‘Ministrinë e Energjetikës ma lini mua’/ Përgjimi skandaloz i Roni Yeffet: Mos nisni asnjë letër zyrtare, merrem unë me ta
Në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV është publikuar një tjetër audiopërgjim mes Roni Yeffet dhe tre të huaj...
Në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV është publikuar një tjetër audiopërgjim mes Roni Yeffet dhe tre të huaj...
Edi Rama ka sulmuar me thonj dhe ka kërcënuar një emigrant shqiptar në Napoli duke iu drejtuar me fjalët: Të zhduk. Gazetari &C...
Një shtetas shqiptar është dënuar me burg për rolin e tij si kultivues në një fermë kanabisi me vlerë 4.5 milion&eu...
Udhëheqësit e Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut, të mbledhur sot në Cardiff, nënshkruan një deklaratë t&...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar në prag të seancës që pritet të zhvillohet nes&e...
Sot shënohet dita e 107 e protestës qytetare. Ka nisur mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej” nga ku protestuesit m&...
Finlanda ka vendosur t’i ” bashkohet” armës parandaluese bërthamore “të përparuar&rd...
Në fshatin Neviçisht vetëm pak km larg Korçës këtë 14 shtator dyert e shkollës nuk u hapën. Shkak ësht&...
Një tjetër shkollë nuk arriti dot të hapte dyert këtë shtator në qarkun e Korçës. Shkolla fillore e Eçme...
Futbollisti i famshëm, Kylian Mbappe, ka thyer heshtjen në një intervistë të bujshme të dhënë këtë javë...
Një dhimbje koke e fortë, një moment i papritur dhe një situatë që mund t’i ndryshonte gjithçka. Kështu nisi një nga sfidat më të vështira shëndetësore për moderatorin e njohur Bledi Strakosha, i cili pak ditë më parë u përball me një hemorragji cerebrale dhe qëndroi për 12 ditë i shtruar në spital.
Sipas moderatorit, gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe ishte një përvojë tronditëse. Megjithatë, sot ai e konsideron veten me fat dhe e sheh këtë ngjarje si një mundësi për ta parë jetën ndryshe.
“Tani e konsideroj një jetë të dytë.”
Strakosha tregoi se një dhimbje e pazakontë koke e alarmoi pak para mesnatës kur ndodhej i vetëm në shtëpi.
“Ishte një moment shumë ters sepse ishte 29 gusht, pra fundi i gushtit dhe fundjavë, ku të gjithë kishin rendur për të bërë ato pushimet e fundit. Unë ndërkohë atë fundjavë nuk e di pse e ndjeva se duhej të qëndroja në shtëpi dhe të qetësohesha.
Rreth orës 11 e gjysmë të natës bëj një ngritje nga divani për të shkuar në kuzhinë për të gatuar diçka, por duke qenë se jam pak impulsiv si natyrë dhe, më thënë të drejtën, lëvizjet i kam më të shpejta seç duhet dhe, sa ngrihem nga divani, më fillon një dhimbje koke si therje, fillimisht në ballë, pastaj vazhdoi në të gjithë kokën deri në fund të qafës.”
Dhe se kisha provuar ndonjëherë atë lloj dhimbje ishte aq e fortë sa më vonë, kur ia përshkrova sime motre, i thashë: më vinte të vrisja veten vetëm që të shpëtoja nga ajo dhimbje koke, aq e tmerrshme ishte.”
Pas telefonatës me urgjencën, Strakosha tregon se mjekët mbërritën në shtëpi dhe i kryen disa matje, por në atë moment situata nuk u vlerësua si një rast që kërkonte shërbim spitalor. Të nesërmen, megjithatë, ai vendosi të shkonte në urgjencë dhe nga ekzaminimet u zbulua se bëhej fjalë për një hemorragji cerebrale.
“Në fillim nuk iu vu një emër. Në telefon nga urgjenca më thanë se kishte rënë dhe një virozë që jepte dhimbje koke shumë të fortë, por unë ndihesha shumë okej dhe tensionin nuk e kisha dhe aq të lartë, 15 me 10. Shkova në urgjencë dhe më bënë analizën e gjakut fillimisht dhe më pas kemi bërë skaner me kontrast që ishte i domosdoshëm për këtë diagnostikim. Pasi më bëjnë skanerin, shoh portretet e tre djemve të rinj që ishin vrenjtur dhe, pasi më thanë ‘mos lëviz fare’, erdhën, më morën me karrige. Ishte një venë e fryrë që dhe mbase kishte shpërthyer, nuk mi dhanë këto informacione.”
Pas operacionit të kushtueshëm që u krye në kokë, Strakosha shprehet mirënjohës ndaj mjekëve që arritën t’i shpëtonin jetën. Për të, kjo përvojë ka sjellë edhe një reflektim të fortë mbi jetën dhe fatin e atyre që përballen me të njëjtën situatë.
“Ndihem me shumë fat dhe më vjen shumë keq për ata që nuk ia dalin dot sepse përqindja e personave që nuk ia dalin, sepse përqindja është shumë e vogël e atyre që ia dalin, por edhe personat që ia dalin kanë pasoja të mëvonshme dhe kjo është një fatkeqësi edhe më e madhe. Brenda ditës të ndryshon jeta plotësisht.”
Pikërisht për këtë arsye, moderatori ka zgjedhur ta ndajë publikisht historinë e tij. Ai thotë se dëshiron që përvoja personale të shërbejë si një mesazh ndërgjegjësues për të gjithë ata që kanë tendencën të neglizhojnë shenjat e pazakonta që shfaq organizmi.
“Është gjithmonë ideja se do të të kalojë duke pirë një paracetamol, por asnjëherë nuk i marrim seriozisht disa simptoma që na shfaqen, që janë të pazakonta. I neglizhojmë, pasi kemi dhe frikë ndonjëherë dhe kjo mund të na çojë drejt humbjes së jetës. Edhe unë kam shkuar i nxitur prej sime motre.”
Ai pohoi se tashmë do të fillojë të ketë një jetë më të shëndetshme duke shmangur edhe konsumimin e duhanit, për të cilin tha se do e ketë shumë të vështirë pasi është duhanpirës që prej moshës 18 vjeçare.
Brad Pitt dhe Ines de Ramon tërhoqën vëmendjen gjatë finales së meshkujve në US Open, ku çifti u shfaq mjaft i afërt n...
Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, ka humbur një nga njerëzit më të rëndësishëm të jetës së saj, ...
Ish-banorja e “BBVA4” njëherazi dhe artistja e njohur Egli Tako feston sot 29-vjetorin e lindjes. Një ditë e veçantë kj...
Hetimi për vdekjen e papritur të aktores së njohur Hayden Panettiere po merr një tjetër kthesë, pasi autoritetet amerikane po shqy...
Soni Malaj ka bërë një rrëfim personal, ku përtej karrierës së gjatë në muzikë flet për dashurinë, f...
Dita e parë e shkollës sjell gjithmonë emocione të veçanta, por për prindërit duket se vitet kalojnë edhe më sh...
Mijëra njerëz u mblodhën të dielën në Nikaia për t’i dhënë lamtumirën e fundit George Mazonakis, kë...
Nicole Kidman tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në një event bamirësie në New York, ku u shfaq me një veshje elegante d...
Këngëtarja e njohur Lady Gaga ka mirëpritur ardhjen në jetë të fëmijës së saj të parë me të fejuarin...
Céline Dion është rikthyer sërish në skenë në Paris mbrëmjen e së shtunës me datë 12 shtator, p...