
Flukset migratore përgjatë rrugës së Ballkanit Perëndimor kanë shënuar rënie në fillim të vitit 2026. Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), në janar të këtij viti u regjistruan gjithsej 1,660 hyrje të parregullta në rajon, një nivel rreth 37% më i ulët krahasuar me muajin dhjetor 2025 dhe rreth 12% më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Brenda rajonit, Shqipëria mbetet një nga vendet me numër relativisht të ulët regjistrimesh, me 64 hyrje të identifikuara në janar 2026, në rënie me rreth 29% krahasuar me muajin paraardhës.
Rajoni mbetet pikë tranziti
Raporti i IOM për “Flukset e përziera migratore në Ballkanin Perëndimor” tregon se pjesa më e madhe e hyrjeve të parregullta vijon të përqendrohet në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Serbi, dy nga nyjet kryesore të korridorit migrator drejt Bashkimit Europian. Në janar 2026, Bosnja dhe Hercegovina regjistroi 732 hyrje të parregullta, ndërsa Serbia 349. Në vendet e tjera të rajonit, Mali i Zi raportoi 203 hyrje, ndërsa Maqedonia e Veriut 250 raste. Kosova kishte 62 hyrje të regjistruara në këtë periudhë. Rënia mujore e regjistrimeve në shumicën e vendeve të rajonit lidhet kryesisht me faktorë sezonalë dhe me intensifikimin e kontrolleve kufitare, që zakonisht reduktojnë lëvizjet gjatë muajve të dimrit.
Egjiptianët dominojnë në Shqipëri
Sa i përket origjinës së migrantëve që hyjnë në Shqipëri, raporti tregon se pjesa dërrmuese vijnë nga Egjipti. Në dhjetor 2025, rreth 68% e migrantëve të regjistruar në vend ishin shtetas egjiptianë, ndërsa sirianët përbënin rreth 18% dhe shtetasit indianë rreth 6%. Në pjesën tjetër të rajonit dominojnë kombësi të tjera, si afganët, sudanezët dhe algjerianët, duke reflektuar ndryshimet në itineraret migratore dhe rrjetet e trafikut të njerëzve.
Kapacitetet e qendrave të pritjes
Në nivel rajonal funksionojnë 37 qendra pritëse për migrantët, me një kapacitet të përgjithshëm prej rreth 10,867 vendesh. Aktualisht, rreth 1,425 migrantë janë të akomoduar në këto struktura, sipas të dhënave më të fundit të raportit. Në Shqipëri janë identifikuar 10 qendra pritëse me një kapacitet total prej rreth 765 vendesh, por vetëm një numër shumë i vogël migrantësh rezultojnë të akomoduar në to, çka tregon se vendi mbetet kryesisht një pikë kalimi dhe jo destinacion qëndrimi afatgjatë.
Të dhënat për vitin 2025 tregojnë gjithashtu se në rajonin e Ballkanit Perëndimor u paraqitën 743 kërkesa për azil. Shqipëria regjistroi 38 prej tyre, një numër shumë më i ulët krahasuar me Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën apo Serbinë. Në të njëjtën periudhë, autoritetet në rajon morën edhe vendime për dhënien e statusit të refugjatit, mbrojtjes plotësuese apo refuzimin e kërkesave për azil, duke reflektuar kompleksitetin e menaxhimit të flukseve migratore në korridorin ballkanik.
Në tërësi, të dhënat e fillimit të vitit 2026 sugjerojnë një ngadalësim të përkohshëm të flukseve migratore në rajon, megjithatë organizatat ndërkombëtare paralajmërojnë se presioni migrator përgjatë kësaj rruge mbetet i paqëndrueshëm dhe mund të rritet sërish gjatë muajve të ardhshëm./Monitor.al
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
23 Mars15:59
Rritja e çmimit të naftës godet bujqësinë, fermerët kërkojnë ndërhyrje nga shteti
Rritja e menjëhershme e çmimit të naftës ka goditur rëndë sektorin e bujqësisë, duke rritur kostot e të gjitha sh...
SOCIALE
22 Mars10:57
A do të rriten çmimet e ushqimeve për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme?
Unioni Kombëtar i Fermerëve (NFU) ka paralajmëruar se çmimet e ushqimeve në Mbretërinë e Bashkuar ka të ngjarë ...
SOCIALE
21 Mars20:46
Të tejmbushur dhe të papastruar prej ditësh/ Koshat e Kamzës në flakë
Edhe pse Bashkia e Kamzës ka lidhur një tender prej qindra milionë lekësh për pastrimin e mbetjeve, mbeturinat digjen lehtësisht n...
SOCIALE
21 Mars16:19
Trasetë ndarëse mbi Lumin Mat nisin të dëmtohen vetëm 3 ditë pas hapjes për qarkullim
Trasetë ndarëse të sapo asfaltuara mbi 'Lumin Mat' ka filluar të dëmtohet vetëm 3 ditë pas hapjes për qarkullim.
Pavar&...
SOCIALE
20 Mars20:40
Kriza reale fillon tani! Alarm botëror për rritjen e çmimit të ushqimeve
Ndërsa i gjithë debati ekonomik mbi pasojat e luftës është përqëndruar tek rritja e çmimit të naftës, nj&e...
SOCIALE
19 Mars18:37
Raporti për lumturinë/ Shqipëria, ndër vendet më të dëshpëruara të Europës
Cilësia e jetës po ndryshon si koncept dhe tani matet jo thjesht me para dhe pasuri, por me mënyrën se si njerëzit e jetojnë jet&e...
SOCIALE
19 Mars18:11
Fermerët në kolaps/ Pas naftës, çmenden dhe çmimet e plehrave kimikë
Plehrat kimike që përdoren për ullinjtë dhe rrushin variojnë nga 9500 deri në 12000 lekë për kuintal. Shtuar këtu d...
SOCIALE
19 Mars16:45
'Na i marrin produktet me çmime të ulëta'/ Fermerët e Dimalit dhe Reskovecit: Do të bojkotojmë prodhimin
Fermerët e serave të bashkive Dimal dhe Rroskovec janë mbledhur mesditën e sotme në qendër të fshatit Samaticë, ku kan&e...
SOCIALE
19 Mars16:09
Pedagogët e Arteve në protestë: Titujt akademikë vetëm në letër, asnjë rritje page deri tani
Pedagogët e Universitetit të Arteve kanë ngritur shqetësimin se njohja e titujve të rinj akademikë, e miratuar që në qer...
SOCIALE
19 Mars15:08
'Kërcënim kombëtar'/ PL: Shqipëria po boshatiset, lindjet ranë 35% në një dekadë
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Znj. Arla Merja, tha se shifrat e fundit janë tronditëse:...