Denzel Dumfries mund ta cilësojë veten që tani një futbollist i Real Madrid, ndonëse “me letra” mbetet ende për mome...
SHOWBIZ
Influencierja vihet nën akuzë, pasi imitoi aktin seksual para ambasadës. Çfarë synonte ajo
PiranjatPërditësimi i fundit 17 Mars 2026, 19:36
Bonnie Blue është akuzuar pasi imitoi një akt seksual jashtë ambasadës së Indonezisë në Londër.
Influencuesja 26-vjeçare publikoi një video ku shihet duke simuluar aktin ndërsa mbante flamurin indonezian jashtë rezidencës zyrtare të vendit në Mbretërinë e Bashkuar. Ylli i TikTok-ut u akuzua për mungesë respekti ndaj shtetit aziatik, pasi e realizoi këtë veprim po atë ditë kur ishte kthyer në Mbretërinë e Bashkuar nga Indonezia.
Blue – emri i vërtetë i së cilës është Tia Billinger – tani përballet me akuzën për “fyerje të rëndë të moralit publik” dhe, nëse shpallet fajtore, rrezikon deri në gjashtë muaj burg. Në një video, ajo shihet e rrethuar nga burra me kapuç dhe maska që mbulojnë fytyrat. Në klip, ajo thotë: “Po, u arrestova në Bali për filmim…”, dhe më pas imiton aktin seksual, duke shtuar se kishte shkuar në ambasadë “që ta shihnin nga afër”.
Bonnie Blue u ndalua të hyjë në Indonezi për një periudhë 10-vjeçare, pas pretendimeve se kishte filmuar një “lojë seksuale” në Bali. Ajo u arrestua dhe u vu në pranga në dhjetor gjatë një incidenti të përshkruar si “i shthurur”, ku përfshiheshin 17 turistë meshkuj, shkruan TheSun.
Policia bastisi një studio gjatë xhirimeve dhe ajo u ndalua nën dyshimin për prodhim materiali pornografik. Megjithatë, Bonnie u shpall e pafajshme për këtë akuzë dhe u gjobit me shumën ekuivalente me 9 paund, por u dëbua nga vend. /PiranjatNews/