SHOWBIZ

Sot nata e dytë e Fest 64, 14 artistë do të performojnë në skenën e Festivalit të Këngës

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2025, 11:41

Sot nata e dytë e Fest 64, 14 artistë do të performojnë

Festivali i Këngës 64 vijon sonte udhëtimin e tij artistik me natën e dytë konkurruese, një mbrëmje që pritet të shpalosë jo vetëm rivalitetin muzikor, por edhe magjinë e surprizave që e bëjnë këtë festival një ngjarje të veçantë në jetën kulturore të vendit.

Mbrëmja do të çelet nga prezantuesja e festivalit, e cila do t’i dhurojë publikut një moment të veçantë artistik. Më pas 14 artisë do performojnë këngët e tyre në këtë natë të dytë.

Autorja e festivalit, Belioza Çoku, ka bërë të ditur se skena e Fest 64 do të ndriçohet sonte nga prania e një artisteje shqiptare me jehonë ndërkombëtare.

“Një surprizë do të hapë mbrëmjen, e sjellë nga prezantuesja e natës. Bëhet fjalë për një artiste shqiptare që ka prekur suksesin përtej kufijve dhe që do të na mahnisë me interpretimin e saj. Në fund të natës, një tjetër surprizë do të ngrihet nga salla për të na nderuar, jo vetëm me emrin, por edhe me zërin e saj të mrekullueshëm”, është shprehur Çoku.

Nata e parë e festivalit hapi siparin e garës me interpretimin e 14 artistëve, të cilët sollën në skenë ngjyra të ndryshme muzikore dhe emocione të forta, duke i dhënë festivalit ritmin dhe frymën e një gare të denjë artistike.

Në këtë natë shpalosën talentin e tyre duke emocionuar publikuan e duke mbajtur mbwrthyer para ekranit të RTSH gjithë shqiptarët: Rigersa Loka, Lorenc Hasrama, Sara kapo, Sheila, Kleansa Su sa, Gresa Gjoçera  &  Bledi Kaso, Rezarta Smaja, Ghiti, Lynx, Erand Sojli, Inis Neziri, Kimi, Alis, Enxhi Nasufi.

Vlerësimi i këngëve i është besuar një jurie të përbërë nga personalitete të shquara të artit, muzikës dhe medias: Belinda Budini, Valentin Veizi, Anila Basha, Zef Çoba, Olen Çezari, Bleona Qereti dhe Ramë Lahaj.

Në dy netët konkurruese, juria do të përzgjedhë dhjetë këngët që do të udhëtojnë drejt natës finale, aty ku do të vendoset fati i çmimit të madh.

Fituesi i Festivalit të Këngës 64 do të shpallet përmes një bashkimi votash: 50 për qind vlerësimi i jurisë dhe 50 për qind vota e publikut përmes SMS-ve, duke fituar kështu të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.

Një nga momentet më kulminante erdhi nga moderatorja Arilena Ara, e cila përmes një monologu të ndjerë, kushtuar nënës së saj, u shfaq e përlotur në skenë. Artistja ndau me publikun copëza të historisë së saj personale, në një rrëfim intim që u prit me duartrokitje të gjata dhe emocione të forta në sallë.

Në kahun tjetër, energjia shpërtheu me ngjitjen në skenë të Kroni Pulës. Me këngën “Fruta Perime”, që përfaqësoi Shqipërinë në Junior Eurovision, ajo solli në Fest 64 gjallërinë dhe dinamizmin e skenave ndërkombëtare, duke u kthyer në një nga pikat më entuziaste të spektaklit.

Mbrëmja u përmbyll me performancën speciale të Vlashent Satës, i cili i vendosi vulën një nate me përmasa të larta artistike dhe ndjeshmëri muzikore.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan