
Lady Kitty Spencer ka ndarë me ndjekësit disa momente të rralla familjare nga pushimet e saj në Hamptons, duke i dhënë publikut një vështrim edhe nga jeta private e bashkëshortit të saj, miliarderit Michael Lewis. Modelja britanike 35-vjeçare publikoi një seri fotosh dhe videosh nga ditët e verës, ku shfaqet edhe Lewis, 67 vjeç, së bashku me vajzën e tyre 3-vjeçare, Athena.
Në një prej videove, Michael Lewis shihet duke mbajtur në krahë vogëlushen teksa ajo luan në dallgët e detit. Në pamje të tjera, Athena shijon momente të thjeshta familjare: vendos perime në shportën e blerjeve, ujit lulet në kopsht dhe vizaton me lapsa të larshëm në dritaret e shtëpisë ku familja po qëndron gjatë pushimeve.
“Vera më e ëmbël në Hamptons”, shkroi Kitty krahas postimit.

Postimi mori menjëherë reagime nga miq dhe familjarë të saj. Nicky Hilton la një emoji zemre, ndërsa motrat binjake të Kitty-t, Lady Eliza Spencer dhe Lady Amelia Spencer, i cilësuan fotot si “shumë të bukura”.
Lady Kitty Spencer dhe Michael Lewis u njohën përmes miqve të përbashkët në vitin 2018. Një vit më vonë, çifti u fotografua së bashku në New York, ndërsa në fund të vitit 2020 u raportua se biznesmeni i kishte propozuar martesë Kitty-t.Çifti u martua më 24 korrik 2021, në një ceremoni madhështore në Villa Aldobrandini, në Frascati të Italisë. Dasma zgjati tre ditë dhe Kitty tërhoqi vëmendjen me pesë fustane të personalizuara nga Dolce & Gabbana. Çifti e mbajti për një kohë të gjatë larg vëmendjes publike edhe ardhjen në jetë të vajzës së tyre. Athena lindi në prill të vitit 2023, por lajmi u bë publik vetëm një vit më vonë.
Michael Lewis, i cili është kryetar i TFG Limited, ishte më parë i martuar me Leola Lewis, me të cilën ka tre fëmijë.
Lady Kitty Spencer është vajza e Charles Spencer, vëllait të Princeshë Dianës, dhe modeles Victoria Aitken. Ajo ka ndërtuar një karrierë si modele dhe është gjithashtu ambasadore e markës Dolce & Gabbana.
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
1 Shtator17:48
Si e ëma/ Vajza e zonjës së parë të Francës në lidhje me studentin 20 vite më të ri
Vajza 42-vjeçare e Brigitte Macron thuhet se është në një lidhje me një student 20 vjet më të ri se ajo. Tiffin Ozier,...
SHOWBIZ
1 Shtator16:34
Parashqevi Simaku feston sot 60 vjetorin, mesazhi prekës: Dua të kthehem edhe një herë në Kavajën time
Këngëtarja shqiptare, Parashqevi Simaku, feston sot ditëlindjen e saj të 60-të. Përmes një postimi në rrjetin socia...
SHOWBIZ
1 Shtator15:35
Historia e Maserati-t bëhet film, emra të mëdhenj të Hollywoodit në kast
Historia e gjashtë vëllezërve Maserati, të cilët në vitin 1926 nisën një prej aventurave më të famshme t&eum...
SHOWBIZ
1 Shtator14:52
Era Istrefi tërheq vëmendjen me fotografitë e reja/ Nga stili ekstravagant te pamjet verore
Era Istrefi ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, duke publikuar një seri fotografish nga periudha e fund...
SHOWBIZ
1 Shtator14:19
“Pse nuk dola në protestë…”/ Rina Balaj reagon për Jetlira Foniqin: “Pamja e nënës së saj ma këputi shpirtin, duhej të ishte...
Rasti tragjik i 25-vjeçares Jetlira Foniqi, e cila humbi jetën në Malishevë teksa priste të bëhej nënë, ka prekur ed...
SHOWBIZ
1 Shtator14:08
“Ti je i vetmi që mund të më ndihmosh ta përballoj”/ 9 muaj pa Shpat Kasapin, Selvija ndan fjalët që prekin zemrën
Kanë kaluar nëntë muaj nga ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, por dhimbja dhe mungesa vazhdojnë të jenë të pranishme për...
SHOWBIZ
1 Shtator13:40
Miley Cyrus ndez dyshimet për një ndryshim të madh? A do ta heqë “Cyrus” nga emri i saj artistik?
Miley Cyrus ka ndezur një valë spekulimesh mes fansave, pasi emri i saj ka pësuar një ndryshim të papritur në kanalet zyrtare, d...
SHOWBIZ
1 Shtator13:35
Historia që po prek botën, futbollisti refuzon paratë për të qenë pranë të dashurës së sëmurë!
Eren Dinkçi ka zgjedhur të jetë pranë njeriut që do në një nga momentet më të vështira të jetës ...
SHOWBIZ
31 Gusht23:04
Blero zbulon kuptimin e veçantë që ka emri i djalit të tij
Ardhja në jetë e djalit të Bleros dhe Nitës ka qenë padyshim një nga ngjarjet më të bukura dhe më të komentuar...
SHOWBIZ
31 Gusht21:44
Madonna “vë në shënjestër” vilën 30 milionë dollarëshe të Angelina Jolie në Hollywood
Vila luksoze e Angelina Jolie në Kaliforni ka tërhequr vëmendjen e Madonna-s, e cila mund të rikthehet së shpejti në Los Angeles. ...