Mediat holandeze: Kapet ‘mbreti shqiptar i kokainës’, solli 7.5 ton kokainë në Roterdam, iu sekuestruan 232 pasuri
Një hetim ndërkombëtar për trafikim në shkallë të gjerë të kokainës ka çuar në arrestimin e bosit ...
Një hetim ndërkombëtar për trafikim në shkallë të gjerë të kokainës ka çuar në arrestimin e bosit ...
Nga "Washington Post"/ Kryeministri socialist i Shqipërisë, Edi Rama – i cili po përballet me një lëvizje proteste kundër s...
Zyra e antiterrorit pranë Policisë së Shtetit ka vendosur të bëjë një lëvizje surprizë ndaj Dritan Goxhajt, i cili ...
Pavarësisht reshjeve të shiut, protestuesit vijuan revoltën e tyre përpara Kryeministrisë. Me çadra, në rrebeshet e shiut,...
Një qytetar nga Saranda denoncon në redaksinë e “PiranjaveNews”, rrezikut me të cilin përballet çdo ditë në...
Presidenti Bajram Begaj ka thyer heshtjen dhe ka reaguar për herë të parë për protestat qytetare të cilat janë sot në di...
Pas nisjes së protestave masive në Tiranë dhe në diasporë për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, e...
Një grua në Britani, e cila paraqitej si punonjëse seksi, u jepte fshehurazi burrave doza vdekjeprurëse qetësuesish, në mënyr...
Ndërsa “Les Bleus” janë në mes të Kupës së Botës, Zinédine Zidane, trajneri i mundshëm i ardhsh&eum...
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fier–Seman , në afërsi të vendit té quajt...

Në mes të tensioneve të ditëve të fundit, ku protesta, diaspora dhe reagimet publike janë kthyer në temën më të nxehtë të debatit, Einxhel Shkira ka reaguar ashpër pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut që janë bërë pjesë e zhvillimeve në Tiranë.
Përplasja nisi pas një postimi të Ramës, ku ai shkruante se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës nuk mund të quhen “diasporë” e Shqipërisë, duke theksuar se ata kanë shtetet e tyre dhe nuk janë mërgimtarë në vende të huaja. Sipas tij, kur shqiptarë nga Prishtina e Tetova paraqiten në Tiranë si “diasporë”, ata bëhen pjesë e një loje politike që nxit përçarje.
Ky qëndrim ka sjellë reagimin e Einxhel Shkirës, e cila e ka cilësuar hipokrizi ndarjen e shqiptarëve në këtë mënyrë, sidomos kur sipas saj, suksesi i tyre përtej kufijve është përdorur shpesh për krenari kombëtare.
“Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri, sepse ky shtet na qenka i joti dhe ata përkasin diku tjetër”, shkruan Einxhel në reagimin e saj.
Ajo vijon më tej duke kujtuar se shqiptarët kudo ku janë, në Kosovë, Maqedoni të Veriut apo Mal të Zi, janë pjesë e së njëjtës histori dhe identiteti kombëtar.
“Kur dikush prej tyre ka arritje ndërkombëtare, vrapon i pari t’i marrësh një copëz nga suksesi, duke u krenuar me shqiptarët e tu. Ndërsa sot, që kanë ardhur në një tokë që i takon sa ty dhe atyre, na qenkan të Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi”, shkruan ajo.
Reagimi i saj u ashpërsua edhe më shumë në një tjetër story, ku Einxhel e akuzoi Ramën se po përdor bullizimin dhe intimidimin ndaj figurave publike si mënyrë për të zbehur zërat kritikë.
“Gjithçka po bën s’të ka hije, si burrë shteti që ke marrë 800 mijë vota, po përpëlitesh aq rëndë sa edhe pak mbase do i dhimbesh njerëzve”, shkruan ajo.
Më tej, Einxhel shton se kjo strategji nuk do të funksionojë, pasi sipas saj, njerëzit publikë janë mësuar tashmë me sulme, etiketime dhe ofendime.
“Strategjia e intimidimit nëpërmjet bullizimit e ofendimit të influencers nuk do të funksionojë”, shkruan ajo, duke shtuar se “jemi totalisht imun ndaj çdo lloj forme bullizimi”.
Reagimi i Einxhel vjen në një moment kur protesta ka marrë një dimension më të gjerë publik, jo vetëm për shkak të qytetarëve në shesh, por edhe për shkak të përfshirjes së diasporës, shqiptarëve nga trojet dhe figurave të njohura që po marrin qëndrim hapur.
Në thelb, përplasja nuk është më vetëm politike. Është kthyer në një debat për identitetin, për të drejtën e shqiptarëve për të reaguar ndaj asaj që ndodh në Shqipëri dhe për mënyrën se si pushteti i trajton zërat që nuk i kontrollon dot.
Dhe Einxhel e mbyll reagimin me një mesazh të qartë ndaj kryeministrit: nëse intimidimi ishte karta e fundit, ajo sipas saj nuk funksionon më.

Sipas disa raportimeve të fundit në media ndërkombëtare, Dua Lipa dhe Callum Turner mund të jenë duke planifikuar një ceremon...
Besa Tafari, këngëtare dhe motra e Dafina Zeqirit, i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni të organizuar larg vëme...
Këngëtari i njohur Luiz Ejlli po shijon disa ditë pushimi në Turqi, nga ku ka ndarë me ndjekësit momente të veçanta ...
Moderatorja Fjoralba Ponari, e cila është tejet aktive në organizimin e “Revolucionit Flamingo”, ka ironizuar keq Edi Ramën cu...
Brooklyn Beckham thuhet se u tërbua pasi David dhe Victoria Beckham e përfshinë atë në postimet në Instagram për Ditën...
Kënga më e re “Buza”, një bashkëpunim mes Dafina Zeqiri dhe Cllevio, po rezulton një nga projektet më të suksessh...
Gazetarja dhe moderatorja shqiptare Eva Murati ka ndarë me ndjekësit e saj momente nga pushimet në Zadar të Kroacisë, ku ka hapur edh...
Këngëtari i mirënjohur shqiptar dhe fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut gja...
Dokumentet e reja të trashëgimisë kanë konfirmuar se pasuria e këngëtarit të ndjerë Liam Payne do t’i kalojë ...
Një kthesë e papritur është shënuar në raportin mes DJ Bujakës dhe poetes Mimoza Ahmeti, pas tensioneve që patën ...