Parlamenti i Kosovës zgjedh presidenten e re të vendit. Kush është Justina Shiroka Pula
Trembëdhjetë minuta pas mesnatës, Kuvendi i Kosovës votoi Justina Shiroka Pulën presidente. Kandidatja e propozuar nga Albin Kurti k...
Trembëdhjetë minuta pas mesnatës, Kuvendi i Kosovës votoi Justina Shiroka Pulën presidente. Kandidatja e propozuar nga Albin Kurti k...
Aktorja Monika Lubonja ka reaguar për herë të pas publikimit të videove intime me kompozitorin Adi Hila. Nëpërmjet një rea...
Guardia di Finanza ka përfunduar, në det të hapur pranë brigjeve të Brindisit, një tjetër operacion të rëndësi...
Administratori i eco-elb SHA, Leli Kaja u vu në pranga pasi mori një zarf me para. 4 mln leke të vjetra, seritë e të cilave ishin regi...
Qyteti Viareggio është i tronditur pas ndarjes nga jeta, në moshën vetëm 24-vjeçare, të Giulia Stefës. Katër vite...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shkaktuar trazira me një video-premtim për dreka falas në shkollë për t...
Sot shënon një vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, një ngjarje që tronditi sistemin e drejtësisë dhe opinionin publik në...
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i ka bërë thirrje publike Rusisë të martën që të sigurojë transparenc&e...
Një vepër arti me vlerë disa milionë euro, me një kopertinë masive prej bronzi të projektuar nga Salvador Dali, ësht&eum...
Vdekja e një gruaje 28-vjeçare që punonte në një laborator kundër murtajës në Rusi po ngre shqetësime rreth asaj ...
Fituesi i dy çmimeve Oscar, Michael Douglas, rrëfen për PEOPLE historitë personale të përfshira në autobiografinë e tij të re, One Helluva Ride.
Douglas dikur kishte ëndërr të bëhej pilot garash, pasi në fund të viteve ’50 ose ’60 kishte përjetuar shpejtësi prej 150 miljesh në orë me Steve McQueen, në Porsche 908 të aktorit të ndjerë.
Për setin fotografik të kopertinës së revistës PEOPLE, më shumë se 50 vjet më vonë, ai po lëviz nëpër rrugët e qytetit të Nju-Jorkut me një Aston Martin të vitit 1962, një makinë sportive e rrallë dhe e vjetër që do t’i kthente kokën edhe Gordon Gekko-s së Wall Street-it.
Duke buzëqeshur, Douglas, këtë herë duke vozitur shumë më ngadalë se 150 milje në orë, kalon nëpër zonën East 90s dhe kthehet në Fifth Avenue, rrugën e famshme të Mollës së Madhe. Por buzëqeshja e tij fsheh pak ankth, i shqetësuar se dikush mund ta godiste ose gërvishtte makinën, e cila vlen rreth një milion dollarë.
Douglas më vonë thotë se kjo shëtitje e pasdites ishte “emocionuese dhe njëkohësisht e frikshme” dhe se i solli ndër mend të ndjerin McQueen: “Janë kujtime të mrekullueshme.”
Fituesi i dy çmimeve Oscar ka kaluar shumë kohë duke parë pas në jetën e tij kohët e fundit. Për dy vitet e fundit, ylli i filmave Fatal Attraction dhe Basic Instinct, tashmë 82 vjeç, ka punuar me bashkautorët Shane Salerno dhe Michael Fleming Jr. për një autobiografi të gjerë mbi jetën e tij në kinematografi, aventurat e tij dhe mënyrën se si arriti të krijonte identitetin e vet në Hollywood, nën hijen e babait të tij të famshëm, Kirk Douglas.
“E quajta librin One Helluva Ride,” thotë ai, “sepse ishte një slitë emocionale që nga fëmijëria.”
Douglas u rrit duke udhëtuar vazhdimisht mes Hollywood-it dhe Bregut Lindor, pasi prindërit e tij, aktori Kirk Douglas, tre herë i nominuar për Oscar dhe ikona e filmit Spartacus, dhe aktorja Diana Dill, u ndanë kur ai ishte i vogël.
Në Los Anxhelos, me babanë e tij me personalitet të jashtëzakonshëm, i cili kishte një temperament shpërthyes dhe shpesh ishte i zhytur në karrierën e tij, Douglas vizitonte sheshet e xhirimeve dhe merrte pjesë në festat që i ati organizonte me miq si Frank Sinatra, Burt Lancaster dhe Gregory Peck.
Në Nju-Jork, ai një herë pothuajse u rrëmbye, me shumë gjasë sepse ishte objektiv për shkak të prindërve të tij të famshëm. Ai ishte betuar se nuk do të bëhej kurrë aktor, pasi kishte parë se sa shumë kohë babai i tij mungonte. “Kisha inat për këtë,” thotë ai.
Por përfundimisht ai ndoqi rrugën e prindërve në industrinë e argëtimit. Në fund të të 20-ave, mori një mundësi të madhe me rolin kryesor në serialin dramatik të ABC-së The Streets of San Francisco, dhe më pas u bë producent i filmit të vlerësuar One Flew Over the Cuckoo’s Nest.
Libri përfshin këto suksese dhe shumë të tjera: fitimin e Oscar-it në moshën 31-vjeçare për One Flew Over the Cuckoo’s Nest, shndërrimin në një producent të rëndësishëm dhe në një aktor kryesor në filma si Romancing the Stone, si dhe fitimin e Oscar-it për aktorin më të mirë për interpretimin e tij si financieri i dyshimtë Gordon Gekko.
Por Douglas, i cili ka djalin Cameron, 47 vjeç, nga ish-bashkëshortja Diandra Douglas, dhe fëmijët Dylan, 26 vjeç, dhe Carys, 23 vjeç, me Catherine Zeta-Jones, bashkëshorten e tij prej gati 26 vitesh, është po aq i hapur edhe për momentet më pak të bukura të jetës.
“Jeta është e rrëmujshme dhe, për rrjedhojë, edhe disa pjesë të këtij libri janë të tilla,” pranon ai që në fillim.
Ai flet hapur për përdorimin e drogës, duke kujtuar se një herë kishte fjetur me një pipëz ende në hundë, pas një nate kur kishte konsumuar kokainë, shumë vite më parë.
“Kultura e drogës, marihuana dhe gjithçka tjetër, ishte thjesht pjesë e kulturës. Por më pas gjërat u bënë më të errëta,” thotë Douglas.
“Dhe pastaj, ki kujdes çfarë dëshiron, sepse kur karriera ime u bë vërtet shumë e ngarkuar, si aktor, por edhe për shkak të kompanisë sime të produksionit, mes kësaj dhe martesës sime të parë me Diandrën, e cila kishte probleme, dhe djalit tim Cameron, i cili vetë po përballej me probleme me drogën, u ndjeva i mbingarkuar, nën shumë presion dhe fillova të përfshihesha gjithnjë e më shumë me kokainën. Besoj se kjo ishte një pjesë e madhe e dështimit të martesës sime të parë dhe e faktit që përfundova në rehabilitim. Por më pas mendova se ishte e rëndësishme të flisja për të”, rrëfehet ai.
Në lidhje me këtë, ai hapet edhe për problemet e djalit të tij Cameron dhe shtatë vitet që ai kaloi në burg për akuza të lidhura me drogën.
“Patjetër që ka një ndjenjë faji,” pranon Douglas, “qoftë për përdorimin tim të drogës, qoftë për faktin se ai mund të më ketë parë duke e bërë këtë kur ishte i vogël, ose jo.”
Për herë të parë, ai zbulon gjithashtu marrëdhënie romantike që kishte me Kathleen Turner gjatë xhirimeve të filmit hit të vitit 1984 Romancing the Stone dhe me Jeanne Tripplehorn, bashkë-yllin e tij në thrillerin Basic Instinct të vitit 1992, gjatë martesës së tij të trazuar me Diandrën, nga e cila u nda në vitin 1995. Por ai hezitoi të fliste për këto histori.
“Ai ishte jashtëzakonisht mbrojtës,” tregon Salerno, i cili thotë se Douglas i telefonoi grave për t’u kërkuar leje përpara se të tregonte historitë e tyre.
“Nuk përmenda askënd thjesht për të bërë një listë ‘trofesh’ apo diçka të tillë,” shpjegon Douglas.
“Këto janë njerëz me të cilët kam pasur marrëdhënie gjatë jetës sime”, tha ai.
Douglas nuk kishte ndërmend të tregonte gjithçka që në fillim. Salerno, autor dhe skenarist që e njeh aktorin prej dekadash, e kishte nxitur Douglas-in prej vitesh të shkruante një autobiografi.
Përgjigjja që merrte gjithmonë ishte “jo”, derisa një ditë nuk ishte më “jo”.
“Besoj se kjo vjen kur mbush të 80-at dhe fillon të mendosh për trashëgiminë që unë dhe babai im kemi lënë si dy breza, dhe për rreth 160 ose 170 filma gjatë më shumë se 80 vitesh. Kjo ishte një pjesë e rëndësishme,” thotë Douglas.
“Tani kam edhe nipër e mbesa, 8 dhe 5 vjeç, fëmijët e Cameronit, Lua dhe Ryder. Ata kanë një histori të vogël për gjyshin e tyre. Dhe kuptova se ishte shumë e dobishme edhe për mua, sepse më ndihmoi të kujtoja shumë gjëra që i kisha harruar.”
Një nga temat që përsëritet gjatë gjithë librit është marrëdhënia e Douglas-it me babanë e tij Kirk dhe “pesha e trashëgimisë së tij”, siç e quan Douglas.
“Ai ishte një Superman, dhe për çdo fëmijë, ti thjesht shikon babanë tënd dhe thua: ‘Si mund të bëhem ndonjëherë një burrë si ai?’ Unë e përballova këtë, praninë e tij dërrmuese dhe presionin që vinte prej tij, duke u mbyllur në vetvete”, tha ai.
Ata u afruan më shumë më vonë në jetë, pasi Kirk i mbijetoi një përplasjeje me helikopter në vitin 1991 dhe pësoi një goditje në tru pak kohë më pas.
“Ai ndryshoi plotësisht,” thotë Douglas. “Fatkeqësisht, aktorët njihen si njerëz që janë mjaft të përqendruar te vetja. Por dhembshuria e babait tim për familjen e tij dhe për botën mori një tjetër dimension dhe u shfaq një njeri i ri, bashkë me një cenueshmëri të re. E shijuam dhe e përjetuam me shumë kënaqësi aktin e tretë të jetës së babait. Kjo na afroi shumë”, tregon ai.
Douglas sheh paralele mes ndryshimit që pësoi Kirk dhe ndryshimit që pësoi edhe ai vetë pasi u diagnostikua me kancer të gjuhës në fazën IV në vitin 2010.
“Gjatë trajtimit tim me kimioterapi dhe rrezatim, kur isha i rraskapitur dhe pashë mbështetjen që mora nga fëmijët e mi, të cilët nuk e kuptonin plotësisht gjithçka, por mjaftueshëm për të ditur se babi ishte sëmurë, kjo më kujtoi vërtet se sa e afërt është familja dhe sa mbështetëse dhe e mrekullueshme ishte Catherine,” thotë ai.
“Kjo luajti një rol të rëndësishëm në faktin që fillova të ngadalësoja pak ritmin dhe të çmoja më shumë njerëzit që janë më të afërt me mua. Pas kësaj, prioritetet e mia ndryshuan,” shton ai.
Jeta e Douglas-it këto ditë është më e ngadaltë dhe më e qetë. Douglas nuk ka pasur një film apo projekt madhor që nga viti 2024, kur luajti Benjamin Franklin në serialin e Apple TV+ Franklin, dhe kjo i përshtatet shumë mirë.
Ai është i kënaqur të shohë Zeta-Jones dhe fëmijët e tij, të cilët të gjithë janë gjithashtu pjesë e industrisë së filmit, të shkëlqejnë në projektet e tyre.
Sa i përket rolit të fundit të Douglas-it? Tani ai është “agjent udhëtimesh”:
“Unë jam përgjegjësi i familjes për planifikimin e pushimeve”, th ai.
Brikena Selmani duket se po e shijon një tjetër fazë të lidhjes me Mateo Borrit, teksa afrimi mes tyre tashmë duket se ka kaluar edhe n...
Moderatorja Inida Gjata, e njohur për publikun si Zhaku, ka zbuluar se martesa e saj po shkon drejt fundit. E ftuar këtë të martë n&eu...
Gazetari Bledi Mane u rrethua dhe u sulmua me vezë një ditë më parë nga një grup protestuesish gjatë protestës së &...
Këngëtarja Fatmira Breçani ka treguar se si disa prej momenteve të saj në dasma, që fillimisht i kishte parë thjesht si pje...
Kasaforta e sekuestruar nga autoritetet në shtëpinë e këngëtarit Giorgos Mazonakis në Voula rezultoi përfundimisht bosh. Kasa...
Diskutimi për videot intime ku është përmendur kompozitori Adrian Hila ka vijuar edhe në rrjetet sociale, pas deklaratave të b&eum...
Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me rastin e bujshëm të rrjedhjes së videove intime në internet që p&...
Një lajm që tronditi studion e “Për’puthen” në nisje të puntatës ishte aksidenti i ndodhur më 25 shtator, k...
Mbrëmja e djeshme ka qenë e mbushur me gëzim dhe festë për çiftin e dashur për publikun, Aurorën dhe Kushtrimin, t&e...
Elon Musk dhe Shivon Zilis i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, ndërsa deklaratat e menaxheres së Neuralink kanë...