SHOWBIZ

Në cilin qytet ndodhet Muzeu i Luvrit? Rogerti në BBVIP: Gjirokastër

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Mars 2026, 18:30
Në cilin qytet ndodhet Muzeu i Luvrit? Rogerti në BBVIP:

Mbrëmjen e djeshme banorët e “BBVA 2026” u vunë përballë një testi të inteligjencës që duhej të ishte i thjeshtë për shumicën, duke përfshirë pyetje bazike që mësohen që në shkollë fillore. Por rezultatet? Të frikshme.

Përgjigjet e disa prej VIP-ave që janë në qendër të vemendjes dhe shihen si shembull për mijëra të rinj shqiptarë, treguan një nivel të ulët njohurish të përgjithshme:

Selin Bollati u përpoq të përgjigjej, por gaboi rëndë pyetje themelore si

“Sa vite ka një shekull?” duke u përgjigjur me 15 vjet dhe autorët e veprave të njohura si Lahuta e Malcis sipas Selin është Migjeni.

Mateo dhe DJ Gimbo treguan një interes minimal për librat dhe njohuritë kulturore, duke e kthyer testin në një përvojë më shumë humori sesa edukative.

Dj Gimbo: "Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës? Nëna Terezë i kam thënë gjith.Në cilin kontinent ndodhet Egjipti? S'di vallaj. Pyetja: Kush i shkroi "Iliadën" dhe "Odisenë"?  Shkrimtarët"

Mateo: "Cili është lumi më i gjatë në Shqipëri? Vjosa. Sa ngjyra ka ylberi? 12 po ja fus. S'ja kam idenë. Kush është autori i veprës 'Gjenerali i Ushtrisë së vdekur'? Unë s'lexoj libra. Pas"

Brikena dhe Nikol u treguan krejtësisht të hutuar, duke i dhënë përgjigje absurde si “dollari” për monedhën e Anglisë ose 10 vite për një shekull.

Brikena: "Njësia monetare zyrtare e Anglisë? Dollari... Vllai i madh unë jam rrit në Itali. Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës? Kalkuta diçka..."

Nikol: Kush është autori i veprës "Gjenerali i Ushtrisë së vdekur"? Nuk e kam lexuar këtë, më vjen keq. 

 Cili është mali më i lartë në Shqipëri? Mali i Dajtit.

 Sa vite ka një shekull? 10 vite.

 Kush e shkroi "Iliadën" dhe "Odisenë"? : Shekspiri?

Pyetja: Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës? Ua, ua, ua. E di. Ua, ua."

Shëndrit doli edhe më konfuz, duke vendosur Egjiptin në Azi dhe duke mos ditur emrin e vërtetë të Nënë Terezës.

Shëndrit: Në cilin kontinent ndodhet Egjipti? Në Azi. Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës? Kuku!"

Edisa, Juela, Rogerti dhe Mal nuk mundën të përgjigjeshin në pyetje bazike të letërsisë, gjeografisë apo historisë shqiptare, duke lënë një përshtypje të qartë: mungesa e përgatitjes dhe interesit për njohuri themelore.

Rogerti: Kush e ka shkruar poemën 'Lahuta e Malcis'? Doni me m'kap si malësor tash. S'e kam idenë. Në cilin qytet ndodhet Muzeu i Luvrit? Hajt po them Gjirokastra.

Mali:  Kush e shkroi "Iliadën" dhe "Odisenë"?  Kush? Kush? Kush? Kush? Cili është mali më i lartë në Shqipëri? Unë jo"

Edisa: Kush e shkroi 'Iliadën' dhe 'Odisenë'? Kemi ca vite pa i lexuar këto. Në cilin vit u shpall Pavarësia e Kosovës? Tani afër u shpall... në 2015-ën. Ndjesë kosovarëve se nuk e kemi marrë seriozisht. 15 shkurt është data. Kush e ka shkruar poemën 'Lahuta e Malcis'? Jo, jo! Qenkemi rëndë fare me librat" Cili është lumi më i gjatë në Shqipëri? Erzeni do thoja"

Juela: Kush është autori i veprës 'Gjenerali i Ushtrisë së vdekur'? Nuk ja kam idenë. Kush e ka shkruar poemën 'Lahuta e Malcis'? Nuk e di"

Miri: Në cilin vit u shpall Pavarësia e Kosovës? Në vitin 2007 Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës? Maria Tereza"

Analiza e përgjigjeve tregon një problem serioz: shumë prej VIP-ave të 2026 duket se nuk posedojnë njohuritë elementare që çdo individ në moshë madhore duhet t’i ketë. Gabimet më të shpeshta përfshijnë:

Përzierje e kontinenteve dhe vendeve.
Njohuri të gabuara për ngjyrat, historinë dhe letërsinë.
Konfuzion të autorëve të veprave klasike dhe figurave historike.

Për një audiencë që pritet të ndjekë dhe të përfaqësojë rininë shqiptare dhe të jetë një shembull, performanca e sotme është zhgënjyese. Duket se për shumë prej tyre, libri dhe informacioni bazë janë diçka e huaj, dhe ironikisht, testet që merren për t’u bërë “VIP” duket se nuk përgatitin për inteligjencë kulturore ose historike.

Në fund, testi i inteligjencës i sotëm shërbeu më shumë si një spektakël humori sesa një matës real i dijes. Por për banorët e BBVA 2026, mbetet pyetja: a do t’i marrin seriozisht publikisht këto rezultate, apo do t’i shfajësojnë me ndonjë justifikim tjetër.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan