SHOWBIZ

Nga Xhensila te Capital T dhe Bes Kallaku, VIP-at reagojnë për protestat në Tiranë

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Tetor 2026, 15:06
Nga Xhensila te Capital T dhe Bes Kallaku, VIP-at reagojnë për

Protestat në Tiranë kanë ndezur debat edhe në botën e showbiz-it shqiptar, ku artistët po reagojnë përmes mesazheve të forta në rrjetet sociale. Nga shqetësimi i Xhensila Myrtezajt për të ardhmen e fëmijëve të saj, te dënimi i dhunës nga Capital T dhe apeli i Bes Kallakut për të mos dëmtuar bizneset private, personazhet e njohur kanë zgjedhur të mos qëndrojnë indiferentë ndaj situatës.

Ndërsa Çiljeta Xhilaga ka ndarë një reflektim mbi botën ku do të dëshironte të jetonte, reagimet e tyre sjellin në vëmendje shqetësimet për të ardhmen, lirinë e protestës dhe pasojat e tensioneve në kryeqytet.

Xhensila Myrtezaj ka shprehur shqetësimin për atë që po ndodh në vend, duke u ndalur te pasiguria që përjetojnë të rinjtë dhe sakrificat e prindërve për t'u siguruar fëmijëve një të ardhme më të mirë.

“Sot më dhemb ajo që shoh në vendin tim. Më dhemb kur shoh të rinj që në vend të ëndrrave për të ardhmen, mbajnë mbi supe pasiguri, zhgënjim dhe frikën se nesër nuk do të kenë një vend këtu.

Më dhemb për prindërit që sakrifikojnë gjithë jetën për fëmijët e tyre. Për njerëzit që punojnë ndershmërisht dhe përsëri e kanë të vështirë të jetojnë me dinjitet.

Unë jam artiste. Jam nënë. Por mbi të gjitha jam qytetare e këtij vendi. Dhe nuk dua që një ditë fëmijëve të mi t’u duhet të largohen nga Shqipëria për të pasur atë që duhet të ishte e mundur këtu. Sepse një vend nuk është vetëm toka ku lindim. Është edhe shpresa që na jep për të qëndruar. Zëri i qytetarëve dhe i studentëve meriton të dëgjohet, jo të shuhet. Me zemër, me dhimbje dhe me shpresë për Shqipërinë tonë”, shkroi këngëtarja.

Capital T ka dënuar dhunën ndaj qytetarëve, duke theksuar se e drejta për të protestuar dhe për të shprehur lirisht mendimin nuk duhet të përballet me brutalitet.

“Dënojmë ashpër çdo akt dhune dhe brutaliteti policor ndaj qytetarëve. Dhuna nuk mund të jetë kurrë përgjigje ndaj protestës dhe shprehjes së lirë”, shkroi reperi.

Çiljeta Xhilaga ka ndarë një mesazh reflektues, përmes të cilit shpreh dëshirën për një botë më të drejtë, ku njerëzit të mos jetojnë me frikë dhe ku çdo fëmijë të ketë mundësinë të ndërtojë të ardhmen e tij.

“SA DO TË DOJA TË JETOJA NË NJË BOTË TJETËR...

Ndonjëherë e pyes veten...

A është vërtet kaq e vështirë të ndërtojmë një botë ku njeriu të mos ketë frikë nga njeriu?Një botë ku të mos lindim për të luftuar për mbijetesë, por për të zbuluar mrekullinë e të qenit gjallë.

Sa do të doja të jetoja në një botë ku paqja të mos ishte një ëndërr e njerëzve të lodhur, por gjendja natyrore e njerëzimit.

Ku askush të mos flinte i uritur, ndërsa diku tjetër ushqimi hidhet. Ku një fëmijë të mos trashëgonte varfërinë e prindërve, por mundësinë për të ndërtuar të ardhmen e vet.”

Ndërsa Bes Kallaku ka shprehur mbështetjen për protestat dhe përballjen me pushtetin, por ka kundërshtuar dëmtimin e pronës private dhe bizneseve, duke bërë thirrje që kauza e protestuesve të mos cenohet nga akte të tilla.

“Jam në krah të çdo proteste apo përballjeje me çdo pushtet. Por s’jam kurrsesi dakord me shkatërrimin e pronës apo biznesit privat të dikujt që e ka ngritur me gjak e me mund.

Studentët tanë nuk janë ata që dëmtojnë pronat private, që thyejnë e vjedhin. Studentët tanë duhet të jenë shpresa dhe e ardhmja e këtij vendi!

Mos lejoni që zëri i protestuesve të vërtetë të mbytet nga veprimet e atyre që nuk kanë asnjë lidhje me kauzën e protestës!

Stop dëmtuat bizneset!

Sepse pas çdo prone të dëmtuar mund të jetë sakrifica e një familjeje. Pas çdo padrejtësie nuk mund të krijojmë një padrejtësi tjetër.

Protestojmë për një Shqipëri më të mirë, por mos shkatërrojmë Shqipërinë që kërkojmë të ndryshojmë!”

Reagimet e artistëve vijnë në një kohë kur situata në kryeqytet vijon të jetë në qendër të vëmendjes publike, me diskutime mbi të drejtën për të protestuar, përdorimin e forcës dhe shqetësimet për të ardhmen e të rinjve shqiptarë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje