Shqipëria, një “fshat i madh”, vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”
Kamza është bashkia më e urbanizuar në Shqipëri, me 99% të popullsisë që jeton në vendbanime të klasifikuara...
Kamza është bashkia më e urbanizuar në Shqipëri, me 99% të popullsisë që jeton në vendbanime të klasifikuara...
Qytetarët do të zhvillojnë sot protestën e 94-të kundër qeverisë, duke vijuar një aksion proteste që tashmë ...
Operatorët e transportit publik paralajmërojnë reduktimin e flotës nga 1 Shtatori, për shkak të kostove të larta të op...
Pjesa më e madhe e territorit sot do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të pakta deri mesatare.Sipas parashikimit t&...
Dashi Një situatë që dukej e zgjidhur mund t'ju kërkojë ta shikoni edhe një herë. Mund të ketë ende hapësir...
Një parakalim i rrezikshëm në një segment rrugor me fushëpamje të kufizuar ka rrezikuar të kthehet në një aksident....
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që kompania Apple të ndryshojë emrin e Liqenit Ontario në “Lake America” në...
Protesta e 93-të para Kryeministrisë është shoqëruar me thirrje për përshkallëzim të aksionit qytetar dhe paralajm&...
Detaje të reja kanë dalë në dritë për një rrjeti të trafikut të drogës, pas operacionit të zhvilluar n&...
Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, ish-drejtorit të zyrës së kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, e cila ...
Rikthimi i Princit Harry në Mbretërinë e Bashkuar po shihet si një zhvillim që mund të rihapë plagët e vjetra brenda familjes mbretërore. Gati tri dekada pas vdekjes së Princeshës Diana, Duka i Sussex dhe Meghan Markle po përgatiten të kalojnë më shumë kohë në vendin që Harry e la pas krahëve pas largimit nga detyrat mbretërore.
Që prej debutimit në vitin 2005, Messi është kthyer në simbolin e përfaqësueses dhe në një prej figurave më të rëndësishme të historisë së futbollit argjentinas. Megjithatë, në moshën 39-vjeçare, duket se kapiteni legjendar po mendon t’i japë fund kapitullit të tij ndërkombëtar.
Harry dhe Meghan nuk janë më anëtarë aktivë të familjes mbretërore që prej vitit 2020, ndaj nuk pritet që të marrin përsipër angazhime publike apo të akomodohen në një rezidencë mbretërore.
Pavarësisht kësaj, rikthimi i tyre ka hapur një debat të ri në opinionin britanik. Një sondazh i YouGov i zhvilluar më 20 gusht me 5,810 të rritur tregoi se 33% nuk e mbështesin kthimin e çiftit, 21% e mbështesin, ndërsa 45% nuk kanë një qëndrim të përcaktuar.
Në korrik, Harry, Meghan dhe dy fëmijët e tyre patën një takim me Mbretin Charles në Highgrove House, në Gloucestershire. Në vizitë ishte e pranishme edhe Mbretëresha Camilla. Megjithatë, Princi William nuk ka komentuar publikisht mbi lëvizjet e vëllait të tij, ndërsa marrëdhënia mes tyre vijon të konsiderohet e vështirë.
Ish-korrespondenti mbretëror i BBC-së, Peter Hunt, ka paralajmëruar se prania e përhershme e Sussex-ëve në Britani mund të sjellë një tjetër burim tensioni. Sipas tij, në një skenar afatgjatë mund të krijohen dy pole ndikimi brenda familjes mbretërore, njëri i lidhur me William-in dhe tjetri me Harry-n.
Për Harry-n, rikthimi ka edhe një dimension thellësisht personal. Princesha Diana humbi jetën në gusht 1997, kur ai ishte vetëm 12 vjeç. Pamjet e tij duke ecur pas arkivolit të nënës, së bashku me Charles dhe Earl Spencer, mbetën ndër imazhet më të forta të funeralit të saj.
Vite më vonë, Harry ka kritikuar publikisht faktin që iu kërkua të merrte pjesë në atë procesion. Ai ka folur gjithashtu për pasojat emocionale të humbjes së Dianës, duke rrëfyer se në një periudhë të jetës së tij përjetonte ankth, sulme paniku dhe vështirësi të mëdha psikologjike.
Në dokumentarin “The Me You Can’t See”, realizuar me Oprah Winfrey, ai tregoi se mes moshës 28 dhe 32 vjeç kishte kaluar një nga periudhat më të vështira të jetës. Sipas rrëfimit të tij, alkooli dhe droga ishin përdorur si mënyra për të përballuar emocionet dhe traumën.
Jeta e Harry-t ndryshoi sërish pas njohjes me Meghan Markle në vitin 2016. Dy vite më vonë ata u martuan në Kapelën e Shën Gjergjit në Windsor dhe më pas u bënë prindër të Archie-t dhe Lilibet-it.
Por marrëdhënia me familjen mbretërore u përkeqësua dhe në janar 2020 çifti njoftoi tërheqjen nga detyrat zyrtare. Pas një periudhe në Kanada, Harry dhe Meghan u vendosën në Shtetet e Bashkuara.
Rrëfimet e Harry-t vijuan edhe në autobiografinë “Spare”, botuar në vitin 2023, ku ai shkroi për marrëdhënien me William-in, Charles-in dhe për çështje të tjera të brendshme të familjes mbretërore.
Tashmë, rikthimi fizik në Britani mund të hapë një kapitull të ri. Për Harry-n mund të jetë një mundësi për t’u afruar me të atin, por njëkohësisht edhe një sfidë e re për marrëdhënien e tij me William-in dhe ekuilibrat brenda monarkisë.
Në ditën kur Michael Jackson do të festonte 68-vjetorin e lindjes, djali i tij i madh, Prince Jackson, zgjodhi ta kujtonte në një m&e...
Pas historisë me Elhaida Danin, një kapitull që duket tashmë i mbyllur, Ledian Agallijaj ka tërhequr vëmendjen me një Story t...
Pas katër edicionesh radhazi në drejtimin e “Big Brother VIP Kosova”, Jonida Vokshi ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e...
Kylie Jenner ka reaguar së fundmi pas kritikave të shumta nga ndjekësit për faktin se u cilësua se “miliardere e vetëbë...
Një intervistë e mëhershme e kompozitorit Erion Zaloshnja është rikthyer në vëmendje pas disa komenteve të motrës s...
Kida duket se është vetëm pak orë larg momentit më të rëndësishëm të jetës së saj. Këngë...
Tom Cruise ka njoftuar se do të luajë përsëri rolin e Cole Trickle në vazhdimin e filmit "Days of Thunder", premiera e të cilit ...
Fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka bërë që ndjekësit të pyesin veten për mungesën e saj t&...
Ikona e muzikës country, Dolly Parton, është përcjellë në banesën e fundit në një ceremoni private, vetëm pak ...
Modelja shqiptare Oriola Marashi ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, këtë herë me një se...