SHOWBIZ

Historia e ka trajtuar keq, misteri 400-vjeçar rreth gruas dhe djalit të Shakespeare

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2025, 08:16

Historia e ka trajtuar keq, misteri 400-vjeçar rreth gruas dhe djalit

Filmi i ri, kandidat për Oscar, Hamnet, imagjinon jetën familjare të William dhe Agnes Shakespeare dhe humbjen “shkatërruese për shpirtin” të fëmijës së tyre. Është një histori e fuqishme që mbush boshllëqet e shumta.

Në Hamnet, romani i Maggie O’Farrell i vitit 2020 dhe filmi i ri thellësisht prekës i bazuar në të, gruaja e Shakespeare, Agnes, paraqitet si një mjekuese bimore që njeh kurat natyrore dhe ka një aftësi pothuajse mbinatyrore për të parandjerë të ardhmen. Por ajo nuk mund ta shpëtojë djalin e vogël nga murtaja, një vdekje që e shtyn të atin të shkruajë njërën prej veprave më të mëdha të letërsisë botërore, Hamlet.

E pothuajse asgjë prej tyre nuk është e vërtetuar. Në libër dhe në film, Hamnet është vepër imagjinate, një eksplorim i pasur i dhimbjes së humbjes, i ndërtuar mbi shumë pak fakte reale. Nuk mund të thuhet se O’Farrell e shtrembëron historinë e vërtetë, sepse thjesht nuk ka histori, pavarësisht shekujve kërkimesh për të zbuluar të kaluarën e Shakespeare.

Faktet e pakta për familjen e Shakespeare ngrenë më shumë pyetje sesa japin përgjigje. Regjistrimet tregojnë se në vitin 1582 William Shakespeare, 18 vjeç, u martua me Anne Hathaway, 26 vjeçe, e cila ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të parë, Susanna. Tre vjet më vonë lindën binjakët, Judith dhe Hamnet, një emër që atëherë përdorej në mënyrë të ndërkëmbyeshme me Hamlet. Në vitin 1596, vetëm 11 vjeç, Hamnet vdiq. Ai u varros më 11 gusht, dhe është pothuajse e sigurt se Shakespeare që udhëtonte me trupën e tij teatrale, nuk mundi të kthehej në Stratford për varrimin. Rreth katër vjet më vonë, ai shkroi Hamlet.

Secili mund ta interpretojë vetë. Nuk dihet nëse Shakespeare u detyrua të martohej me Anne-n shtatzënë, apo ishin marrëzisht të dashuruar. Nuk dihet si vdiq Hamnet-i, por murtaja e përhapur mund të jetë shumë e mundshme si shkak. Më e rëndësishmja për librin dhe filmin, nuk dihet pothuajse asgjë për vetë Anne-n, përfshirë nëse dinte të lexonte ose shkruante. Letërsia dhe filmi i japin asaj një personalitet të fortë (siç e luan Jessie Buckley në ekran) dhe një romancë pasionante me Shekspirin (Paul Mescal). Hamnet është vërtet për Agnes-in.

Ndryshimi i rrëfimit

Në shënimin e autores në fund të librit, O’Farrell pranon se dihet shumë pak për Hamnet-in dhe prindërit e tij. Por ajo e ndërton historinë mbi kërkime të kujdesshme për shekullin XVI dhe e vendos në kontekst historik. Ajo i thotë BBC-së më tepër për gruan e Sheakspeare.

“U hutova pak nga mënyra se sa keq historia dhe studimet e kanë trajtuar gruan e tij, të cilën na kanë mësuar ta quajmë Anne Hathaway. Gjithmonë na është dhënë vetëm një version: që ajo ishte një fshatare analfabete që e zuri në kurth, se ai e urrente, se iku në Londër për t’i shpëtuar asaj”.

“Shkova sërish te veprat, duke parë nëse e gjeja aty, sepse gjithmonë kam menduar se e shoh Hamnet-in në Hamlet. Mendova se edhe ajo duhej të ishte diku”, tha Maggie O’Farrell.

Madje edhe për emrin e saj ka pasiguri. I ati, një fermer i suksesshëm, i la një pajë në testament dhe e quajti Agnes. O’Farrell vendosi t’i japë këtij personazhi këtë emër.

Shkrimtarja ka një pikë të fortë për mënyrën si është nënvlerësuar gruaja e Shakespear. Profesoresha Jo Eldridge Carney i thotë BBC-së se kjo paraqitje “është një kundërshtim i qëllimshëm i supozimeve të pavërtetuara ndër shekuj për Anne-n, si një shenjtore e mërzitshme e shtëpisë, ose si një grua e shthurur, që e futi Shakespear në një martesë të mjerë”. Ndërsa studiuesi David Scott Kastan thotë se në pothuajse të gjitha dokumentet ajo quhet Anne, dhe Agnes vetëm në testamentin e të atit. Mund të ketë lindur Agnes, por e kanë thirrur Anne.

