SHOWBIZ

U fejuan në majën e Empire State Building, si ia doli çifti të mashtronte sigurinë e një prej kullave më të ruajtura në botë

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Korrik 2026, 17:38
U fejuan në majën e Empire State Building, si ia doli çifti

Ajo e kishte thënë edhe në dokumentarin e Netflix "Skywalkers: A Love Story" se dashuria është si lartësitë, se frika nuk ikën kurrë thjesht mëson ta përballosh. Të enjten, Angelina Nikolau, 33 vjeçe, dhe partneri i saj Ivan Kuznetsov, 32 vjeç, e çuan këtë filozofi në ekstrem, duke u ngjitur në majën e Empire State Building, rreth 443 metra mbi rrugët e Nju Jorkut. Në majën e kullës ikonike, çifti shpalosi një pankartë të zezë me mbishkrimin: "Kur fuqia e dashurisë mposht dashurinë për pushtetin, bota njeh paqen", ndërsa Ivan i propozoi Angelinës për martesë.

Romanca spektakolare zgjati pak. Vetëm një ditë më vonë, të dy dolën para gjykatës në Manhattan, të akuzuar për disa vepra penale, përfshirë hyrje të paligjshme, rrezikim të jetës së të tjerëve dhe dëmtim të pronës. Pyetja që ngriti gjithë Nju Jorkun ishte: si arritën të depërtonin në një nga ndërtesat më të ruajtura në botë, në një kohë kur qyteti kishte masa të shtuara sigurie për shkak të aktiviteteve të shumta publike?

Sipas hetuesve, plani ishte përgatitur me kujdes. Çifti bleu bileta për platformën panoramike të katit të 86-të rreth orës 21:00 të së martës, pak para mbylljes së hyrjes për vizitorët. Ata kaluan normalisht kontrollin e sigurisë me skanerë dhe kontroll të çantave, njësoj si miliona turistë që vizitojnë çdo vit Empire State Building.

Por në vend që të largoheshin pas përfundimit të orarit, ata u fshehën brenda kompleksit të observatorit. Hetuesit besojnë se kaluan natën në një dhomë mirëmbajtjeje, duke pritur derisa godina të zbrazej plotësisht. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se në orët e para të mëngjesit çifti doli nga vendi ku ishte fshehur dhe hyri në zonat e rezervuara për personelin teknik. Për të arritur deri te maja, atyre iu desh të kalonin disa pika sigurie.

Sipas autoriteteve, Ivan përdori mjete pune për të liruar kabllot metalike që bllokonin hyrjen në shkallë. Më pas, ata anashkaluan portën mbrojtëse dhe prenë dy dryna sigurie për të vazhduar drejt antenës transmetuese në majë të ndërtesës.

Prokuroria thotë se rruga drejt antenës kalonte në disa zona me akses të kufizuar, përfshirë katin e 103-të, ku normalisht mund të hyhet vetëm me kartë elektronike sigurie. Hetuesit po verifikojnë nëse dy influencerët e kishin studiuar më parë ndërtesën dhe nëse kishin bërë vizita të tjera për të mësuar skemën e sigurisë.

Ngjitja nuk kaloi pa u vënë re. Pak pas mesditës mbërriti telefonata e parë në numrin e emergjencës 911. Për shkak se antena transmetonte sinjale radio me fuqi të lartë, të rrezikshme për trupin e njeriut, autoritetet u detyruan ta çaktivizonin për rreth 30 minuta përpara se oficerët e njësisë speciale të Policisë së Nju Jorkut të mund t'u afroheshin.

Me pajisje sigurie dhe litarë, efektivët u ngjitën deri në majë të kullës, ku u kërkuan dy të rinjve të qëndronin në vend. "Qëndroni aty ku jeni. Nuk mund të jeni këtu lart", dëgjohet të thotë një prej oficerëve në kamerën trupore të publikuar nga policia.

Sipas aktakuzës, dëmtimi i një dere sigurie në katin e 104-t kushtoi rreth 2 mijë dollarë. Hetuesit dyshojnë se qëllimi i gjithë operacionit ishte të tërhiqnin sa më shumë vëmendje në rrjetet sociale dhe të përfitonin financiarisht nga fama, si edhe të siguronin materiale për një dokumentar të ri. Avokati i çiftit, Jason Krinsky, tha se klientët e tij janë akuzuar më rëndë seç duhet, por nuk dha detaje të tjera, duke shtuar me humor: "Duhet t'i japësh pak meritë për mënyrën si bëri propozimin."

Ndërsa Policia e Nju Jorkut ishte shumë më e ashpër në reagim. "Ka pasoja për veprime të tilla", deklaroi shefi i policisë Michael LiPetri. Pas daljes nga gjykata, gazetarët e pyetën Ivan Kuznetsovin pse kishin zgjedhur pikërisht mesazhin e pankartës që shpalosën në majë të Empire State Building.

"Sepse ne besojmë te dashuria", u përgjigj ai shkurt.Më pas, të dy u larguan dorë për dore drejt një stacioni metroje në Manhattan dhe, të ndjekur nga kamerat, u ndalën në shkallë për të shkëmbyer një puthje të gjatë, duke mbyllur një histori që nisi në majën e një prej ndërtesave më të famshme në botë dhe përfundoi në sallën e gjyqit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan