Shkodranët e njohin si “molla e artë”, por prej disa javësh e gjithë Shqipëria po e paguan domaten sikur të ishte flori. Ironikisht, ajo që shumica e shqiptarëve e konsiderojnë zarzavat, në fakt është frut që sot rezulton ndër më të shtrenjtit në treg.
Në tregjet e pakicës, një kilogram domate po shitet nga 400 deri në 450 lekë, ndërsa varietetet si domatja qershi kanë arritur deri në 700–800 lekë për kilogram. Prilli zakonisht konsiderohet një nga periudhat më të mira për domaten vendase. Prodhimi nga serat sjell rritje të ofertës dhe, për rrjedhojë, çmime më të ulëta në tezga. Por këtë vit po ndodh e kundërta.
Në janar, domatja e vendit kushtonte rreth 170 lekë/kg, ndërsa ajo e importit 270–300 lekë/kg. Sot, domatja vendase ka arritur çmimin e importit, ndërsa krahasuar me një vit më parë domatja është shtrenjtuar më shumë se dyfish.
Rritja e çmimit nuk kufizohet vetëm në tregjet e pakicës. Edhe në shumicë, çmimi i domates ka pësuar një kërcim të fortë, duke sinjalizuar se presioni vjen që nga burimi. Sipas të dhënave nga Portali i Fermerit, një kilogram domate vendi po tregtohet nga 270 deri në 300 lekë në pikat e grumbullimit.
Në tregjet kryesore, çmimet kanë kaluar kufirin e 250 lekëve për kilogram. 270 lekë në Tiranë dhe Fier, 280 lekë në Vlorë, 290 lekë në Korçë dhe deri në 300 lekë në Gjirokastër. Këto çmime në shumicë po përkthehen drejtpërdrejt në çmime edhe më të larta për konsumatorët, duke e thelluar hendekun mes fermës dhe tryezës.
Edhe domatja e importit po tregtohet me çmime të larta në shumicë, duke varuar nga 280 deri në 300 lekë për kilogram. Konkretisht, në tregjet e Tiranës dhe të Farkës çmimi arrin në 280 lekë/kg, në Fier 300 lekë/kg, ndërsa në Korçë rreth 290 lekë/kg.
Por domatja është vetëm sinjali i parë i një shtrenjtimi që ka nisur të reflektohet në të gjithë shportën ushqimore. Që prej përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, tregjet kanë reaguar me rritje të menjëhershme çmimesh, të nxitura nga kostot më të larta të transportit dhe pasiguritë në zinxhirët e furnizimit.
Në tregjet e pakicës në Tiranë, kjo valë është tashmë e dukshme. Speci po shitet nga 450 deri në 500 lekë për kilogram, brokoli rreth 400 lekë, ndërsa dardha dhe lulelakra arrijnë në 300 lekë/kg. Edhe luleshtrydhet, një tjetër produkt sezonal, tregtohen rreth 200 lekë për kilogram.
Në këto kushte, shtrenjtimi nuk është më një problem i një produkti të vetëm, por një efekt zinxhir që po prek çdo artikull të tryezës. Sipas ekspertit të bujqësisë Ilir Pilku, përtej raportit klasik ofertë–kërkesë, rritja e çmimeve lidhet edhe me mënyrën si funksionon zinxhiri nga ferma te konsumatori.
Ai shpjegon se çmimi final përfshin jo vetëm kostot e prodhimit, të rritura ndjeshëm këtë vit nga përmbytjet dhe rreziqet atmosferike, por edhe marzhet e fitimit të ndërmjetësve.
“Nga grumbulluesi te tregtari i shumicës dhe ai i pakicës, aplikohen norma fitimi që variojnë nga 7% në 15%, pa përfshirë TVSH-në prej 20%”, shprehet Pilku.
Në këtë situatë, Pilku sugjeron ndërhyrje të drejtpërdrejta të shtetit si ulja e TVSH-së për ushqimet bazë, subvencionimi i fermerëve për inputet kryesore dhe një monitorim më i fortë i tregut.
Por presioni mbi çmimet nuk është vetëm çështje zinxhiri tregtar. Sipas ekspertit të ekonomisë Eduard Gjokutaj, ekonomia shqiptare po hyn në një fazë më të rrezikshme, ku goditjet e përkohshme po kthehen në një problem afatgjatë. Ai e përshkruan situatën si një efekt “gërshërë”, ku oferta vendase dobësohet, ndërsa importet nuk arrijnë të stabilizojnë çmimet.
