Raporti që rrëzon propagandën e Ramës/ Shqipëria në rënie për demokracinë dhe shtetin e së drejtës
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...

TIRANË- Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar me ulje pritshmërinë për rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2023. Sipas BERZH, ekonomia e Shqipërisë pritet që të zgjerohet në 2.5% këtë vit duke u ulur me 0.5% në krahasim me projeksionin e muajit shtator.
BERZH, në projeksionin e muajit shkurt, të publikuar sot(16 shkurt), thekson se në vitin e ardhshëm ekonomia e Shqipërisë do të zgjerohet në 3.3%. Parashikimi i rritjes ekonomike të bankës për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor në 2023-shin është ulur me 0.8% në 2.2%.
Sipas BERZH, inflacioni i lartë do të zgjasë më shumë se çfarë pritet në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore. Rritja do të mbetet gjithashtu e dobët në Europën Lindore, me vetëm 1.6 për qind, dhe në vendet anëtare të BE-së të Europës Juglindore, me 1.5 për qind.
Raporti thekson se vendet në rajon kanë qenë ndër vendet më të prekura nga ndikimi ekonomik i pushtimit rus të Ukrainës, me rritje të çmimeve shumë mbi mesataren e BE-së.
Kryeekonomistja e BERZH, Beata Javorcik vuri gjithashtu në pikëpyetje aftësitë e komunikimit të bankierëve qendrorë të rajonit, të cilat mund të minojnë besimin e publikut në kapacitetin e zyrtarëve për të vënë nën kontroll inflacionin.
“Normat e interesit janë mjeti kryesor në luftimin e inflacionit, por mjeti i dytë më i rëndësishëm është komunikimi me publikun dhe ndikimi i pritshmërive”, tha ajo.
Që kur sulmi rus ndaj Ukrainës shkaktoi një rritje të çmimeve të energjisë dhe ushqimeve një vit më parë, BERZH thekson se vendet e Europës Qendrore dhe Lindore kanë luftuar me inflacionin në nivele të papara që nga vitet 1990. BERZH pret që ekonomia e Rusisë të tkurret me 3 për qind këtë vit./GazetaSi
Qeveria pritet që shumë shpejt të bëjë fakt rritjen e pagës minimale në 40 mijë lekë, nga 34 mijë lekë ...
TIRANË- Enti Rregullator i Energjisë miratoi këtë të enjte çmimin 10 lekë për çdo kilovat që HEC-et e vo...
Aksidentet rrugore kanë vijuar tendencën e tyre rënëse të ndjekur gjatë vitit 2022 edhe në muajin e parë të 2023-...