Protestës masive që po zhvillohet në kryeqytet po i bashkohen edhe shumë qytetarë nga rrethet.
Një protestues i ardhur nga Vlor...
SHOWBIZ
Vit i ri, hatërmbetje të vjetra! Mos Dafina iu rikthye dramës me Tayna-n?
PiranjatPërditësimi i fundit 13 Janar 2026, 17:23
Dafina duket se nuk lodhet së iu kthyeri konflikteve të vjetra, të paktën këtë vërtetoi me veprimin e fundit. Prej saj u ripostua një video e publikuar nga një përdorues i TikTok, ku komentet negative për Taynën nuk ishin kursyer.
Të parët që e raportuan këtë veprim të saj ishin moderatorët e "Uëtëfë".
Tayna shfaqet duke kënduar "Another Love" të Tom Odell, dhe krahas saj është vendosur një shkrim i shkurtër prej personit që e ka publikuar duke mos kursyer një sërë mendimesh që ai/ajo ka për të si artiste.
"E kuptojmë që ke shumë qejf të këndosh, por për të qenë shumë të sinqertë, nuk ka zë më acarues në estradë. Nuk ka vokal dhe as teknikë e stabilitet të zërit në këndimi. Po përpiqet, por disa gjëra janë të lindura vajzë, më vjen keq. Për këngën "rap" është e para," shkruhet mbi video.
Ky postim mori edhe më shumë vëmendje pasi Dafina e ripostoi. Edhe pse siç duket, pak më vonë u hoq, asgjë nuk i ka shpëtuar ndjekësve, të cilët vërshuan në komente.