SOCIALE

2 Tetori/ Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Tetor 2025, 11:13
2 Tetori/ Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës

Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës, është përcaktuar në 2 Tetor të çdo viti, pasi ajo datë është ditëlindja e Mahatma Gandhi, udhëheqës i lëvizjes për pavarësi në Indi dhe pionier i filozofisë dhe strategjisë së “Jo-dhunës!”.

Gandi përdorte metoda civile, paqësore, për t’i mbijetuar pushtimit britanik. Pavarësisht se ka qenë në burg disa herë, asgjë nuk e nxiti atë të heqë dorë nga format paqësore, të cilat rezultuan në pavarësinë e Indisë. Gjithashtu, Gandi ka nxitur krijimin e marrëdhënieve të shëndetshme ndërmjet njerëzve të feve dhe etnive të ndryshme, duke respektuar të drejtat e grave dhe reduktuar varfërinë.

Rezoluta  A/RES/61/271 e 15 qershorit 2007, vendosi ta caktojë këtë ditë si një rast për të përforcuar mesazhet kundër dhunës, duke përfshirë edukimin dhe ndërgjegjësimin publik. Kjo rezolutë, riafirmon “rëndësinë universale të parimeve kundër dhunës dhe dëshirën për siguruar kulturën e paqes, tolerancës, të të kuptuarit dhe jodhunës”.

Kjo ka vlerë edhe për kundërshtarët tanë, për armiqtë, ku gjuha e arsyes, e gjetjes së pikave të përbashkëta të interesit mund të sigurojë kulturën e dialogut dhe  përmbushjen e qëllimeve.

Dhuna fizike, për fat të keq, ende përdoret për arritjen e shumë qëllimeve, si në planin individual dhe atë social apo politik.

Në këtë ditë promovohet që, transformimi social ose politik mund të arrihet pa përdorimin e ndonjë lloj dhune. Studiuesit e kanë quajtur teorinë e “Jo-dhunës!” si “politika e njerëzve të rregullt”, të cilët nuk kanë qasje në instrumentet e dhunës, përfshirë edhe armët.

Në fakt dhuna, ka pasojë dhunën. Kjo shpesh kthehet në një rreth vicioz që nuk mbaron kurrë.

Zakonisht “Jo-dhuna” është përdorur gjerësisht në të gjithë botën si një mënyrë për të përmbushur kauza madhore apo për të arritur drejtësi sociale; është sinonim me pacifizmin që beson në arsyen e shëndoshë të njerëzve të civilizuar në zgjidhjen e konflikteve dhe që po aplikohet gjerësisht që pas gjysmës së dytë të shekullit të 20-të.

Ndonjëherë mbrojtësit e vijës së ashpër (revolucionarët) e shikojnë Jo-dhunën si dobësi. Nuk është e vërtetë. Bazuar në fakte, është ekzaktësisht e kundërta. Ajo kërkon kurajo dhe forcë, sensibilizim dhe pjesëmarrje aktive.

Është shumë e rëndësishme që në familje dhe institucione të edukimit (formimit të personalitetit), të promovohet kultura e tolerancës, e Jo-dhunës, veçanërisht për fëmijët dhe adoleshentët.

Duhet rrënjosur bindja se dhuna nuk duhet të tolerohet nga askush, pavarësisht moshës, sfondit (rrethanave) apo problemeve. Kjo ka vlerë të përhershme, si në kohë krizash (lufte) apo paqeje.

Shoqëria civile, por edhe media mund të luajnë një rol të dobishëm në këtë drejtim.

Toleranca ka nevojë për motivim dhe durim, për vetëkontroll dhe synon të promovojë qasje dhe shanse të barabarta.

Koncepti i Jo-dhunës do të jetë i largët përsa kohë priremi nga individualizmi agresiv (egoja e sëmurë) ku ambicia pozitive për të arritur perfeksionimin shndërrohet në një betejë të paprinciptë, prish raportet e bashkëjetesës brenda grupit,  parimet “marr” dhe “jap”, komponenten sociale të kompromisit dhe mirëqenies.

Pavarësisht ndryshimeve, unicitetit të qenieve që përfaqësojmë është e rëndësishme që të gjithë shoqërinë ta konsiderojmë si një familje të madhe dhe të kujdesemi sistematikisht për njëri -tjetrin.

“Nëse dikush ka nxjerrë në pah anën tënde të dhunshme, atëherë ai di si të të  manipulojë. E vetmja gjë që nuk mund të manipulohet është paqja dhe qetësia”- John Lennon

“Ne nuk kemi nevojë për armë që të sjellim paqen. Kemi nevojë për dashuri e dhembshuri”-Nënë Tereza

“Mungesa e dhunës çon në etikën më të lartë, e cila përbën edhe qëllimin e të gjithë evolucionit. Përderisa të ndalohet së dëmtuari qeniet e tjera, njerëzit janë thjeshtë egërsira” Thomas Edison

 “Paqja e qetësia  është më efektive se dhuna”

“Dhuna krijon probleme me ligjin e me gjerë. Paqja zgjidh probleme”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan