Finlanda do t'i bashkohet mbrojtjes bërthamore të Macronit
Finlanda ka vendosur t’i ” bashkohet” armës parandaluese bërthamore “të përparuar&rd...
Finlanda ka vendosur t’i ” bashkohet” armës parandaluese bërthamore “të përparuar&rd...
Në fshatin Neviçisht vetëm pak km larg Korçës këtë 14 shtator dyert e shkollës nuk u hapën. Shkak ësht&...
Një tjetër shkollë nuk arriti dot të hapte dyert këtë shtator në qarkun e Korçës. Shkolla fillore e Eçme...
Futbollisti i famshëm, Kylian Mbappe, ka thyer heshtjen në një intervistë të bujshme të dhënë këtë javë...
Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka zbuluar se ka marrë oferta politike nga subjekte të ndryshme, por ka vendosur të vijojë aktivit...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, ka reaguar pas publikimit të një videoje ku shfaqet një punonj...
Një tjetër aksident është shënuar sot në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër. Një automjet ka dal&eum...
Gazetari i News24, Osman Stafa, është kërcënuar me vdekje përmes një mesazhi të dërguar në llogarinë e tij n...
Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar deklaratat bombë të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj se qeveria Rama b&e...
Policia e Fierit ka vënë në pranga, dajën e deputetes së PS, Zegjine Çaushi, pasi Bledar Bakaj dyshohet se plagosi me drap&eum...

Shqipëria po dështon angazhimet e saj për të rritur aftësitë arsimore në moshat e rritura 25-64 vjeç. Në vitin 2024 vetëm 1.6% e kësaj grup-moshe morën pjesë në programe trajnimi dhe aftësimi, shumë larg objektivit të Bashkimit Evropian prej 47% për vitin 2025.
Kjo ecuri në arsimin e të rriturve në vendin tonë u dha në raportin e fundit të Fondacionit Evropian të Trajnimit (ETF) për vitin 2026.
Raporti evidentoi një seri mangësish që pengojnë zhvillimin e kapitalit njerëzor. Edhe pse kuadri strategjik është pasuruar me dokumente si Strategjia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi 2023–2030, zbatimi i tyre ndeshet me pengesa të shumta. Aktualisht, Shqipëria nuk ka një ligj të dedikuar për arsimin e të rriturve, çka çon në një fragmentim të përgjegjësive mes ministrive dhe institucioneve, duke krijuar vonesa në koordinimin e politikave kombëtare, vuri në dukje ETF.
Një nga pikat më kritike mbetet shkalla ekstreme e ulët e pjesëmarrjes së të rriturve në proceset mësimore, ku shifra prej 1.6% tregon për një distancë alarmante nga mesatarja dhe objektivat e Bashkimit Evropian.
Sipas raportit, kjo mospjesëmarrje vjen nga mungesa e një kulture të mirëfilltë për mësimin gjatë gjithë jetës, por edhe nga barrierat financiare dhe koha e kufizuar e individëve në moshë pune. Po kaq shqetësuese janë edhe aftësive digjitale, pasi mbi 50% e popullsisë së rritur nuk zotëron njohuritë minimale teknologjike, një mangësi që e bën forcën e punës të papërgatitur për sfidat e ekonomisë moderne dhe automatizimin e proceseve.
Sistemi i arsimit profesional, ndonëse në qendër të reformave, vuan nga një shpërndarje e pabarabartë gjeografike, ku qendrat e trajnimit janë të përqendruara thuajse tërësisht në Tiranë dhe Durrës. Ky organizim sipas ETF -së lë jashtë vëmendjes zonat rurale dhe qytetet e vogla, ku papunësia është shpesh më e lartë dhe mundësitë për riaftësim janë pothuajse jo-ekzistente.
Për më tepër, infrastruktura aktuale e trajnimeve është e vjetruar dhe nuk u përgjigjet kërkesave specifike të industrive në rritje, si energjia e gjelbër apo shërbimet e avancuara të TI-së, duke krijuar një hendek të madh mes asaj që ofrohet dhe asaj që kërkon tregu.
Në aspektin financiar, sistemi është i paqëndrueshëm dhe i varur në masë të madhe nga financimet e huaja dhe projektet e donatorëve, pa pasur një linjë buxhetore të konsoliduar shtetërore që garanton vazhdimësinë.
ETF referon se Bashkitë, megjithëse kanë përgjegjësi për arsimin në nivel lokal, rrallëherë nuk akordojnë fonde specifike për arsimin e të rriturve, duke e lënë këtë sektor në periferi të prioriteteve lokale. Gjithashtu ka shumë mangësi për certifikimin e aftësive të fituara në rrugë informale, çka penalizon punëtorët me përvojë që të mos kenë diploma.
Emigracioni i vazhdueshëm i moshave të reja dhe plakja progresive e popullsisë, krijojnë një presion të dyfishtë për mësimin gjatë gjithë jetës. Nga njëra anë ikja e trurit dhe nga ana tjetër nevoja për të mbajtur në punë moshat e vjetra përmes riaftësimit.
Megjithatë, programet aktuale nuk janë të adaptuara për nevojat specifike të të moshuarve apo grupeve të margjinalizuara, të cilët përballen me barriera shtesë në akses. ETF vë në dukje se, sistemi i monitorimit dhe vlerësimit të cilësisë është gjithashtu i dobët, me të dhëna të fragmentuara që nuk lejojnë një analizë të mirëfilltë të impaktit të trajnimeve në punësim.
Sipas ETF-së mungesa e stimujve fiskalë për bizneset që investojnë në trajnimin e punonjësve të tyre është një tjetër mangësi që dekurajon sektorin privat të bëhet pjesë aktive e zgjidhjes.
Pa një ndërhyrje radikale që përfshin unifikimin e bazës ligjore, rritjen e investimeve publike, digjitalizimin e kurrikulave dhe shtrirjen e shërbimeve të orientimit në karrierë në çdo bashki, Shqipëria rrezikon të mbetet me një forcë pune të pakualifikuar, thekson analiza e ETF. Kjo jo vetëm që ngadalëson rritjen ekonomike, por vë në pikëpyetje edhe aftësinë e vendit për të përmbushur kriteret e anëtarësimit në BE, të cilat bazohen pikërisht te dija dhe aftësitë./ Monitor
Çmimet e karburantit në Gjermani tashmë janë larguar ndjeshëm nga kulmi i javës së kaluar. Kjo kur që nga fi...
Plaga e shpopullimit ka prekur edhe fshatin Piskovë në Përmet. Dikur me mbi 200 familje, sot në Piskovë kanë mbetur vetëm rre...
Përveç kryeqytetit, reduktimi i transportit publik ka vijuar ditën e sotme edhe në rrethe. Kryetari i Shoqatës së Transportit U...
Kjo është gjendja e pallatit numër 16 në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës. Objekti dykatësh &eu...
Të dhëna të reja nga Indeed tregojnë një ndarje të fortë mes brezave në mënyrën si amerikanët e vlerë...
Banorët dhe të afërmit e personave që humbën banesat nga zjarri që ‘përpiu’ pallatin shumëkatësh, kan...
Në 10 vitet e fundit Shqipëria i është afruar BE-së me çmimet e larta më shpejt se çdo vend i Rajonit të Ball...
Mungesa e punonjësve ka shtuar presionet në tregun e punës sidomos pas pandemisë duke nxitur rritjen e pagave si në sektorin shtetë...
Vetëm një në tre familje që marrin ndihmë ekonomike po përfiton edhe subvencionin për energjinë elektrike, duke nxjerr&e...
Fshati Jazxhias në Lushnjë prej më shumë se 35 vitesh është lënë në harresë nga pushteti vendor. Banorët ...