Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Europiane (ECB) do të mblidhet këtë javë për vendimin e radhës të politikës monetare, ku pritet të vendoset ulja e normave bazë të interesit, pas një cikli shtrëngues afërsisht dyvjeçar.
Aktualisht, norma bazë e instrumentit bazë të rifinancimit është 4.5%, ndërsa norma e interesit të depozitave ditore është 4%, të dyja në nivelet më të larta historike. Bazuar në projeksionet e analistëve financiarë, Bordi i ECB-së pritet të vendosë një ulje me 0.25 pikë përqindje të normave të interesit. Nëse kjo ndodh, do të ishte ulja e parë e normave të interesit në Eurozonë qysh prej vitit 2019.
Bazuar në sinjalet e dhëna në muajt e fundit, analistët besojnë se ulja e normave të interesit këtë muaj është shumë e mundshme, megjithëse inflacioni në Eurozonë iu kthye rritjes në muajin maj, për herë të parë gjatë këtij viti. Megjithatë, analistët po përpiqen të ndërtojnë skenarë lidhur me lëvizjet e Bankës Qendrore Europiane në muajt e ardhshëm.
Sipas një analize të Raiffeisen Research, në skenarin bazë rënia e inflacionit do të jetë e ngadaltë për pjesën e mbetur të vitit 2024. Në muajin maj, norma vjetore e inflacionit në Eurozonë u rrit në 2.6%, nga 2.4% që kishte qenë në dy muajt e mëparshëm. Kjo ishte rritja e parë e inflacionit këtë vit. Ndërkohë, inflacioni bazë u rrit gjithashtu në 2.9%, nga 2.7% që ishte në prill.
Presionet ende të larta inflacioniste që ushtron rritja e pagave, duket të jetë faktori kryesor pas nivelit të lartë të inflacionit bazë. Kthimi i inflacionit në objektiv pritet të ndodhë vetëm vitin e ardhshëm. Bazuar në këtë skenar, Raiffeisen Research parashikon që normat bazë të interesit do të ulen me nga 0.25 pikë përqindje për çdo tremujor. Një skenar i tillë do ta çonte normën bazë në 3.75%, ndërsa atë të depozitave në 3.25% deri në fund të vitit.
Për momentin, ecuria e inflacionit është më e pasigurt krahasuar me tendencat e dy viteve të fundit. Megjithatë, sipas Raiffeisen Research, një inflacion poshtë kufirit prej 3% do ta bëjë ECB-në të zbusë gradualisht shtrëngimin e politikës monetare. Vendimmarrja e ECB-së dhe reagimi i tregjeve financiare europiane ka një rëndësi të konsiderueshme edhe në tregun financiar shqiptar, duke mbajtur parasysh nivelin e lartë të Euroizimit.
Një ulje e normave të interesit këtë vit do të ulte koston e kredive në Euro për huamarrësit shqiptarë. Mbështetur në kuotimin e ditës së hënë, Euribori 12-mujor ishte pranë nivelit 3.72%. Ky është edhe treguesi kryesor referues (benchmark) që përdorin bankat në Shqipëri për kreditë me norma të ndryshueshme interesi.
Marrë mha Monitor
Peaky Blinders BRITANI E MADHE- Filmi i “Peaky Blinders” do të transmetohet së shpejti në Netflix, me fituesin e Oscarit, C...
The Baldwins SHBA- Aktori i njohur Alec Baldwin dhe gruaja e tij, Hilaria Baldwin, do të luajnë në shfaqjen reale televizive bazuar n&e...
Brad Pitt SHBA- Aktori i njohur Brad Pitt po kalon një periudhë të vështirë me familjen e tij. Në krye të tensionit...
Halsey SHBA- Këngëtarja dhe kantautorja amerikane Halsey ka bërë një postim në llogarinë e saj personale...
Lady Gaga SHBA- Një ditë më parë mediat e huaja publikuan disa fotografi të Lady Gaga-s ku dukej me një bark të rru...
Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet SHBA- Çifti Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet janë një nga marrëdhëniet më të...
Miley Cyrus SHBA- Këngëtarja e njohur Miley Cyrus fitoi çmimin e saj të parë Grammy këtë vit, por ajo mendon se ...
Tom Cruise ANGLI- Shumë njerëz e kanë ngatërruar makinën e tyre me atë të dikujt tjetër, por ylli i Hollivudit...
Sydney Sweeney SHBA- Një nga aktoret më të shquara të Hollivudit në vitet e fundit, Sydney Sweeney, është zgjedhur ...
Anya Taylor-Joy SKOCI- Shtëpia franceze e modës Dior është rikthyer në Skoci për shfaqjen e saj të parë në...