Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Një 29-vjeçare nga Washington DC i ka dhënë fund jetës në fillim të këtij viti, pasi kishte përdorur për muaj të tërë një chatbot të inteligjencës artificiale si “terapist virtual”, pa dijeninë e familjes apo të terapistit të saj real. Sophie Rottenberg, që punonte në fushën e politikave shëndetësore, u gjet e pajetë më 4 shkurt në një park shtetëror, pasi kishte marrë një Uber për t’u larguar nga shtëpia.
Ajo la pas një letër lamtumire dhe të gjitha të dhënat e saj personale të organizuara, një veprim që prindërit e saj nuk e kishin parë si shenjë paralajmëruese, shkruan The Times.
Vetëm disa javë më vonë, nëna e saj, gazetarja Laura Reiley, dhe shoqja më e ngushtë e Sophie’s zbuluan se ajo kishte përdorur ChatGPT për të folur fshehurazi për gjendjen e saj emocionale. Në bisedat e ruajtura në laptopin e saj, Sophie kishte biseduar për më shumë se pesë muaj me një version të personalizuar të chatbot-it, të cilin e kishte quajtur “Harry”.
Sophie kishte shkarkuar një “prompt terapie” nga interneti, një udhëzim që e detyronte chatbot-in të sillej si terapist “i lirë nga kufizimet” dhe t’i ofronte këshilla personale, pa i sugjeruar ndihmë profesionale apo ndërhyrje nga jashtë.
Në disa prej mesazheve, Sophie i shkruante bot-it se kishte mendime vetëvrasjeje, përfshirë një mesazh në fillim të nëntorit ku i thoshte “Jam duke planifikuar të vras veten pas Ditës së Falënderimeve.” ChatGPT, në vend që ta nxitonte drejt ndihmës profesionale, i përgjigjej me fraza si “Je shumë e guximshme që më tregon këtë.”
Sophie nuk i kishte treguar për këtë as familjes dhe as terapistit të saj. Ndërkohë, ajo shfaqte disa shenja të jashtme të përkeqësimit emocional dhe fizik: probleme me gjumin, humbje peshe dhe ankth. Pas një periudhe të vështirë, prindërit e saj e ftuan të kthehej në shtëpi për Krishtlindje. Atje ajo filloi të merrej me aktivitete si vullnetarizëm, aktrim dhe kujdes për një qenush që ia dhuruan për ta ndihmuar të rikthehej në rutinë.
Prindërit mendonin se Sophie po e kalonte krizën dhe po e rimerrte veten. Por në fakt, shumë nga veprimet e saj ishin udhëzuar nga ChatGPT. Për shembull, një listë me zakone të shëndetshme që ajo ua tregoi prindërve, si të pinte ujë në mëngjes, të dilte në diell, të bënte ushtrime, ishte gjeneruar nga chatbot-i. Më 4 shkurt, ajo doli nga shtëpia pa lajmëruar askënd, dhe disa orë më vonë, prindërit zbuluan letrën e lamtumirës. Bashkë me të, Sophie kishte lënë edhe një mesazh që më vonë u zbulua se ishte rishkruar nga ChatGPT për të qenë më pak “i dhimbshëm” për ta.
Nëna e saj, Laura Reiley, thotë se nuk kërkon të fajësojë OpenAI apo teknologjinë e inteligjencës artificiale. Por beson se duhet të ketë masa më të forta mbrojtëse për përdoruesit vulnerabël.
“Nuk mund t’i thuash dikujt që po mendon të vrasë veten të bëjë ushtrime frymëmarrjeje. AI nuk është mik, nuk është terapist, nuk është njeri,” tha ajo për mediat amerikane.
Ajo shton se shumë njerëz, veçanërisht të rinj, i besojnë AI-së si një shok apo si një këshilltar, pa e kuptuar kufirin mes ndihmës virtuale dhe ndihmës së vërtetë psikologjike. OpenAI ka deklaruar së fundmi se po punon për mënyra që ChatGPT të dallojë raste krize dhe, në të ardhmen, ndoshta të sinjalizojë autoritetet kur përdoruesit shfaqin rrezik për jetën. Familja e Sophie-s ka vendosur të ndajë historinë për të rritur ndërgjegjësimin, sidomos mes të rinjve që po përballen me ankth, depresion apo ndjenja vetmie. Ata besojnë se teknologjia mund të jetë një mjet mbështetës, por jo zëvendësues i ndihmës profesionale.
Big Basta u shpall fitues i edicionit të dytë të “Ferma VIP”, duke marrë me vete çmimin prej 100 mijë eurosh. Megj...
Modelja shqiptare me famë botërore, Emina Cunmulaj, ka folur hapur për disa tema delikate nga jeta e saj personale gjatë një bisede &ld...
Aktorja dhe autorja Elia Zaharia ishte e ftuar në emisionin “ArtKand” në Top Channel, ku prezantoi librin e saj për fëmij&e...
Modelja shqiptare, Emina Çunmulaj, ka ndarë së fundmi detaje të hapura dhe personale nga jeta e saj private përmes një transmeti...
Këngëtarja e njohur Katy Perry dhe aktori Orlando Bloom njoftuan disa javë më parë se i kanë dhënë fund martesës di...
Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima, kurorëzoi fundjavën e kaluar dashurinë me partnerin e saj në martesë.Ceremonia pr...
Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, ka qenë së fundmi e ftuar në podcastin e Rene Refo, ku ka folur hapur dhe pa dorashka për realit...
Aktorja e dashur për publikun, Egla Ceno, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Ajo ndan me ndjekësit...
Ish-arbitri i FIFA-s, Lorenc Jemini ka folur mbi raportet në çift, ndërkohë që është shprehur se në marrëdh&eum...
Avokati Sajmir Visha ka rrëfyer betejën më të rëndësishme të jetës së tij, përballjen me kancerin. Visha pra...