Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANA- Kapitalizimi i sektorit bankar u rrit më tej gjatë vitit të kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit në fund të vitit 2024 arriti në 19.82%, nga 19.42% që kishte qenë në fund të vitit 2023. Treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit mat vlerën e kapitalit rregullator të sektorit bankar në raport me vlerën e aktiveve të ponderuara me koeficientët përkatës të rrezikut.
Vlera e kapitalit rregullator të sektorit bankar në fund të vitit 2024 arriti në 207.2 miliardë lekë, në rritje me 10.7% krahasuar me një vit më parë. Kapitali rregullator i sektorit bankar shqiptar në pjesën dërrmuese është kapital i nivelit të parë, që përfshin instrumentet më cilësore të kapitalit, kryesisht kapitalin e paguar aksioner, primet e aksioneve, rezervat dhe fitimet e pashpërndara.
Faktori me ndikimin kryesor në rritjen e kapitalit rregullator të sektorit ka qenë rezultati i lartë financiar i vitit 2024. Sipas Bankës së Shqipërisë, për vitin 2024 fitimi neto i sektorit bankar me standardet lokale arriti në 37.4 miliardë lekë, në rritje me 15% krahasuar me vitin 2022.
Nga ana tjetër, vlera e aktiveve të ponderuara me koeficientë rreziku në fund të vitit 2024 arriti në 1045 miliardë lekë, në me 8.5% me bazë vjetore. Grupi kryesor i aktiveve me rrezik në bilancet e bankave janë kreditë për sektorin privat. Rritja e aktiveve me rrezik gjatë vitit të kaluar i detyrohet kryesisht rritjes së kreditimit të ekonomisë.
Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar në Shqipëri ndodhet pranë niveleve më të larta historike. Rritja e këtij treguesi gjatë viteve të fundit ka ardhur sidomos për shkak të rritjes së fortë të kërkesave minimale rregullatore nga Banka e Shqipërisë.
Kërkesat për një kapitalizim më të lartë të bankave janë në linjë me masat e marra nga institucionet mbikëqyrëse homologe në Europë pas krizës financiare dhe synojnë të rrisin rezistencën e bankave tregtare kundrejt rreziqeve të mundshme në të ardhmen. Pragu minimal i kërkuar është 12%, ndërsa për banka të veçanta kërkesa gjatë dekadës së fundit ka qenë edhe më e lartë. Me hyrjen në fuqi të shtesave makroprudenciale të kapitalit, nivelet minimale të kërkuara të kapitalizimit janë rritur edhe më shumë.
Duke shtuar edhe shtesën konservuese të kapitalit, prej 2.5%, raporti total i mjaftueshmërisë së kapitalit arrin në 14.5%. Ndërsa duke llogaritur edhe shtesat kundërciklike të miratuara deri tani nga Banka e Shqipërisë, deri në fund të vitit 2025 raporti minimal i mjaftueshmërisë së kapitalit për të gjitha bankat do të arrijë në 15%.
Ndërkohë, kërkesat e kapitalizimit janë edhe më të larta për një grup të veçantë bankash, të klasifikuara me rëndësi sistemike Banka Kombëtare Tregtare (BKT), Banka Credins, Banka Raiffeisen dhe Banka OTP Albania kanë shtesa të tjera në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit, në masën midis 0.5% dhe 1.5%.
Gjithashtu, bankat me rëndësi sistemike dhe Banka Intesa Sanpaolo Shqipëri që nga 1 janari 2024 duhet të plotësojnë edhe shtesën e parë të kërkuar të raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit që lidhet me kërkesën minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrime të pranuara (MREL).
Rritja e kërkesave për kapital i bën bankat më të sigurta ndaj humbjeve të mundshme në të ardhmen. Por, nga ana tjetër, nivelet e larta dhe në rritje të mjaftueshmërisë së kapitalit në parim ndikojnë në uljen e rentabilitetit dhe në rritjen e kostove që i përcillen publikut. Sot sektori bankar për çdo 100 lekë kredi të dhënë ka afërsisht 20 lekë kapitale të vetat. Nevoja për rritje të kapitalit dikton marzhe dhe kosto fikse më të larta për huamarrësit dhe publikun shqiptar në përgjithësi.
Sektori bankar ka kërkuar me këmbëngulje prej vitesh që së paku kërkesat shtesë për kapital të aplikohen sipër një pragu minimal prej 8%, siç ndodh në Eurozonë. Por, sipas Bankës së Shqipërisë, një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm pas certifikimit të ekuivalencës së mbikëqyrjes bankare në Shqipëri. Ky certifikim duhet të bëhet nga Autoriteti Bankar Europian, por për Shqipërinë ende nuk ka një datë se kur do të kryhet ky proces./ Monitor
Princesha Sofia dhe Princi Carl Philip SUEDI- Familja mbretërore suedeze është mbi hënën me shtimin e tyre të fundit, një...
Michelle Trachtenberg SHBA- Aktorja Michelle Trachtenberg, e njohur më së shumti për rolet e saj në Gossip Girl dhe Buffy The Vamp...
Gene Hackman dhe Betsy Arakawa SHBA- Aktori Gene Hackman dhe gruaja e tij, Betsy Arakawa, 64 vjeç, u gjetën të vdekur...
ITALI- Rania Zeriri, ylli 39-vjeçar holandez, e njohur edhe në Gjermani, u gjet në Mercogliano, në zonën e Avellino-s, ku jeton si ...
Horoskop TIRANË - Muaji i parë i pranverës sjell zhvillime pozitive për disa shenja të zodiakut, të cilat do të shohin &...
Dashi Dashuria: Sfera e dashursë sot premton të mira dhe do të ketë shanse të shkëlqyeshme edhe për organizimin e një...
Horoskopi Dashi Gjatë gjithë kësaj dite do kërkoni suksesin e pafund dhe nuk do ndaleni përballë asgjëje. Hënë...
TIRANA- Normat e interesit të kredisë për shtëpi pësuan rënie vitin e kaluar, duke mbështetur zgjerimin e kreditimit në...
Dashi Në këtë moment është më mirë që të flisni, vetëm nëse është vërtetë e rë...
Asap LOS ANXHELOS - Reperi A$AP Rocky është shpallur i pafajshëm lidhur me sulmin me armë zjarri në rrugën e Los Anxhelosit, ...