Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANA- Euro po fiton terren në kursin e këmbimit me lekun në ditët e fundit të janarit. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 98.75 lekë, në rritje me 0.55 lekë në harkun e një jave. Kursi euro-lek ka arritur nivelin më të lartë për vitin 2025 dhe njëkohësisht më të lartin që prej datës 16 tetor të vitit të kaluar.
Sipas agjentëve të këmbimit valutor, rritja e kursit të euros në ditët e fundit ka ardhur kryesisht për shkak të një kërkese në rritje për blerje valute nga shoqëritë tregtare për nevojat e tyre. Në 2-3 vitet e mëparshme bizneset kishin një tendencë të rrisnin kërkesën për blerje valute qysh në fund të dhjetorit, ndoshta edhe si përpjekje për të përfituar nga nivelet e ulëta të kursit.
Kjo përkonte edhe me rritjen e shpenzimeve buxhetore në ditët e fundit të vitit dhe rritjen e ofertës së lekut në treg. Në dhjetorin e vitit të kaluar një gjë e tillë nuk ndodhi dhe kursi qëndroi në nivele të ulëta, madje Banka e Shqipërisë realizoi blerje me qëllim shmangien e rënies së mëtejshme deri në ditët e fundit të vitit. Me sa duket, këtë vit kërkesa për valutë nga bizneset po shfaqet më e vonuar, në përputhje edhe me ciklin e konsumit në ekonomi dhe rritjen e pritshme të nevojës për importe gjatë muajve në vazhdim.
Pavarësisht rritjes së ditëve të fundit, kursi i euros ngelet në rënie vjetore me afërsisht 5%. Kursi i këmbimit euro-lek e mbylli vitin 2024 në nivelin 98.15 lekë, shumë afër nivelit minimal historik të të gjitha kohërave, të regjistruar në nëntor 2024. Në javët e para të janarit, kursi u shfaq i qëndrueshëm pranë nivelit të 98.2 lekëve, ndërsa në ditët e fundit po shfaq një tendencë të lehtë në rritje.
Vitin e kaluar kursi mesatar i këmbimit euro-lek pësoi rënie për të katërtin vit radhazi dhe preku një minimum të ri historik. Sipas Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye mesatarisht vitin e kaluar me 100.71 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Kursi mesatar i këmbimit të euros me lekun ka rënë me 7.4% krahasuar me vitin 2023.
Analizat e Bankës së Shqipërisë kanë arritur në përfundimin se rritja e flukseve hyrëse i detyrohet kryesisht rritjes së eksportit të shërbimeve dhe sidomos të turizmit, rritjes së investimeve të huaja, veçanërisht në pasuri të paluajtshme, ndërsa në deklarimet e tij Guvernatori Sejko nuk ka përjashtuar as rolin e prurjeve valutore informale.
Të dhënat e bilancit të pagesave treguan se flukset valutore hyrëse edhe për 2024 kanë qenë të larta, por në tërësi deficiti i llogarisë korrente është rritur krahasuar me vitin 2023. Për 9-mujorin 2024 pozicioni i jashtëm i ekonomisë rezultoi në deficit, për një vlerë totale prej 230 milionë eurosh. Ky pozicion është përkeqësuar ndjeshëm krahasuar me një vit më parë, me një rritje prej 9.5 herë të deficitit të jashtëm, por sidoqoftë ky deficit ishte në vlerën e dytë më të ulët historike, pas vitit 2023.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, investimet e huaja direkte vazhdojnë të mbulojnë vlerën e deficitit të llogarisë korrente. Për 9-mujorin 2024, vlera progresive e investimeve të huaja direkte arriti në 1.16 miliardë euro, shifër kjo 6.6% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga ana tjetër, edhe politika fiskale ka luajtur një rol shtesë në forcimin e lekut në kursin e këmbimit.
Suficiti buxhetor rekord në pjesë më të madhe të vitit ka ulur ofertën e monedhës vendase dhe ka shtyrë më tej në rënie kursin euro-lek. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, për 11-mujorin 2024, suficiti buxhetor kishte blerën rekord të 71.7 miliardë lekëve, në rritje me 90% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./ Monitor
Dashi Ka shumë mundësi që disa persona të familjes t’iu nxitin dyshimet për fusha të ndryshme sot. Nuk do ndiheni...
Dashi Imagjinata juaj do jetë shumë e zhvilluar gjatë kësaj dite dhe do ju ndihmojë ta bëni çdo çast edhe...
SHBA- Danyel Smith, ish-kryeredaktore e revistës ‘Vibe’, ka deklaruar se reperi Sean “Diddy” Combs e ka kërcënuar me vd...
Horoskopi Dashi Me ardhjen e Diellit në qiellin tuaj, do jeni më në humor dhe më të gatshëm për të bërë ...
SHBA- Sean “Diddy” Combs ka ngritur një padi prej 50 milionë dollarësh për shpifje kundër Courtney Burgess, avokatit t&eu...
Dashi Bujaria juaj do jetë edhe më e madhe gjatë kësaj dite kështu që priten t’iu ndodhin vetëm gjëra p...
TIRANA- Mungesa e prodhimit vendas dhe zhvillimi i turizmit është duke nxitur rritjen e shpejtë te importeve, sidomos në disa grupe ushqim...
Horoskopi Dashi Do të kaloni nga një periudhë aspak e këndshme, në një tjetër ku nuk do ju mungojë shpirti i inici...
KILI- Këngëtarja Dua Lipa ka përjetuar momente të frikshme, pasi fansat janë futur fshehurazi në hotelin ku po qëndron...
Horoskopi Dashi Hëna e kundërt ju fton të rishikoni dinamikën e marrëdhënieve. Mund të shfaqen keqkuptime të vjetr...