
Cristiano Ronaldo dhe e fejuara e tij, Georgina Rodríguez, kanë marrë më në fund vendimin që fansat e tyre e prisnin prej vitesh: çifti do të martohet verën e ardhshme në Madeira, vendlindjen e yllit portugez.
Sipas Jornal da Madeira, ceremonia do të mbahet në Katedralen madhështore të Funchal, ndërsa festa e madhe do të zhvillohet në një hotel superluksoz të ishullit. Vendndodhja ka një simbolikë të veçantë ndodhet vetëm 2.4 km larg spitalit ku Ronaldo erdhi në jetë dhe rreth 5 km nga klubi Nacional da Madeira, ku ai nisi hapat e parë në futboll.
Ronaldo dhe Georgina u fejuan këtë vit në gusht, pas më shumë se nëntë vitesh lidhje. Futbollisti e surprizoi partneren me një unazë plot shkëlqim me vlerë 1.5 milion paund dhe së fundmi ka rrëfyer për momentin emocional të propozimit.
“Ishte ora 1 e natës… vajzat po flinin. Një shoqe jonë më dha unazën dhe sapo po ia jepja Gios, dy fëmijët e mi hynë brenda dhe më thanë: ‘Babi, do t’i propozosh mamit?’ Atëherë e kuptova se ishte momenti i duhur,” ka treguar Ronaldo gjatë intervistës me Piers Morgan.
Ai pranoi se gjithçka ndodhi pa plan, por ishte totalisht nga zemra:
“Nuk u gjunjëzova sepse nuk isha përgatitur, por bëra një fjalim. Nuk jam tipi super romantik, por në mënyrën time jam. E dija që ajo është gruaja e jetës sime.”
Sipas Ronaldos, dasma do të zhvillohet pas Kupës së Botës, duke respektuar dëshirën e Georginës që nuk preferon evente të mëdha, por festa intime mes njerëzve të zemrës.
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
26 Nëntor13:19
Menaxheri i Shpat Kasapit i shokuar: S’kishte asnjë problem shëndetësor, biseda jonë e fundit ishte...
Anton Prendi, menaxheri dhe një nga njerëzit më të afërt të Shpat Kasapit, ka rrëfyer me lot në sy në “Shqi...
SHOWBIZ
26 Nëntor13:15
“Eskortizmi është industri më vete!”/ Bledi Mane shpërthen në studio: Fama mban ekonominë gjallë
I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, gazetari Bledi Mane ka bërë një deklaratë të fortë q&eum...
SHOWBIZ
26 Nëntor13:03
“Sot do të ishim në studio…”/ Erik Lloshi shpërthen në lot për Shpat Kasapin: Miqësi 22-vjeçare e ndërprerë tragjikisht
Dhimbja për ndarjen e papritur nga jeta të Shpat Kasapit ka prekur sot edhe një nga miqtë e tij më të afërt, këngë...
SHOWBIZ
26 Nëntor13:00
Zbardhen detajet të reja rreth vdekjes të këngëtarit Shpat Kasapi
Zbardhen detajet e para rreth vdekjes së papritur të këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapi, i cili humbi jetën mbrëmj...
SHOWBIZ
26 Nëntor12:03
Vdekja e papritur e Shpat Kasapit, reagon Selvije Jao: E le Roelin jetim, nuk prite ta dëgjoje duke të thirrur babi
Ish-bashkëshortja e Shpat Kasapit, Selvije Jao, ka reaguar në rrjetin e saj social Instagram, për vdekjen para kohe të ish-partnerit t&eum...
SHOWBIZ
26 Nëntor11:02
Blero për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit: Më theve zemrën si kurrë më parë
Këngëtari Blero Muharremi ka shpërndarë një mesazh të ndjerë për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit. Në nj&eu...
SHOWBIZ
26 Nëntor10:24
Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, reagon Vesa Luma: Na trishtove shumë!
Këngëtarja Vesa Luma ka reaguar për ndarjen papritur nga jeta të artistit të famshëm, Shpat Kasapi.
Artistja shprehet se lajmi ...
SHOWBIZ
26 Nëntor10:10
Shpat Kasapi ndërroi jetë papritur në moshën 40-vjeçare, Arbana Osmani: Shumë i dhimbshëm lajmi!
Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka reaguar pas lajmit të hidhur për vdekjen e papritur të këngëtarit shqiptar Shpat Kasapi, i ci...
SHOWBIZ
26 Nëntor09:57
Shpat Kasapi ndërroi jetë, çfarë thoshte Selvije Jao për divorcin me këngëtarin
Bota e muzikës është tronditur sot nga lajmi i hidhur për vdekjen e papritur të këngëtarit shqiptar, Shpat Kasapi.
Mediat ...