SHOWBIZ

Monika Kryemadhi pak para finales së BBVIP: Më rikujtoi se pavarësisht zërave apo gjykimeve, duhet të qëndrosh besnik ndaj vetes

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Prill 2026, 13:58

Monika Kryemadhi pak para finales së BBVIP: Më rikujtoi se

Surpriza e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania padyshim që ka qenë edhe Monika Kryemadhi. Ish-politikania, e cila vendosi të ndajë rrugët me jetën parlamentare njëherë e mirë, u shfaq këtë sezon të një prej emisioneve më të ndjekura në Shqipëri në rolin e opinionistes.

Në kolltukun krah Arbër Hajdarit, Monikën e kemi parë përgjatë këtyre tre muajve në shumë dimensione, herë me komente të “sheqerosura” dhe herë me “speca”, por një qëndrim që nuk ndryshoi dhe për të cilin bien të gjithë dakord, ishte ai kundrejt Mirit.

Teksa pak orë na ndajnë nga finalja e madhe, Monika ka ardhur së fundmi me një reagim ku falënderon fillimisht Arbër Hajdarin dhe Ledion Liçon, të cilët ishin bashkudhëtarët e saj në këtë rrugëtim të parë në një format krejt ndryshe nga ç’ishte mësuar më parë. Një falënderim i veçantë ajo i ka dedikuar edhe Sara Hoxhës, “trurit” të Big Brother VIP Albania, pa të cilën, siç thekson ajo, asgjë nuk do të ishte siç është sot.

“Kam fituar respekt të madh për të gjithë ata që janë pjesë e këtij rrugëtimi duke filluar nga produksioni e tek çdo person që kontribuon në këtë spektakël. Big Brother shpesh kritikohet. Është e lehtë të krijosh një realitet perfekt, një “utopi” të kuruar, por ky format na përball me të vërteta që jo gjithmonë janë të bukura dhe pikërisht për këtë arsye, janë të rëndësishme. Sepse situata të tilla nuk ekzistojnë vetëm brenda një shtëpie televizive, ato ndodhin kudo. Çështja nuk është të bëhemi pjesë, por të reflektojmë dhe të mësojmë prej tyre”, shkruan Kryemadhi ndër të tjera.

Këtë reagim opinionistja e ka përmbullyr duke theksuar se kjo ekepriencë i rikujtoi se gjithmonë duhet t’i qëndrojë besnike vetes, pavarësisht kundërshtimeve apo mendimeve të kundëra.

“Mbi të gjitha, kjo eksperiencë më rikujtoi se, pavarësisht zërave apo gjykimeve, gjëja më e rëndësishme është të qëndrosh besnik ndaj vetes dhe zërit tënd”, përmbyll Kryemadhi.

Reagimi i plotë i Monika Kryemadhit:

Të jem e sinqertë, Big Brother nuk e kisha ndjekur ndonjëherë dhe nuk e kuptoja plotësisht çfarë qëndron pas tij.

Të qenit pjesë e këtij formati ma ndryshoi komplet perceptimin.

Ajo që shohim në ekran është vetëm një pjesë e vogël e Big Brother sepse pas tij qëndron një ekip i jashtëzakonshëm që punon pa u lodhur, me përkushtim, orë të gjata, dhe shumë pasion për ta sjellë në jetë këtë format.

Kam fituar respekt të madh për të gjithë ata që janë pjesë e këtij rrugëtimi duke filluar nga produksioni e tek çdo person që kontribuon në këtë spektakël.

Big Brother shpesh kritikohet. Është e lehtë të krijosh një realitet perfekt, një “utopi” të kuruar, por ky format na përball me të vërteta që jo gjithmonë janë të bukura dhe pikërisht për këtë arsye, janë të rëndësishme. Sepse situata të tilla nuk ekzistojnë vetëm brenda një shtëpie televizive, ato ndodhin kudo. Çështja nuk është të bëhemi pjesë, por të reflektojmë dhe të mësojmë prej tyre.

Një falënderim i veçantë për dy bashkudhëtarët e mi në këtë rrugëtim, Ledion Liço dhe Arbër Hajdari, e keni bërë këtë një nga eksperiencat më të paharrueshme për mua.

Faleminderit Sara Hoxhës që je e palëkundur dhe e drejton me shumë siguri dhe profesionalitet këtë produksion kaq të madh. Duhet të jesh krenare.

Mirënjohje e veçantë për Saimir Muzhakën, Petrina Goricën, Eva Markun, Ergys Lubonjën dhe gjithë stafin për punën, përkushtimin dhe mënyrën si çdo detaj merr jetë përmes jush, duke e kthyer këtë format në atë që është.

Faleminderit për mundësinë, për eksperiencën dhe për çdo mësim të ri

Faleminderit publikut për mbështetjen, energjinë dhe që më shoqëruat gjatë këtij udhëtimi.

Mbi të gjitha, kjo eksperiencë më rikujtoi se, pavarësisht zërave apo gjykimeve, gjëja më e rëndësishme është të qëndrosh besnik ndaj vetes dhe zërit tënd.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan