Protesta kombëtare për largimin e Ramës, mbërrijnë në Tiranë qindra makina me emigrantë nga diaspora
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Një zjarr ka përfshirë zonën e Karaburunit në Vlorë, duke rikthyer shqetësimet për nisjen e sezonit të zjarreve n...
Për të provuar që vila në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, S...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta ma...
Pas fjalimit të Edi Ramës para deputetëve të tij, ku sulmoi protestuesit duke i cilësuar ata algoritme dhe ka reaguar deputeti i Part...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu referua përsëri kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në një deklaratë të shkurt&e...
Edi Rama ka ‘thumbuar’ deputeten Marjana Koçeku (Neomalsorja) e cila u largua nga PS dhe do të qëndrojë në Kuvend si li...
Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje të gjithë zërave socialistë, mes tyre, ish-kryeparlamentarja, Elisa Spiropali, e cila n&...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish influenceret, duke thënë se ato shkojnë në protesta si trend për të reklamuar shal&...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj protestuesve që prej javësh janë mbledhur në Tiranë kundër qeverisë së tij...

Trishtim i madh ka përfshirë skenën muzikore botërore dhe fansat e grupit legjendar Scorpions, pas lajmit të ndarjes nga jeta të ish-basistit të tyre, Francis Buchholz, në moshën 71-vjeçare.
Muzikanti i njohur gjerman ndërroi jetë pas një beteje me kancerin, lajmi u bë publik të enjten përmes një postimi në rrjetet sociale nga bashkëshortja e tij, Hella. “Me trishtim të thellë dhe zemër të thyer njoftojmë se i dashuri ynë Francis ndërroi jetë dje pas një beteje personale me kancerin. Ai u largua nga kjo botë në paqe, i rrethuar nga dashuria”, shkruan familja.
“Gjatë gjithë kësaj beteje, ne i qëndruam pranë, duke u përballur me çdo sfidë si familje – ashtu siç na mësoi ai.”
Familjarët falënderuan gjithashtu fansat në mbarë botën për dashurinë dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Buchholz-it ndër vite.
“Edhe pse instrumentet me tela kanë heshtur, shpirti i tij jeton në çdo notë që luajti dhe në çdo jetë që preku”, thuhet më tej në mesazhin prekës.
Një karrierë e jashtëzakonshme muzikore
Francis Buchholz lindi më 19 shkurt 1954 në Hanover të Gjermanisë. Në fillim të viteve ’70 ishte pjesë e grupit Dawn Road, së bashku me Uli Jon Roth, Jürgen Rosenthal dhe Achim Kirschning. Më pas, të gjithë iu bashkuan Scorpions, bashkë me Klaus Meine dhe Rudolf Schenker, duke shënuar fillimin e një epoke të artë për grupin. Buchholz ishte një nga figurat kyçe të Scorpions gjatë periudhës së tyre më të suksesshme. Ai kontribuoi në çdo album të publikuar nga viti 1974 me “Fly to the Rainbow” deri në “Crazy World” në vitin 1990.
Linjat e tij karakteristike të basit janë pjesë e disa prej hiteve më të mëdha të historisë së rock-ut, si “Rock You Like a Hurricane”, “Still Loving You” dhe “Wind of Change”. Në vitin 2012, Buchholz u rikthye në skenë duke bërë turne me ish-kitaristin e Scorpions, Michael Schenker, në projektin Temple of Rock. Me ndarjen e tij nga jeta, muzika rock humbet një emër të madh, ndërsa trashëgimia artistike e Francis Buchholz do të mbetet e gjallë për breza të tërë fansash.
Lim Hoti është banori që iu bashkua shtëpisë së BBVK-së vetëm pak kohë më parë, duke sjellë menj&eum...
Një ftesë profesionale, në dukje rutinë, u shndërrua papritur në një përvojë të pazakontë reflektimi pe...
Në qoftë se kishit ende dyshime nëse gruaja e Mirit e kupton lojën e të shoqit brenda, pra, nëse e kupton qartësisht gjuh&eum...
Në Prime-in e kaluar të “Big Brother VIP”, banori Keijsi Hyseni i shpëtoi një nominimi të drejtpërdrejtë, n&eum...
Ylli botëror Paris Hilton ka folur me superlativa për dy këngëtaret me prejardhje shqiptare, Rita Ora dhe Bebe Rexha, në një int...
Brikena dhe Mateo kanë darkuar mbrëmë bashkë, duke qenë se të dy fituan sfidën e buxhetit gjatë Prime-t të së...
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP” , Erik Lloshi. Ai përfundoi rrugët...
Gazetari Elton Tozaj ka bërë një deklaratë të fortë dhe të papritur gjatë një interviste ku ka përmendur emr...
Krusita është banorja më e re që iu bashkua shtëpisë së “Big Brother Vip”, mbrëmjen e së martës....
Aktori Besart Kallaku ka publikuar këtë pasdite një foto në Instagram, ku ka treguar tatuazhin e ri që ka bërë. Por ky tatu...