Dy shoferë sherr me leva përballë Ministrisë së Brendshme, arrestohen nga policia
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...

Gazetari i njohur, Olti Curri, ka reaguar ashpër pas shpërndarjes së një videoje të tronditëse nga vendi i aksidentit në Pejë, ku shihet trupi i pajetë i Eldion Kelmendit. Curri ka kritikuar ashpër ata që xhiruan dhe shpërndanë pamjet, duke i quajtur përbindësha dhe kriminelë për sjelljen e tyre.
Në një video të postuar në kanalin e tij në YouTube, Curri shprehet se këta individë janë "përbindësha të rrjeteve sociale" dhe i dënon për shpërndarjen e pamjeve makabre, të cilat tregojnë një moment tragjik dhe të dhimbshëm për familjen e Kelmendit. "Njerëz që nuk duan t’ia dinë për fatkeqësinë e një të panjohuri, por marrin telefonin dhe xhirojnë skena makabre," tha ai, duke shtuar se edhe ai vetë kishte marrë video të tilla në inbox.
Reagimi i Curri-t vjen pas asaj që ai e cilëson si një mungesë totale respekti për ndjenjat e familjes së të aksidentuarit. Ai theksoi se ky është një moment i tmerrshëm që ndikon negativisht edhe më shumë në dhimbjen e familjes, pas vdekjes tragjike të dikujt të dashur. "Kushdo që xhiron dhe shpërndan pamje të tilla është kriminel. Dhe ata që e shpërndanë këtë video, që e bënë dhe e postuan, janë të tillë," u shpreh Curri.
Olti Curri theksoi se në rastet e aksidenteve, qytetarët duhet të ofrojnë ndihmën e parë dhe të shmangin veprime të papërgjegjshme si filmimi i ngjarjeve tragjike. "Kur ndodhin aksidente të tilla, nuk merret telefoni për të xhiruar. Duhet të rrijë në heshtje dhe të përpiqet të japë ndihmën e parë," theksoi ai.
Gazetari gjithashtu kërkoi përgjegjësi morale dhe etike nga ata që kanë akses në pamje të tilla, duke bërë thirrje që të mos shpërndahen këto materiale, pasi ato vetëm çojnë në shtimin e dhimbjes për familjet e viktimave. Ai e përfundoi reagimin e tij me një apel për më shumë përgjegjshmëri në përdorimin e rrjeteve sociale dhe një apel për ndihmën dhe mbështetjen e atyre që kalojnë tragjedi të tilla.
Reagimi i plotë nga Olti Curri:
“Dua të flas dhe të thellohem për sa u përket përbindëshave të rrjeteve sociale. Njëherë mendova t’i quaj kafshë, por jo, janë përbindësha të rrjeteve sociale; njerëz që nuk duan t’ia dinë për fatkeqësinë e një të panjohuri ose një personazhi të njohur, por marrin telefonin dhe xhirojnë skena makabre duke i shpërndarë me Snapchat e rrjete sociale. Madje mua më sollën në inbox.
Ma sollën në inbox një pamje të tmerrshme të vëllait të Gjestit të gjakosur dhe mora vesh se shumë personazhe të tjerë të showbiz-it e kanë marrë këtë video dhe ka qenë një moment i tmerrshëm, një moment i cili tregoi edhe njëherë tjetër për gjarpërinjtë, për përbindëshat, për njerëzit e ulët. Nuk do të doja të them ‘fëmijë’, sepse qoftë fëmijë qoftë i rritur, kush e ka bërë një gjë të tillë, unë kam përshtypjen që duhet ndarë në qenie superiore dhe inferiore, dhe ato ishin qenie inferiore, të cilët në një rast aksidenti, kur një djalë që s’i ka mbushur 18 vjet aksidentohet, duhet të vijë ndihma e shpejtë, duhet të vijë policia, ambulanca, një ndihmë nga njerëz rreth e qark.
Unë nuk e di çfarë guximi, nuk e di çfarë budallëku, jo guximi sepse nuk duhet guxim për një gjë të tillë, e shtyn një njeri nga kulmi i injorancës, paditurisë, pandjeshmërisë. Nuk e di se në çfarë stallash është rritur ajo familje, por që të bëjë një video dhe ta postoje dhe t’ia shpërndaje gazetareve të njohur, te një djaloshi i shtrirë përtokë i gjakosur, pamje makabre.
Unë këtë profesion e bëj nga viti 2001, ndoshta jemi mësuar me gjithçka, por në rastin konkret askush nuk mendoi për familjen. Çfarë do të mendojnë ata kur të shohin këtë video, pasi të ketë mbaruar ceremonia mortore dhe të jenë vetëm e të izoluar mes katër mureve me dhimbjen e tyre? E keni menduar ndonjëherë se ndoshta do t’ju ndodhte juve një gjë e tillë dhe dikush do të shpërndante videon e vëllait tuaj apo një familjari tuaj?! Jo.
