Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
TIRANA- Raporti i kredive me probleme shënoi një rritje të lehtë në muajin prill. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky tregues u rrit në 4.82%, nga 4.64% që kishte qenë për muajin mars. Kjo ishte rritja e parë e raportit të kredive me probleme që prej muajit janar. Sidoqoftë, ky raport vazhdon të jetë në rënie me bazë vjetore. Një vit më parë, kreditë me probleme përbënin 5.18% të vlerës së portofolit të kredisë për ekonominë.
Sipas analizave të Bankës së Shqipërisë, rritja e raportit të kredive me probleme duket të jetë kryesisht efekt i rritjes së normave të interesit në euro. Segmenti ku është vërejtur rritja e kredive me probleme është kryesisht kredia për blerjen e pasurive të paluajtshme në euro, veçanërisht në segmentin e individëve.
Për Bankën e Shqipërisë një rritje ishte e pritshme, duke pasur parasysh rritjen e fortë të normave të interesit për monedhën europiane, deri vitin e kaluar. Banka Qendrore Europiane rriti me një ritëm të shpejtë normën bazë të interesit, duke arritur nivelin rekord historik prej 4.5%, në vjeshtën e vitit të kaluar. Kjo rritje u përcoll në interesat e tregjeve financiare dhe në treguesin kryesor benchmark që përdoren për kuotimin e kredive me norma të ndryshueshme interesi në euro, Euriborin.
Në fund të shtatorit 2023, Euribori arriti nivelin 4.23%, më i larti në 15 vitet e fundit. Euribori 12-mujor është treguesi kryesor benchmark që përdoret për ndërtimin e kredive me norma të ndryshueshme interesi edhe nga bankat shqiptare. Kjo rritje e raportit të kredive me probleme duket të jetë kryesisht efekt i rritjes së interesave të euros, i përcjellë me një lloj vonese në kohë. Për huamarrësit me të ardhura në lekë, efekti i rritjes së interesave është amortizuar nga forcimi i lekut në kursin e këmbimit. Megjithatë, as forcimi i lekut nuk ka mjaftuar plotësisht për të shmangur një rritje të raportit të kredive me probleme.
Këtu duhet marrë gjithashtu në konsideratë edhe fakti që një pjesë e mirë e huamarrësve i kanë të ardhurat në euro dhe nuk kanë patur përfitime nga forcimi i lekut në kursin e këmbimit. Sipas një sondazhi të zhvilluar nga “Monitor” në faqen e internetit dhe në kanalet e medias sociale në fund të vitit të kaluar, ka rezultuar se 27% e shqiptarëve i kanë të ardhurat e tyre plotësisht ose pjesërisht në valutë të huaj. Këtë vit Banka Qendrore Europiane ka nisur uljen e normave të interesit, por Banka e Shqipërisë pret që efekti i kësaj uljeje pritet të reflektohet në cilësinë e portfolit të kredisë duke filluar nga viti i ardhshëm.
Në fakt, rritja e raportit të kredive me probleme në kredinë për blerjen e pasurive të paluajtshme nga individët filloi qysh në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, raporti i kredive me probleme për këtë produkt në fund të vitit 2023 u rrit në 3.2%, nga rreth 2% që kishte qenë në mesin e vitit dhe 2.3% që kishte qenë një vit më parë.
Kredia për blerjen e pasurive të paluajtshme, kryesisht e banesave, nga individët ngelet ende ndër produktet me performancën më të mirë cilësore për sektorin bankar. Megjithatë, rritja e raportit të kredive me probleme mund të jetë një sinjal kujdesi, duke pasur parasysh ritmet mjaft të larta të kreditimit në këtë segment të tregut gjatë viteve të fundit. Në harkun e psë viteve të fundit, portofoli i kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshme nga individët është rritur me më shumë se 70%.
Nëse kemi parasysh rënien e ndjeshme të kursit të këmbimit të euros gjatë këtij horizonti kohor, rritja e zhveshur nga efekti i kursit të këmbimit për kredinë në valutë do të ishte edhe më e lartë. Zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të kredisë bankare për prona janë vlerësuar me shqetësim nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Në deklaratën e fundit për Shqipërinë, në janar të këtij viti, FMN i sugjeroi Bankës së Shqipërisë vendosjen e një shtese kundërciklike kapitali për sektorin bankar, të orientuar kryesisht drejt frenimit të ritmeve të kreditimit për pasuri të paluajtshme. Sipas FMN, vendosja e një shtese kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit për bankat tregtare mund të merret në konsideratë në afatin e mesëm, për të forcuar më tej stabilitetin financiar./ Monitor
Foto ilustruese Dashi Do ngrini shumë pikëpyetje sot për të kaluarën dhe për të ardhmen dhe do bini në mendime t&e...
Celine Dion SHBA- Këngëtarja e njohur Celine Dion ka zbuluar se ajo luftoi me sindromën e njeriut të ngurt&eum...
Eleni Foureira GREQI- Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira u përball me një skenë aspak të këndshme...
Rihanna SHBA- Këngëtarja e njohur Rihanna bëri një paraqitje të rrallë publike me flokët e saj natyralë. ...
Taylor Swift SKOCI- Këngëtarja Taylor Swift ndaloi performancën dhe uroi një çift i cili u fejua gjatë koncertit &lsqu...
Foto ilustruese Dashi Përfitoni nga kjo fundjavë për të kaluar më shumë kohë cilësore në familje, sidomos n&e...
Lana Del Rey FRANCË- Këngëtarja e njohur Lana Del Rey humbi toruan në Paris kur pa disa njerëz që e ndiqnin rreth qyteti...
Miss Shqipëria PEQIN- Edicioni i 26-të i Miss Shqipëria u përmbyll me një mbrëmje magjike në kalanë e Klodian&...
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck SHBA- Prej muajsh, po qarkullojnë thashetheme se kriza martesore mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po bëhet ...
Leonardo DiCaprio SHBA- Modelja italiane Vittoria Ceretti ka thyer “mallkimin” famëkeq që lidhet me aktorin Leonardo DiCaprio, i...