AKTUALITET

“Nuk e dinim a do të mbijetonim”, gazetarja rrëfen tmerret e luftës në Kosovë: Vëllai humbi të folurën nga trauma

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Mars 2026, 21:05
“Nuk e dinim a do të mbijetonim”, gazetarja rrëfen tmerret

Gazetarja Alba Alishani e ftuar në “S’e Luan Topi” rrëfeu kohën e luftës në Kosovë dhe momentin kur shtëpia e saj u bombardua nga forcat serbe. Alishani tha se mban mend çdo fraksion sekondi nga momentet kur shtëpia e saj po bombardohej dhe shpreh se ajo dhe familjarët e saj nuk e dinin a do të mbijetonin deri sa të zbrisnin në katin e parë. Ajo gjithashtu rrëfeu se si vëllai i saj i cili ishte foshnje në atë kohë, humbi të folurën për shkak të shpërthimeve dhe bombardimeve.

Pjesë nga rrëfimi:

Alba Alishani: Mbaj mend me përpikshmëri të frikshme gjithçka çfarë ka ndodhur ato ditë, sidomos ditën e sulmit të shtëpisë time me bomba. Mbaj mend çdo fraksion seksioni, çdo reagim, çdo fjali në vetëmbrojtje, daljen tonë në vrap. Frikën se derisa të zbrisnim në kat të parë, nuk do kishim më jetë. Vëllain tim që ishte vetëm pak muaj dhe nuk kishte nisur të ecte, të cilit i iku e folura nga shpërthimet dhe bombardimet dhe ishte një foshnjë që nuk e dinim a do t’i kthehej normalitetit, pinte vetëm qumësht, dhe qumështin nuk e pranonte më.

Mbaj mënd çdo detaj të asaj mbrëmje, që ka qenë shumë e gjatë për të thënë që ishte vetëm një natë. Ai ka qenë një cikël, u besoj ka ndikuar në ecurinë e jetëve tona, të secilit prej nesh, mua, familjarëve të mi dhe të gjithë Kosovës sepse ka pasur ngjarje edhe më tragjike dhe më dramatike se e jona. Unë e them shumë shpesh dhe i jam mirënjohëse zotit sepse them që ka qenë e shkruar, ne në jetë njerëzorë nuk u dëmtuam, megjithatë trauma mbetet dhe reflekton te individi si do që të jetë.

Çfarë ndjesie ke përpara një serbi sot?

Alba Alishani: Aty e kam të vështirë menaxhimin, e kam të vështirë të qenit korrekt profesionalisht. Kam pasur përballje, ti e di që mua më ka rekrutuar një grup amerikan që vinte nga CNN amerikan atë kohë. Aty u përballa aksidentalisht me kolegë, që ishin nga Serbia. Isha e detyruar të bashkëpunoja dhe të kisha komunikim. E kisha normal dialogun deri sa mora vesh përkatësinë e tyre etnike, më pas kisha një ngërç në komunikimin me ta.

Ju the që ishe nga Kosova?

Alba Alishani: Jua thashë me një ton proteste, që atyre nuk iu pëlqeu sigurisht. Ata kishin një lloj droje sepse ishin në vendin tim, ishin në Shqipërinë tonë. Kështu që ata në këtë rast kishin një lloj rezerve. Por e pashë që natyralisht nuk dialogoja dot me ta, pavarësisht se isha e detyruar.

Ka një lloj urrejtje brenda teje?

Alba Alishani: Jo nuk do doja ta ngarkoja shpirtin me urrejtje. Kam një lloj mllefi që nuk e pranoj dot. Dikur thoja për shembull se nesër fëmijëve të mi do jua trashëgoj këtë ndjesi, do jua mësoja historinë. Se ndonjëherë memoria është e shkurtër dhe unë besoj që duhet ë qëndrojë si një memorie e fortë historike, nuk duhet harruar. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?