
Një efekt anësor që mund të dëmtojë kockat?
Përfitimet e barnave GLP-1, si Ozempic, janë të shumta: Nga humbja në peshë dhe përmirësimi i shëndetit të zemrës, te mundësia për parandalimin e demencës, ulja e rrezikut të depresionit dhe zvogëlimi i intensitetit të migrenës.
Megjithatë, studime të reja sugjerojnë se këto ilaçe shumë të përdorura mund të rrisin rrezikun për zhvillimin e një gjendjeje tjetër serioze.
Në studimin më të fundit, studiuesit zbuluan se 4% e përdoruesve të GLP-1 me obezitet dhe diabet të tipit 2 zhvilluan osteoporozë, krahasuar me pak më shumë se 3% te personat që nuk i përdornin këto barna — një rritje rreziku prej rreth 30%.
Osteoporoza karakterizohet nga humbja e dendësisë minerale dhe masës së kockave, duke i bërë ato më të dobëta dhe më të prirura ndaj frakturave. Në SHBA, rreth 10.2 milionë persona mbi 50 vjeç vuajnë nga kjo sëmundje, ndërsa rreth 43.3 milionë të tjerë kanë masë të ulët kockore, që i vë në rrezik të lartë për osteoporozë.
Studiuesit zbuluan gjithashtu se osteomalacia, një gjendje e ngjashme ku kockat zbuten, shfaqej dy herë më shpesh te përdoruesit e GLP-1.
“Rritja nuk është shumë e madhe,” tha autori kryesor i studimit, Dr. John Horneff, profesor i asociuar i kirurgjisë ortopedike në Universitetin e Pensilvanisë. “Por të dhënat treguan pothuajse një dyfishim të rrezikut për probleme me dendësinë kockore pas pesë vitesh.”
Ky studim është vëzhgues dhe nuk ka marrë parasysh dietën, aktivitetin fizik apo suplementet me vitamina. Megjithatë, rezultatet përputhen me një studim të publikuar muajin e kaluar, i cili gjeti lidhje mes barnave GLP-1 dhe rritjes së rrezikut për fraktura të lidhura me osteoporozën te të moshuarit me diabet të tipit 2.
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) aktualisht paralajmëron në etiketën e semaglutidit për “rritje të rrezikut të frakturave të kockave te të moshuarit dhe gratë”.
Pse po ndodh kjo?
Gratë në periudhën e perimenopauzës dhe menopauzës janë veçanërisht të rrezikuara për shkak të rënies natyrale të nivelit të estrogjenit, një hormon i rëndësishëm për rindërtimin e kockave. Kur ky hormon bie, humbja e masës kockore përshpejtohet.
Osteoporoza është gjithashtu e zakonshme te personat që humbin peshë shumë shpejt.
Sipas Dr. Horneff, kur oreksi shtypet nga ilaçet, pacientët nuk marrin mjaftueshëm lëndë ushqyese të rëndësishme për kockat, si vitamina D dhe kalciumi.
“Ka shumë përfitime nga këto barna,” tha ai, “por njerëzit fillojnë të hanë më pak dhe të marrin më pak ushqyes.”
Ai shton se, kur pesha e trupit bie shpejt, skeleti nuk mban më të njëjtën ngarkesë si më parë.
“Ashtu si astronautët që kthehen me densitet të ulët kockor, edhe këta pacientë kalojnë nga një peshë e caktuar në një shumë më të vogël, dhe kockat nuk përshtaten menjëherë.”
Ende nuk është e qartë nëse rritja e rrezikut për osteoporozë lidhet drejtpërdrejt me humbjen e peshës apo me një mekanizëm tjetër të barnave.
Roli i ushtrimeve fizike
Ekspertët theksojnë se ushtrimet fizike, sidomos ato që mbajnë peshë (si ecja, ngritja e peshave dhe stërvitja e forcës), ndihmojnë në ruajtjen e masës kockore dhe ngadalësojnë humbjen e saj.
Forca që ushtrohet mbi kocka gjatë stërvitjes stimulon qelizat që ndërtojnë kocka të reja, duke i bërë ato më të forta dhe më të dendura.
Kujdes edhe nga artriti inflamator
Studimi zbuloi gjithashtu se
një formë artriti inflamator e shkaktuar nga grumbullimi i acidit urik në trup, ishte 12% më i lartë te përdoruesit e GLP-1.
Humbja e shpejtë e peshës mund të rrisë përkohësisht nivelin e acidit urik, duke shpjeguar këtë rrezik.
Ekspertët theksojnë se këto rezultate nuk duhet të dekurajojnë përdorimin e barnave GLP-1, por duhet të nxisin mjekët që t’u ofrojnë pacientëve këshilla për ushqimin, marrjen e proteinave, aktivitetin fizik dhe kontrollin e shëndetit të kockave./Përshtati në shqip Piranjat News
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
1 Mars13:54
Bizneset shtojnë kursimet pas festave, individët jo!
Janari konsiderohet si një nga muajt më të vështirë për buxhetet familjare, mes faturave të larta dhe shpenzimeve të mba...
SOCIALE
1 Mars10:41
Lumi Ishëm kthehet në kosh mbeturinash në mes të Fushë Krujës (VIDEO)
Lumi ishim në Fushë Krujë, është i tej mbushur me mbeturina plastike.
Një qytetar denoncon në redaksinë e “Piranj...
SOCIALE
1 Mars09:34
Fatkeqësitë natyrore, Shqipëria me sigurim minimal, vetëm 10 euro për frymë
Përmbytjet e radhës e kanë gjetur ekonominë shqiptare edhe një herë me mbulim të papërfillshëm me sigurime nga fatk...
SOCIALE
1 Mars07:57
Si do të jetë moti për sot, e diel 1 mars
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në t&eum...
SOCIALE
28 Shkurt16:52
Banorët e Thumanës në protestë, bllokojnë nënkalimin e autostradës Thumanë–Kashar
Banorët e fshatrave të Njësisë Administrative Thumanë protestuan sot për të tretën herë radhazi pranë nën...
SOCIALE
27 Shkurt18:32
Kosova kthen në kufi 1080 litra vaj ulliri me origjinë nga Lushnja
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) e Kosovës, ka ndaluar në pikën kufitare të Vërmicës, kalimin e 1,080 litrave vaj u...
SOCIALE
27 Shkurt18:22
Pas rrugës fshatrat e Elbasanit dhe Librazhdit, do mbeten edhe pa energji
Banorët dhe bizneset në e Elbasanit, Gramshit dhe Librazhdit do të përballen me ndërprerje të përkohshme të energjis&eum...
SOCIALE
27 Shkurt12:29
Mbi 60% e të rriturve në Shqipëri janë mbipeshë ose obezë
Përqindja e të rriturve në Shqipëri që janë mbipeshë ose obezë është rritur ndjeshëm gjatë tre dek...
SOCIALE
26 Shkurt16:02
"S’ka shtet, por hajdutë"/ Banorët e Rrjollit sërish në protestë, grushte dhe përplasje me policinë: Këtu duhet ardhur me pushkë
VELIPOJË- Banorët e Rrjollit kanë dalë sërish sot në protestë, ku janë përplasur ashpër me policinë. Nj&e...
SOCIALE
25 Shkurt20:52
Për herë të parë në 6 vjet, turizmi e ka nisur në rënie vitin
Për herë të parë në 6 vjet, turizmi e ka nisur në rënie vitin. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë...