një deklaratë në selinë blu ka dhënë detaje nga vizita në Strasburg. Kryedemokrati shprehe...
Kryeministri Rama duket se ka vendosur të zhbëjë parlamentarizmin, duke i marrë opozitës dhe pozicionet në komisione. Soc...