Kur ndodhin aksidente të tilla, larg qoftë, nuk merret telefoni për të xhiruar, por rrihet në heshtje, përpiqet që të jepet ndihma, organizohet për të dhënë ndihmën e parë; kështu veprojnë njerëzit. Nuk e di si veprojnë përbindëshat, deri më erdhi në inbox një pamje e tillë dhe pashë se si veprojnë përbindëshat. Përbindëshat veprojnë kështu. Për çfarë? Kush je ti që xhiron? Ti je askushi, ti nuk je media; edhe sikur të ishte media, nuk lejohet nga ana etike, njerëzore, fetare.
Shoqëria shqiptare është e sëmurë. Unë kam përshtypjen që personat që e kanë shpërndarë atë video kanë dashur të kenë vëmendje, kanë dashur klikime: ‘shiko çfarë materiali kam unë për Gjestin’. Gjesti ka dalë nga Big Brother-i; Gjestit i është shembur bota. Gjesti tani është një njeri normal, nuk është më Gjesti me kupën e fitorese në dorë apo në garë. Ai është një njeri që është goditur nga fatkeqësia, ku e kishte pikën e tij më të vogël te vëllai i tij i vogël. Çfarë doni të thoni me atë video, përveçse jeni kriminelë? Po. Po ju që keni nisur atë video, që e keni bërë në radhë të parë, pastaj e keni postuar në Snapchat, pastaj e keni shpërndarë nëpër gazetarë të ndryshëm, ju jeni kriminelë, ju ose keni bërë krime, ose herët a vonë keni bërë krime. Por unë shpresoj që përpara se të bëni këto krime, Zoti t’ju paraprijë dhe të ndalojë dorën tuaj, sepse ju do të vazhdoni prapë këtë histori makabre, që është një gjë e jashtëzakonshme dhe është, një turp.
Unë shpresoj që personi që e ka bërë është një adoleshent i pashkolluar, i paformuar, injorant, dhe po ia lemë fajin familjes; mund të jetë një familje me dhunë. Unë mendoj më të keqen për familjen e atij personi, për atë person që e ka bërë një gjë të tillë. Unë kam të drejtë të mendoj se ai është një person i dhunuar nga i ati, nga e ema; nuk e di se çfarë situate. Çdo gjë mund të mendoj për një adoleshent që ka këtë edukatë. Një njeri që s’ka parë derën e shkollës, një njeri injorant që s’ka lexuar një libër, që s’ka parë një film, që s’di asgjë, vetëm të përdorë Snapchatin dhe rrjetet sociale. Unë kam të drejtë të mendoj se kemi të bëjmë me kulmin e injorancës njerëzore dhe për fat të keq ne u njohëm me këtë kulm pikërisht në një tragjedi të madhe për një njeri, mbi të gjitha me pas një personazh, një këngëtar që e njohëm më gjatë. Kjo që ka ndodhur me videon e shpërndarë të vëllait të Gjestit të gjakosur për tokë, gjeruar në momentin që ai kishte nevojë për ndihmë, por para se të marrë ndihmën, ju keni menduar ta xhironi, tregon edhe një herë tjetër se këtë veprim e ka bërë një dorë kriminale, një dorë që shpresoj edhe njëherë tjetër që Zoti ta ndalë dhe të mos ketë më shansin që të bëjë video të tilla. Po përdor shprehjen e popullit që thotë: ‘Tu thaftë dora”
Dasma e Selena Gomez me producentin Benny Blanco ka qenë kryefjala e të gjitha mediave rozë gjatë fundjavës, duke filluar me një...
Një skandal ka plasur në Spanjë, më saktësisht te skuadra e Real Madridit. Sipas raportimeve nga Spanja, mbrojtësi Fran Garcia ...
Justin Bieber ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe mediave pas një postimi të fundit në rrjetet sociale që duket se ka të b&...
Këngëtari Alban Skenderaj ka njoftuar se të gjitha biletat për koncertin e tij të planifikuar për datën 4 dhjetor në P...
Me hyrjen në sezonin e vjeshtës, kinemaja po sjell një valë filmesh të rinj për të gjithë shijet. Pas "blockbustereve" t...
Filmi One Battle After Another ka arritur sukses të jashtëzakonshëm, duke u bërë një nga titujt më të vlerësuar t...
Përfaqësuesi i Shqipërisë në kategorinë “International Feature Film” në edicionin e 98-të të ç...
Një ditë më parë iu dha lamtumira e fundit Eldion Kelmendit, vëllait të këngëtarit të njohur Gjesti. Ceremonia mo...
Këngëtarja me famë botërore, Selena Gomez, i ka dhënë fund beqarisë. Selena është martuar me producentin e njohu...
Në Pejë u mbajt sot ceremonia mortore e 15-vjeçarit Eldion Kelmendi, vëllait të reperit të njohur Gjesti, i cili humbi tragjik...