POLITIKE

Zëvendës presidenti i CDI: Shqipëria ka nevojë për reforma të mëtejshme për t'u integruar në BE

M.B. Përditësimi i fundit 10 Maj 2025, 20:40

Zëvendës presidenti i CDI: Shqipëria ka nevojë për

TIRANA- Zëvendës presidenti i CDI, Elmar Brok, ka folur për zhvillimet e fundit në Bashkimin Europian dhe sfidat me të cilat po përballet Unioni pas Luftës së Rusisë në Ukrainë. Në një intervistë të dhënë  në "Çim Peka Live", Brok theksoi se BE është bërë më i fortë dhe më i sigurt në përgjigje të kërcënimeve të jashtme, duke përfshirë veprimet e Rusisë. Ai shtoi gjithashtu se Bashkimi Europian duhet të forcojë politikën e jashtme dhe mbrojtjen, pasi këto janë thelbësore për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

Në lidhje me çështjen e zgjerimit të BE, ai tha se Shqipëria ka ende një rrugë të gjatë për të përmbushur kushtet e anëtarësimit. Ai e konsideron të domosdoshëm që procesi i reformave të vazhdojë me ritme të shpejta, duke u fokusuar në fushat kyçe që do ta bëjnë Shqipërinë dhe vendet e tjera aspirante të gatshme për anëtarësim.

Pjesë nga fjala e Elmar Brok:

Bashkimi Europian filloi me plan, saktësisht 70 vjet më parë më 9 maj, 1950. BE është i suksesshëm në terma ekonomikë sa i përket tregut dhe përqindjes së tij, sepse është më i zhvilluari në botë, sepse është grupi tregtar më i madh në botë dhe shumë i suksesshëm, por ne nuk jemi aq të mirë në sigurimin e politikës së jashtme dhe një prej arsyeve është se ne kemi çështje të parimeve të cilat nuk prekin vetëm fushën politike, sociale dhe ekonomike.

Pas luftës ruse në Ukrainë, kërcënimet prej Moskës dhe pas faktit se presidenti Trump nuk jep ndihmësin që do të ketë një mbrojtje të ngushtë apo marrëdhënie si në të kaluarën, BE tashmë ka nisur të forcojë politikën e jashtme dhe mbrojtjes. Kësisoj, BE u bë më i sigurt dhe filloi të angazhohej më tepër kur dolën në pah kërcënimet, dhe ndofta për shkak të këtyre kërcënimeve BE do të rritet më shpejt dhe do bëhet më i fortë se më parë e do na duhet një kërcënim i jashtëm që të bëhemi më të fortë nga brenda.

Unë nuk besoj se Turqia do arrijë të angazhohet në BE sepse Turqia nuk i plotëson kushtet dhe kur shohim qeverisjen nën presidentin Erdogan, nuk i plotëson këto kushte sa i përket sundimit të ligjit, demokracisë edhe elementeve të tjera si këto. Por unë besoj se Turqia është një vend me rëndësi, duhet të sigurohemi që ajo të ketë lidhje me BE dhe propozimi im është që të mos nisin negociata tani për Turqinë, por ne kemi një formë doganore me turqit që do monitorizohet dhe zhvillohet shpejt që të kemi ndërvarësi ndërmjet dy blloqeve, Turqisë dhe BE.

Nuk mund të them kurrë, mund të ketë zhvillime të shpejta, por në situatën aktuale kushtet nuk janë pjekur që ajo të jetë anëtare e BE dhe nuk e di nëse në Europë Turqia do pranojë të heqë dorë nga sovraniteti, sepse kur bëhesh pjesë e BE heq dorë nga sovraniteti, prandaj ngurroj të them se ajo do bëhet një ditë anëtare, por duhet të kemi marrëdhënie të aferta me Turqinë nga ana doganore. Më lejoni të shtoj dhe këtë, nuk do e krahasoja kurrë Shqipërinë me Turqinë sepse nuk ka lidhje me Perandorinë Osmane dhe nuk ka të bëjë me kushtet fetare, por me kushtet politike gati për antarësimin.

Shqipëria ende nuk është gati për BE, por disa kapituj janë hapur, nga 34 kapituj 5 janë hapur dhe të tjerët do hapen, njëri prej tyre është mbyllur dhe duhet të shohim ende pasi ka pozita të ndryshme sa i përket sundimit të ligjit, pikëpyetje të mëdha për ekonomi, prandaj mendoj se është e nevojshme të bëhet procesi i nevojshëm i reformave, deri në antarësim si në fushën ekonomike, politike apo sundimit të ligjit apo lirisë së medias, pra të lëshohet tërësisht fjala e lirë.

zëvendës presidenti i cdi elmar brok

elmar brok

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë