Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANA- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mbajti sot të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.75%. Në fjalën e tij pas mbledhjes së sotme, Guvernatori, Gent Sejko, tha se ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri pozitive në gjysmën e dytë të vitit. Aktiviteti ekonomik ka vijuar të rritet, inflacioni mbetet i ulët dhe nën kontroll, tregjet financiare shfaqen relativisht të qeta, ndërsa ritmet e rritjes së kredisë janë të larta.
Në tërësi, sipas tij, rritja ekonomike e gjysmës së dytë të vitit vlerësohet të ketë ruajtur tipare të ngjashme – si nga këndvështrimi sektorial dhe nga ai i kërkesës agregate – me ato të gjashtëmujorit të parë. Kjo rritje vlerësohet të jetë ushqyer nga zgjerimi i konsumit, i investimeve dhe i eksportit të shërbimeve, dhe të jetë pasqyruar në zgjerim të aktivitetit në sektorin e shërbimeve dhe të industrisë.
“Zgjerimi i kërkesës për mallra e shërbime ka vijuar të pasqyrohet në rritje të pagave e të punësimit. Sipas të dhënave të INSTAT-it, pagat mesatare në sektorin privat u rritën me 5.4% gjatë tremujorit të tretë, duke shënuar një ngadalësim të lehtë krahasuar me tremujorin paraardhës. Ky ngadalësim tregon një lehtësim të presioneve në tregun e punës dhe është premisë për një ecuri më të qëndrueshme të çmimeve dhe të inflacionit në të ardhmen.
Në aspektin makroekonomik, rritja ekonomike vijon të mbështetet nga rritja e të ardhurave të disponueshme, bilancet e shëndetshme financiare të bizneseve dhe familjeve, kushtet e favorshme financiare, si dhe optimizmi për të ardhmen. Kjo bazë e gjerë faktorësh sugjeron vijimin e trendeve pozitive edhe në të ardhmen,” tha Sejko.
Duke komentuar qëndrueshmërinë e inflacionit pranë nivelit të 2%, Guvernatori tha se ecuria e inflacionit gjatë vitit 2024 ka pasqyruar reduktimin e shpejtë të inflacionit të importuar, normalizimin gradual të pritjeve për rritjen e çmimeve nga agjentët ekonomikë, si dhe nivelet relativisht të qëndrueshme të inflacionit të brendshëm. Në një këndvështrim më të detajuar, rënia e inflacionit të importuar gjatë tremujorit të parë dhe nivelet e ulëta të tij gjatë pjesës së mbetur të vitit janë diktuar nga ecuria e ngjashme e këtij treguesi në partnerët tanë tregtarë, nga çmimet e ulëta të artikujve bazë në tregjet botërore, si dhe nga forcimi i mëtejshëm i kursit të këmbimit. Nga ana tjetër, nivelet relativisht të qëndrueshme të inflacionit të gjeneruar brenda ekonomisë sonë kanë pasqyruar kërkesën e lartë për mallra e shërbime dhe rritjen e shpejtë të pagave dhe të kostove të prodhimit.
Sejko tha se tregu financiar ka pasqyruar sinjalet e politikës monetare, duke shfaqur prime të ulëta rreziku dhe norma të favorshme interesi. Lehtësimi i politikës monetare ka ndikuar të gjitha segmentet e tregut, duke ulur kostot e financimit për qeverinë, familjet dhe bizneset shqiptare. Përveç politikës monetare, kushtet e favorshme të financimit tregojnë gjithashtu edhe përqasjen pozitive të sektorit bankar ndaj kreditimit. Kjo qasje është nxitur nga likuiditeti i bollshëm, rreziku i ulët i kredisë, dhe klima pozitive e besimit në ekonomi.
“Mjedisi akomodues financiar dhe kërkesa e qëndrueshme nga familjet dhe bizneset kanë gjeneruar një rritje dinamike të kredisë gjatë vitit 2024. Në muajin tetor, kredia për sektorin privat shënoi një rritje prej 15.4%. Zhvillimet në kreditim vijojnë të shfaqin disa tipare pozitive. Së pari, rritja e kredisë është me bazë të gjerë, duke mbuluar nevojat për financim si të familjeve dhe të bizneseve. Së dyti, kredia në Lekë po rritet me ritëm më të shpejtë se kredia në valutë, duke zgjeruar peshën e portofolit të Lekut në totalin e kredisë. Kjo tendencë rrit efektivitetin e politikës monetare dhe zbut rreziqet për stabilitetin financiar. Së treti, cilësia e kredisë mbetet e mirë, sikurse ilustrohet nga raporti i kredisë me probleme ndaj totalit, i cili qëndron në nivelet më të ulëta që nga viti 2008,” tha Guvernatori.
Në përditësimin e pritjeve për të ardhmen, Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se ato nuk kanë pësuar ndryshime të mëdha në tremujorin e fundit 2024. Në skenarin bazë, Banka e Shqipërisë pret një rritje të mëtejshme, të qëndrueshme e të vazhdueshme të aktivitetit ekonomik, të shoqëruar me rritje të punësimit e të pagave. Ritmi i rritjes ekonomike pritet të luhatet pranë potencialit në horizontin afatmesëm, duke mundësuar një shfrytëzim të plotë të kapaciteteve prodhuese dhe një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Këshilli Mbikëqyrës gjykon se kushtet monetare aktuale janë të përshtatshme për kthimin e inflacionit në objektiv gjatë viti të ardhshëm dhe ofrojnë një premisë të mirë për respektimin e inflacionit në horizontin afatmesëm./ Monitor
Foto TIRANË- Blogerja, Klea Prenga ka reaguar së fundmi në lidhje me intervistën e Antonela Berishës në emisionin “Goca...
Dashi Humori juaj do jetë i zi gjatë kësaj dite dhe nuk do arrini dot ta përmbani veten sado të mundoheni. Nëse keni një l...
Dashi Gjatë kësaj dite do jeni më të vendosur dhe do keni imagjinatë të zhvilluar. Nga ana tjetër do keni edhe fat me shum...
Dashi Sido që të vijnë punët gjatë kësaj dite mirë është të mos ndikoheni nga të tjerët për ...
Dashi Dita e sotme nuk do jetë një nga ato më të lumturat për të cilën keni shpresuar. Nëse keni një lidhje, mun...
TIRANA- Deri në fund të vitit 2023, stoku i investimeve të huaja direkte nga vendet e Bashkimit Europian në Shqipëri arriti në g...
TIRANA- Rritja e depozitave në vitet e fundit ka qenë më e ngadaltë në raport me rritjen ekonomike. Kjo ka bërë që Shq...
Dashi Do e urreni rutinën gjatë kësaj dite dhe do bëni të pamundurën për ta ndryshuar atë. Thojini gjërat si i ndj...
TIRANA- Gjatë vitit 2023, inflacioni mesatar ishte 4.7%, por për disa produkte bujqësore që janë baza e shportës rritja e &ccedi...
TIRANA- Normat e interesit të euros në tregjet ndërkombëtare po vazhdojnë tendencën rënëse dhe kanë prekur nivele...