Një grua moderne

Për të krijuar karakterin e Agnes-it, O’Farrell e ndërtoi atë duke u nisur nga veprat e Shakespear. “Ka shumë parashikime dhe ‘shikim të dytë’ në veprat e tij. Mendoni për orakullin në Juli Caesar”, thotë ajo. Dija e Agnes-it për barërat mjekësore gjen jehonë edhe te monologu i Ofelias në Hamlet, kur ajo shpërndan bimë dhe lule.

“Kam lexuar se çdo shtëpi atëherë kishte një kopësht ilaçesh. Dhe ishte përgjegjësi e gruas së shtëpisë, matriarkes, t’i njihte dhe t’i përdorte ato”. Ajo imagjinon se Shakespeare mund të ketë mësuar prej saj detaje për këto tema.

Megjithatë, lidhjet mes jetës së Shakespear dhe artit të tij janë thjesht spekulime, edhe nëse janë shumë intriguese. Karakteri i Agnes-it është si një grua e denjë për shekullin XXI, inteligjente, e fortë, e pavarur, e aftë të kuptojë se burri i saj duhet të përshtatet me jetën e tij artistike në Londër. Një partnere e denjë për një gjeni. O’Farrell thotë se gruaja e vërtetë e Shakespear nuk ka gjasa të ketë ditur shkrim-lexim. “Do të dukej e kotë t’i mësohej një vajze të një fermeri, të lexonte”.

Lidhja Hamlet–Hamnet

Libri dhe filmi tregojnë largimin e Shakespear për punë në Londër, gjë historikisht e vërtetë. Por për vdekjen e Hamnet-it ka vetëm hamendje. O’Farrell, si studiues të tjerë, sheh lidhje me Hamlet. Në film, kur Agnes shkon në Londër për të parë shfaqjen, sheh se kostumi i aktorit që luan Hamletin e bën të duket si Hamnet-i. Edhe më goditës është fakti, se djalin e vogël Hamnet e luan Jacobi Jupe dhe Hamletin Noah Jupe, vëllezër në jetën reale, shkruan BBC.

“Vdekja e Hamnet-it duhej të kishte një ndikim tek Shakespear. Është joshëse t’i lidhësh emrin dhe humbjen e djalit me Hamlet-in. Mund të ketë qenë një arsye pse Shakespear i rikthehet një loje të vjetër dhe e rishkruan kryevepër”. Ka edhe spekulime se ai vetë ka luajtur rolin e fantazmës së babait në skenë, një mënyrë për t’i dhënë lamtumirën e munguar të birit.

Nuk ekziston asnjë letër e vetme që të tregojë se çfarë mendonte Shakespeare për familjen. Por një fragment i ri letre mund të nënkuptojë se Anne mund të ketë jetuar në Londër, duke sugjeruar madje se ajo dinte të lexonte.

Megjithatë, pikërisht ky film do ta ndryshojë perceptimin popullor të publikut për gruan e Shekspirit, duke e bërë të njohur si Agnes.

“Do të ishte bukur nëse është e vërtetë”, thotë O’Farrell. “Por ndoshta do të jetë e përkohshme. Ndoshta, si kjo letër, diçka tjetër del dhe na detyron të ndryshojmë mendje”. Dhe shton dy fjalët që përshkruajnë gjithçka rreth familjes Shakespeare: “Kush e di?”.

Artikuj te sugjeruar

SHOWBIZ 21 Nëntor21:02

Arrestohet reperi i njohur nga Kosova

Reperi i njohur Nichi është arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia. Siç merr vesh Insajderi ai dyshohet për armëmbajtje pa leje...

video

Reagon Cllevio!

Reagon Cllevio!

Matilda,Piranja jonë vegjetariane: gjatë javës kap të korruptuarit, të dielën thyen rekorde në male!

Deklarata e Gjestit!

7 September 2026

Pamje apokaliptike nga Puka!

7 September 2026

Aida, piranja jonë e parë, rikthehet në skuadër më e motivuar se kurrë për të kapur maniakët.

Qytetarët na frymëzojnë çdo ditë. Bisedat e mikpritja e tyre na japin motiv për punën me pasion.

Luela Gaxhja, “stari” i Piranjave, që kërkon çdo ditë rritje rroge.

5 September 2026

5 September 2026

Florjan Binaj rikonfirmon: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur

Edon Kuqi/Piranja jonë politike që ngatërroi ëndrrën e gazetarit me atletin 100m.

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Humbi jetën në aksidentin tragjik, një muaj më parë i propozoi për martesë.

Qytetarja denoncon me video ngacmimin ne autobus. #news

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve