Aktori amerikan, Charlie Sheen, ka shkaktuar reagime të forta me zbulimet që bëri në një intervistë për emisionin “60 Minutes”, ku pranoi se është përjashtuar nga tregu i kokainës nga një kartel meksikan, për shkak të sasisë së jashtëzakonshme që kërkonte. “Karteli të përjashtoi ty?”, e pyeti gazetarja Amelia Adams, me aktorin 60-vjeçar që u përgjigj: “Po, po”.
Ai shpjegoi se “ata nuk kishin parë kurrë dikë që të blinte aq shumë drogë”, dhe shtoi: “Sasi të tilla u jepeshin vetëm trafikantëve. Menduan se edhe unë po e shisja, përveçse e përdorja.”
Gjatë intervistës, gazetarja e pyeti gjithashtu nëse është e vërtetë që “piqte shtatë gramë crack crystal”. Sheen u përgjigj: “Nuk i kemi peshuar kurrë, por kjo ishte sasia që duhej për të marrë atë formë.”
Ai kujtoi një rast kur kishte bërë shaka: “Do më duhet një pipë më e madhe”. “Pak qesharake, apo jo?”, shtoi aktori, përpara se të pranonte se është “me fat që është ende gjallë”.
Sipas Page Six, kjo intervistë vjen në kuadër të promovimit të librit të tij të ri, “The Book of Sheen”, ku përshkruan rrugëtimin drejt largimit nga substancat narkotike. Në këtë libër, fituesi i Çmimit “Golden Globe” ndalet veçanërisht te vajza e tij, Sami Sheen, duke theksuar se ishte pikërisht ajo që e motivoi të linte drogën dhe alkoolin në vitin 2017, pas dekadash të tëra varësie. Aktori kujton një episod ku duhej ta merrte Samin nga një takim, por nuk ishte në gjendje të ngiste makinën, ndaj kërkoi ndihmën e një miku. “Sami ishte shumë e heshtur”, shkruan ai, duke shtuar: “Nuk duhej të isha ndonjë parashikues që të kuptoja çfarë po mendonte”. Ai përfytyronte pyetjet që i vlonin vajzës në mendje: “Pse babi nuk po ngas makinën sërish? Pse nuk jemi vetëm ne të dy në makinë si dikur? Kur do të kthehet babi? Më mungon.”
Sheen thekson se e vetmja gjë që e bënte të ndjehej më keq se të tradhtonte veten, ishte dështimi si prind. Siç zbulon, të nesërmen konsumoi dy Valium dhe piu tre pije alkoolike, por pikërisht ajo ditë ishte edhe momenti vendimtar kur vendosi të ndalonte përdorimin e substancave.
Charlie Sheen ka dy vajza, Sami dhe Lola, nga martesa me ish-bashkëshorten e tij, Denise Richards. Aktualisht, Sami është aktive në platformën OnlyFans dhe vazhdon të jetë e larguar nga marrëdhënia me të atin.
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
22 Shtator18:21
FOTO/ ‘Rivaliteti’ i vazhdueshëm: Noizy i përgjigjet Mozzik me një orë luksoze
Rivaliteti mes reperëve shqiptarë, Mozzik dhe Noizy, duket se nuk ka të ndalur. Pak ditë pasi Mozzik publikoi një fotografi me nj&eum...
SHOWBIZ
22 Shtator17:47
Meriton Mjekiqi dhe Erjola Doçi kapen mat duke u puthur, e vërteta është tjetër gjë
Një fotografi që ka nisur të qarkullojë këtë mbrëmje në rrjete sociale ka ngjallur menjëherë reagime. Në ...
SHOWBIZ
22 Shtator16:40
Periudha pas BB Vip, Livia Bunga: Kam një djalë në jetën time, por nuk dua ta them ende
Ish-banorja e Big Brother Vip, Livia Bunga ka folur për periudhën pas BB Vip dhe faktin se tani ndjehet më e plotësuar me jetën e saj...
SHOWBIZ
22 Shtator15:47
Vuan nga kanceri? Reagon këngëtarja Genta Ismajli: Po ma ndjellin pupupu
Gjatë pauzës së saj, Genta Ismajli u përfol shpesh për një ndarje nga bashkëshorti i saj, Usta dhe se ishte diaknostikuar m...
SHOWBIZ
22 Shtator14:43
A do futet Luizi sërish në “Big Brother VIP Albania”?/ Menaxheri i tij: Po pres ditën, do shohim shumë
Menaxheri i njohur i artistit Luiz Ejlli, Jetmir Agaj, ka ndarë disa mendime interesante në një intervistë për emisionin “Prive&r...
SHOWBIZ
22 Shtator12:15
"Pati fatin të rrinte me mua 2 javë", Angela Martini akuzon Fatmir Hysenbelliun: Edhe kur isha e martuar më shkruante
“Një nga arsyet kryesore pas sjelljes së tij sot, është me shumë gjasë frustrimi që ende e mban brenda, sepse unë...
SHOWBIZ
22 Shtator11:59
Foto/ Akuzat e Angela Martinit, Fatmir Hysenbelliu: E kam refuzuar, shikojeni të vërtetën
Fatmir Hysenbelliu u është përgjigjur akuzave të modeles Angela Martini se ky i fundit kishte bërë që mediat të mos e ...
SHOWBIZ
21 Shtator22:23
Pse nuk poston më me reperin italian? Jori zbulon nëse janë ndarë
Modelja dhe ish-banore e “Big Brother VIP Albania”, Jori Delli, ka folur hapur për lajmet që kanë qarkulluar së fundmi mbi nj&eu...
SHOWBIZ
21 Shtator22:10
Princ Leka nxjerr një “selfie” nga pushimet me Blertën
Princ Leka ka zgjedhur të ndajë një moment të veçantë me ndjekësit e tij në rrjete sociale. Ai ka postuar një s...
SHOWBIZ
21 Shtator21:24
“Spitali i Vlorës, i tmerrshëm”/ Pas infarktit të babait, Jori Delli kalon tronditje tjetër në familje
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 2”, Jori Delli, ka ndarë publikisht një nga momentet më të rënda të jetës ...