
Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka ndezur debate për sjelljen e disa banoreve në oborrin e Big Brother VIP Kosova. Në pamje shihet një moment tejet i tensionuar mes Benitës, Albës dhe Elijonës, ku kjo e fundit përpiqet të mos bjerë pre e provokimeve.
Gjatë diskutimit, Alba dëgjohet duke i thënë Elijonës:
“Nuk duhet të kthesh përgjigje? Kështu do t’i zgjidhni gjërat, pa kthyer përgjigje?”
Por momenti që ka shkaktuar më shumë reagime vjen nga Benita, e cila, me një ton sfidues, i drejtohet Elijonës me fjalët:
“S’e ka mamin këtu, s’ka argumente.”
Një koment i rëndë që prek në mënyrë të drejtpërdrejtë tragjedinë që Elijona ka ndarë më herët publikisht: humbjen e nënës dhe motrës në një aksident. E habitur, Elijona reagoi shkurt:
“Qysh?”
Benita vijoi provokimin me fjalët:
“Veç unë të acaroj ty, oj çike.”
Ndërsa Elijona iu përgjigj:
“Je shumë dobët që i kapesh njeriut në nënë.”
Në pamjet pasuese, Benita mohon që ka përmendur nënën e Elijonës dhe e cilëson këtë të fundit si “viktimë”, duke e përshkallëzuar edhe më tej tensionin brenda shtëpisë.
Replikat e publikuara kanë sjellë reagime të ashpra nga ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët po diskutojnë gjerësisht mbi kufijtë etikë të lojës, provokimet dhe gjuhën e përdorur nga banorët.