“Ne jemi pikërisht në këtë fazë tani, pra në mes të kalimit nga një goditje ciklike drejt një inflacioni strukturor, ku çmimet e bukës, qumështit, mishit, perimeve, peshkut, por edhe të shërbimeve të transportit dhe ndërtimit po ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien reale të familjeve” argumenton Gjokutaj.
Prodhimi vendas bujqësor po kalon një periudhë të vështirë, me pasoja të dukshme në treg. Sipas INSTAT, këtë vit eksportet kanë rënë, ndërsa importet janë rritur ndjeshëm.
Importet e zarzavateve gjatë përiudhës janar–shkurt u rritën me 23%, ndërsa eksportet ranë me 34%; tek frutat, importet u rritën mbi 21%, ndërsa eksportet ranë 27%.
Shkaktarë kryesorë janë përmbytjet e mëdha të janarit që dëmtuan serat dhe mbjelljet, mungesa e krahut të punës për shkak të emigrimit, tkurrja e sipërfaqeve të mbjella dhe ndryshimet klimatike me mot ekstrem. Shtimi i kostove për shpëtimin e prodhimeve, forcimi i monedhës vendase dhe importet më të lira nga jashtë po e rrisin varësinë e Shqipërisë nga tregjet ndërkombëtare, duke nxitur rritje çmimesh dhe ekspozim ndaj krizave globale si lufta në Lindjen e Mesme. Ekspertët e bujqësisë dhe ekonomisë e kishin paralajmëruar këtë situatë, duke theksuar se rritja e çmimit të naftës, do të përkthehej menjëherë në inflacion dhe do të ndikonte direkt tek çmimet e ushqimeve dhe fuqia blerëse e familjeve. /Faktoje
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
7 Prill17:36
Ankohen të huajt: Jo të gjithë ata që vijnë në Shqipëri gjejnë “tokën e premtuar”
Nga një vend që për dekada ka qenë burim emigracioni, sot Shqipëria po shndërrohet në “tokën e premtuar” p&e...
SOCIALE
7 Prill17:29
Nga mosmarrja e pagës te shërbimet private, ku po diskriminohen më shumë të huajt në Shqipëri
Në një kohë kur Shqipëria ka hyrë në garën rajonale për të tërhequr nomadë digjitalë, profesionist&e...
SOCIALE
6 Prill21:11
Kriza e strehimit në Shqipëri: Qiratë prekin majat historike
Të jetosh me qira në Shqipëri është shndërruar tashmë në një sfidë financiare të paprecedentë, ku ko...
SOCIALE
6 Prill17:29
“Perimet janë çmendur”, Braçe denoncon rritjen e çmimeve në Tiranë: Shkak importi
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale për rritjen e pazakontë të çmime...
SOCIALE
6 Prill15:27
Shpopullimi masiv në fshatrat e Papërit, Elbasan: Të rinjtë largohen, mbeten vetëm të moshuarit
Fshatrat e njesisë administrative Papër, të bashkisë Elbasan, vitet e vundit jane përfshirë nga shpopullimi masiv. Dikur kjo zon&e...
SOCIALE
5 Prill20:14
Çmim rekord i domates, kushton 350 lekë/kg- Fermerët: Na vjen turp, por kostot janë rritur
Shqiptarët në këtë sezon po e konsumojnë shumë pak domaten, e kësaj here jo prej ngarkesës me pesticide apo prej cil&e...
SOCIALE
5 Prill19:38
Lumi Shkumbin “mbytet” nga ndotja dhe mbetjet
Lumi Shkumbin po përballet me një nivel shqetësues ndotjeje gjatë gjithë rrjedhës së tij, sidomos gjatë muajit Prill. Mb...
SOCIALE
5 Prill17:18
Mallakastër/ Fshati Selitë i lënë në harresë, mungon infrastruktura, uji dhe shëndetësia
Banorët e fshatit Selitë, njësia Fratar në Mallakastër, prej më shumë se 50 vitesh vuajnë mungesën e infrastruktur&...
SOCIALE
5 Prill13:41
Çarjet dhe shembjet e rrugës kryesore bllokojnë Labovën e Madhe, banorët në rrezik
Banorët e Labovës së Madhe po përballen me një problem serioz: rruga kryesore e fshatit është dëmtuar rëndë ...
SOCIALE
5 Prill13:15
VIDEO/ Qytetarja denoncon: Bashkia e Maliqit la kanalin hapur, nipi përfundoi te Trauma pasi ra në të
Një banore nga Maliqi thotë se nipi i saj ka pësuar lëndime të rënda pasi ra në një kanal që u la i hapur nga Bas...