Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANA- Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i rekomandon Bankës së Shqipërisë aplikimin e disa kërkesave shtesë të administrimit të rrezikut, me qëllim frenimin e rritjes së shpejtë të kredive për pasuri të paluajtshme.
Në një intervistë për “Monitor”, FMN sugjeron që Banka Qendrore të vendosë disa nivele maksimale të lejuara për raportin mes kredisë dhe vlerës së pronës që financohet, si edhe të një raporti të shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave të huamarrësve (DTI). FMN sugjeron se duke pasur parasysh përqindjen e lartë të kredive në valutë të pambrojtura, kërkesa të tilla mund të diferencohen midis kredive në Lek dhe atyre në valutë.
“Sektori bankar është i mirëkapitalizuar dhe likuid në përgjithësi, me raportet prudenciale që janë dukshëm mbi kërkesat rregullatore. Ndërkohë që rreziqet sistemike në sistemin financiar të Shqipërisë mbeten kryesisht të kontrolluara, rritja e ndjeshme e kredive hipotekore dhe rritja e vazhdueshme e çmimeve në sektorin e pasurive të paluajtshme kërkojnë mbikëqyrje të kujdesshme”, tha Anke Weber, shefja e misionit të FMN-së për Shqipërinë,
FMN ka shprehur disa herë shqetësim vitin e kaluar lidhur me rritjen e shpejtë të kredisë për pasuri të paluajtshme. Në fund të muajit tetor 2024, portofoli i kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshme nga individët ishte në rritje vjetore me 13.4%, ndërsa kredia për pasuri të paluajtshme për bizneset ishte në rritje vjetore me 20.3%. Në mungesë të zhvlerësimit të euros në kursin e këmbimit me lekun, rritja do të kishte qenë edhe më e lartë.
Në kuadrin aktual rregullator për administrimin e rrezikut për bankat nuk parashikohen kufizime sasiore të këtij lloji. Përqindja e financimit të pronës që blihet ose raporti mes kësteve të kredisë dhe të ardhurat varen nga politikat e brendshme të administrimit të rrezikut që aplikon secila bankë.
Në tetor të këtij viti, Banka e Shqipërisë miratoi disa ndryshime në rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”. Mes të tjerash, rregullorja vendos për herë të parë një vlerë tavan të kësteve të kredisë në raport me të ardhurat mujore neto të huamarrësve. Raporti i shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave do të llogaritet si vlera e totalit të kësteve mujore të kredive ekzistuese, duke përfshirë edhe kredinë për të cilën po aplikohet, të pjesëtuar me të ardhurat neto të të gjithë bashkëkredimarrësve.
Megjithatë, kjo kërkesë është e vlefshme vetëm për kredinë e dhënë nga institucionet financiare jobanka, ndërsa nuk ekzistojnë kufizime rregullatore për kredinë, qoftë konsumaatore apo hipotekare, të dhënë nga bankat tregtare. Por, tashmë FMN, rekomandon vendosjen e tavaneve të detyrueshme rregullatore të tdisa treguesve bazë të administrimit të rrezikut, si një mënyrë më e drejtpërdrejtë për të frenuar rritjen e kredisë për pasuri të paluajtshme.
Në muajin qershor të vitit 2024, edhe me rekomandimin e FMN-së, Banka e Shqipërisë vendosi të aplikojë për herë të parë një shtesë kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar. Shtesa kundërciklike ka si qëllim ngadalësimin e ritmeve të kreditimit nga sektori bankar, në rastet kur rregullatori gjykon se huadhënia po rritet me ritme tepër të shpejta, duke krijiuar rreziqe të shtuara për stabilitetin e sektorit.
Sipas vendimit të Guvernatorit, Gent Sejko, norma e shtesës kundërciklike të kapitalit (KUNC) për Shqipërinë do të jetë 0.25 pikë për qind dhe të gjitha bankat tregtare në Shqipëri duhet ta plotësojnë këtë shtesë pas një viti, duke filluar nga data 30 qershor 2025./ Monitor
Dashi Sado të mundoheni sot nuk do mund ta përmirësoni jetën tuaj. Shpesh do jeni edhe kokëfortë dhe nuk do flisni aspak. P&eum...
Dashi Vetëm duke u menduar e duke reflektuar do mund të gjeni zgjidhje për çdo problem gjatë kësaj dite. Ecni me prioritete d...
TIRANA- Në renditjen e sipërmarrjeve më të mëdha në vend, sipas të ardhurave, mbizotërojnë aksionerët e grup...
Dashi Marsi do e ndezë jetën tuaj gjatë kësaj dite dhe në shumë momente do ndiheni keq. Tensioni nuk do ketë të mbaru...
Dashi Mirë është që të mbani disa sekrete gjatë kësaj dite dhe të mos tregoni çdo gjë. Do e shihni që...
KAZAKISTAN- Rreth 100 automjete janë përfshinë në një aksident në Kazakistan në rrugën Astana-Shchuchinsk në rajo...
TIRANA- Një anketë e fundit për sigurinë në Rajon që e u krye nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) zbuloi se tre...
TIRANA- Nga ulja e pragut vjetor të të ardhurave personale, afati i ri dorëzimit më 31 Mars 2025 deri te detyrimi për deklarimin e t&...
Dashi Do jeni shumë të këndshëm gjatë kësaj dite. Gjithë kohës do ju shoqërojë humori i mirë dhe do zg...
DashiTë enjten keni shumë objektiva dhe synime për të arritur dhe tashmë nga janari yjet do t'ju mbështesin me një dozë ...