SHOWBIZ

“Boshllëk që s’e mbush dot”, rrëfimi i rrallë i Ermonela Jahos për humbjen e prindërve

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Shtator 2025, 18:48

“Boshllëk që s’e mbush dot”, rrëfimi i

Gjithë bota e njeh emrin e saj, zërin, jehonën e suksesit, trofeve e titujve, por kur perdja mbyllet, për Ermonela Jahon dihet fare pak. Tek-tuk ajo zbulon ndonjë detaj nga jeta personale, por pjesën më të madhe ka zgjedhur ta ruajë hermetike, të shenjtë. Por si asnjëherë më parë, në programin “Rudina” në Tv Klan, ajo ka dhënë një rrëfim të rrallë për familjen, dashurinë, brengat, dhimbjen. Si dhimbja e humbjes së prindërve që sot ende i rëndon trishtimi se nuk u gjend dot pranë tyre. Një boshllëk që nuk mbushet dot e megjithatë, ajo i ndien gjithnjë pranë.

Madje beson se babai i saj, i cili ishte i vetmi që arriti ta shihte në skenë, i ka dërguar një copëz nga ai moment nënës së saj.

Ermonela Jaho: Kanë ikur kur kam lënë Shqipërinë dhe ia kisha frikën gjithmonë. Kur lashë Shqipërinë atë thoja, uroj të mos ndodhë diçka e keqe që të mos u jem pranë prindërve dhe ua kisha frikën dhe ndonjëherë qaja vetëm duke menduar në qoftë se ndodh diçka dhe unë nuk jam aty? Fatkeqësisht, ndodhi për të dy prindërit dhe kur ikin prindërit mblidhesh vëlla, motër, familja lidhet më shumë.

Rudina Magjistari: Me shumë distancë nga njëri-tjetri në kohë?

Ermonela Jaho: Jo shumë distancë, mami përpara, babi nja dy vjet më mbrapa. Më lanë një boshllëk shumë të madh, siç lënë prindërit. Ikja e prindërve është diçka… janë dy kolona kaq të forta familja që nuk ta mbush më asgjë tjetër dhe sado rritemi etj, në fund mbetemi fëmijë të dikujt dhe ai boshllëku është një boshllëk që s’e mbush dot. Me kalimin e kohës kupton më tepër sakrificat që kanë bërë këta prindër për neve, ndoshta është klishe por prindërit shqiptarë janë shumë të sakrificuar dhe ai boshllëku e ndien gjithmonë e më tepër. Sa herë jam në skenë, është sikur i kam sytë e tyre mbi veten time.

Rudina Magjistari: Engjëjt e tu mbrojtës. A patën ata mundësi të shijonin suksesin tënd, ta mësonin suksesin tënd?

Ermonela Jaho: Babi po. Mami nuk arriti dot, mami iku përpara dhe s’më ka parë asnjëherë në skenë fatkeqësisht,e dhe kur kam qenë në Pallatin e Pionerëve nuk ka qenë e mundur, kështu që më ka ngelur pak, por i kam marrë shumë mamit atë karakterin e fortë dhe të brishtë në të njëjtën kohë, luftarake. Babi po, më ka parë me Madame Butterfly që ishte ëndrra e nënës sime sepse brezi i nënës sime, jepej filmi njëherë e një kohë, bardhë e zi i Madame Butterfly dhe më thoshte “unë do të vij të të shikoj kur të këndosh Madame Butterfly”.

Fatkeqësisht, edhe për të kënduar Madame Butterfly, është një opera kaq e vështirë që të merr kohë, ti s’mund ta këndosh 20, 23 vjeç, kështu që unë arrita dhe ka qenë opera e fundit që babai ka aprë, Butterfly im i parë. Edhe në qoftë se ne besojmë në një dimension tjetër, ndoshta ka parë atë Butterfly, e ka marrë me vete për t’ia treguar nënës sime, ndoshta unë ngushëlloj veten.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë