Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...

Festivali i Filmit në Kanë ka hapur siparin në rivierën franceze, duke e kthyer sërish Kanën në qendrën botërore të kinemasë, modës dhe industrisë së argëtimit, sipas “Observer”.
Edicioni i 79-të i festivalit nisi zyrtarisht më 12 maj dhe do të zgjasë deri më 23 maj, me premierat më të mëdha ndërkombëtare, tapetin e kuq dhe garën për çmimin prestigjioz “Palma e Artë”.
Ceremonia e hapjes u zhvillua në një atmosferë më të qetë se vitet e kaluara, me më pak yje të mëdhenj të Hollivudit në tapetin e kuq dhe me më pak tone politike gjatë mbrëmjes.
Festivali u hap me premierën botërore të filmit “The Electric Kiss” të regjisorit Pierre Salvadori, një dramë e vendosur në Parisin e vitit 1928, që ndjek historinë e një piktori të zhytur në dhimbje pas humbjes së bashkëshortes.
Një nga momentet më të forta të natës ishte nderimi i regjisorit Peter Jackson me çmimin Palma e Artë e Nderit, për kontributin e tij në kinemanë botërore.
Regjisori 64-vjeçar i trilogjisë “The Lord of the Rings” kujtoi se 25 vite më parë prezantoi në Cannes pamjet e para të filmit të tij, në një kohë kur projekti konsiderohej një rrezik i madh.
Më pas trilogjia u kthye në sukses monumental, duke fituar 17 çmime “Academy Awards” dhe duke gjeneruar afro 3 miliardë dollarë në arkëtime globale.
Çmimi u dorëzua nga aktori Elijah Wood, i cili tha se jeta e tij ndryshoi përgjithmonë pasi mori rolin e Frodos.
Juria ndërkombëtare, këtë vit drejtohet nga regjisori koreano-jugor Park Chan-wook, ndërsa pjesë e saj janë edhe emra të njohur si, Demi Moore, Chloé Zhao, Ruth Negga dhe Stellan Skarsgard.
Ata do të vlerësojnë 22 filmat konkurrues për çmimin kryesor.
Mes filmave më të shumëpritur në garë janë “Fatherland” me Sandra Hüller, “Paper Tiger” me Adam Driver dhe Scarlett Johansson, si dhe filmi i ri i Pedro Almodóvar, “Amarga Navidad”.
Në aspektin politik, ceremonia ishte më e rezervuar krahasuar me vitin e kaluar.
Momenti më simbolik erdhi kur Jane Fonda doli në skenë përkrah aktores kineze, Gong Li për të shpallur hapjen e festivalit.
Fonda theksoi fuqinë e kinemasë si formë e rezistencës dhe lirisë krijuese, duke deklaruar se “zërat në ekran, jashtë ekranit dhe në rrugë janë më të rëndësishëm se çdo gjë”.
Përtej shkëlqimit dhe tapetit të kuq, Festivali i Filmit në Kanë mbetet një nga platformat më të rëndësishme globale për industrinë e filmit, ku lindin bashkëpunime të reja dhe nisin marrëveshje të mëdha ndërkombëtare.
Pyetja që tashmë dominon festivalin është: cili nga 22 filmat do të fitojë këtë vit “Palmën e Artë”?
Gigi Hadid aludoi në mënyrë delikate për statusin e marrëdhënies së saj me Bradley Cooper në lëvizjen e saj t&eum...
Arena Wiener Stadthalle në Vjenë është mbushur me ngjyra dhe emocione për hapjen e edicionit të 70-të të Eurovision So...
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është takuar me Mbretin Charles në një mbrëmje të veça...
Teksa së fundi është shfaqur në kinematë e gjithë globit, filmi biografi për Michael Jackson, akuza të reja tronditë...
Macaulay Culkin ka folur hapur për pikëllimin që ende po e mbart pas vdekjes së Catherine O’Hara në fillim të këtij v...
Një video humoristike ku ajo dhe bashkëshorti i saj janë "protagonistë" u postua në rrjetet sociale nga përfaqësuesja e Gje...
Këngëtarja Soni Malaj ka folur për herë të parë në Ferma VIP për lidhjen e saj të dikurshme me këngëtarin...
Sharon Stone po përjeton një tjetër humbje të rëndë familjare. Aktorja e njohur njoftoi se vëllai i saj më i madh, Mik...
Selin Bollati dhe DJ Gimbo vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe rrjeteve sociale edhe pas p...
Në botë, ka marrëdhënie të ndryshme. Në shoqërinë e sotme duket se po bëhet e zakonshme raporti me diferenca të...