
TIRANA- Burimet njerëzore nuk janë shqetësim madhor vetëm për sektorin privat, por edhe për administratën shtetërore, për të cilën gjithmonë kishte një mbi-kërkesë për punë deri para pandemisë. Plani i punës në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në drejtim të kontrolleve dhe inspektimeve vitin e kaluar nuk u përmbush për shkak se gati një katërta e organikës nuk ishte e plotësuar me punonjës, referoi Kontrolli i Lartë Shtetit në raportin për buxhetin faktik të vitit 2023 përgatitur për Kuvendin e Shqipërisë.
Në dhjetor të vitit 2023 administrata tatimore ka pasur 338 vende pune vakante nga 1450 gjithsej ose 23 % e organikës së paplotësuar, vërën KLSH. Gjithashtu, konstatohet se DPT-ja ka 71 procese gjyqësore të hapura për largimet nga puna. Administrata tatimore vitin e kaluar ishte në ristrukturim organizativ sipas një VKM-je që u miratua në maj të vitit 2023.
Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit rezulton se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka një stok ë lartë të kontrolleve të papërfunduara. Nga viti 2017, ku deri 2023 janë gjithsej 805 kontrolle të pezulluara, të pafilluara ose që vijojnë në proces: 109 kontrolle të pafilluara, 47 kontrolle të pezulluara, 432 kontrolle në fazë projekt raporti, 201 kontrolle dërguar projekt raporti, 14 kontrolle pritet observacion nga subjekti dhe 2 kontrolle në fazë raporti përfundimtar.
Mungesa e personelit ka ndikuar në eficiencën e institucionit. Gjendja e detyrimeve tatimore të papaguara në fund të vitit 2023 rezulton në vlerën rreth 155 miliardë lekë (1,5 miliardë euro), nga i cili detyrimi është 61%, gjobë 34% dhe interesat 5%.
Ky detyrim ju përket 182,490 subjekteve, me një rritje vjetore prej rreth 8,3 miliardë lekë dhe me një ulje prej 1,467 subjekte debitorë. Detyrimet më të mëdha i përkasin TVSH-së dhe në vijim Tatim fitimi, sigurimet etj. 55 % e detyrimeve të prapambetura tatimore janë të periudhës mbi 5 vjeçare dhe vetëm 10 % është deri në 1 vit.
KLSH vë në dukje se ka një vështirësi të konsiderueshme në vjeljen e këtij borxhi, pasi 74 % e vlerës ju përket subjekteve pasive dhe vetëm 26 % atyre aktive. Sipas KLSH-së, situata e mësipërme është si pasojë edhe se DPT ka ushtruar masa shtrënguese të pakta duke pasur parasysh numrin e subjekteve me detyrime të prapambetura dhe se këto masa shtrënguese janë të përsëritura për një numër të konsiderueshëm rastesh.
Me mungesë personeli është edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Nga auditimi i menaxhimit dhe administrimit të burimeve njerëzore është konstatuar se administrata doganore ka pasur 118 pozicione vakante pune gjatë vitit 2023 nga 1074 në strukturë gjithsej ose 11 %, me rritje krahasuar me 2022, si dhe 278 transferime të përkohshme punonjësish, duke cenuar ndjeshëm performancën e institucionale të administratës fiskale doganore./Monitor
klsh
Artikuj te sugjeruar
M.B.
SOCIALE
11 Nëntor07:29
Beqarët do të mund të fillojnë një marrëdhënie të re, parashikimi i Horoskopit për sot
Dashi
Nëse doni që gjërat t’iu ecin mirë sot duhet patjetër të ndryshoni disa prej tyre dhe pse jo të hiqni edhe dor...
SOCIALE
9 Nëntor09:00
Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori i njohur i filmave horror!
KALIFORNI- Tony Todd, aktori që luajti vrasësin në filmin klasik horror Candyman, ka humbur jetën. 69-vjeçari vdiq të m&e...
M.B.
SOCIALE
9 Nëntor07:39
Financat ka rrezik të kalojnë një fazë të trazuar, parashikimi i Horoskopit për sot
Dashi
Tejet ambiciozë dhe me besim në vetvete, ju do kërkoni të zgjidhni çdo problem gjatë kësaj dite. Në fakt p&eu...
n.f
SOCIALE
8 Nëntor08:41
Ditë e mbushur me dyshime sa i takon ndjenjave, parashikimi i yjeve për sot
Foto ilustruese
Dashi
Gjatë kësaj dite nuk përjashtohen debatet me një person, i cili kohëve të fundit nuk është s...
M.B.
SOCIALE
5 Nëntor15:56
Qeveria: Çmimi i energjisë elektrike për qytetarët do të ulet nga 1 janari 2025
TIRANA- Nga 1 janari do t’u ofrojmë qytetarëve shqiptarë një çmim më të mirë të energjisë elektrike,...
E.D
SOCIALE
4 Nëntor22:52
VIDEO/ Një futbollist vdes dhe një tjetër pëson djegie të rënda nga rrufeja!...
PERU - Një futbollist peruan, mbrojtësi José Hugo de la Cruz Meza, vdiq pasi u godit nga rrufeja gjatë një ndeshjeje, që ...
M.B.
SOCIALE
3 Nëntor07:32
Financat nuk do jenë të shkëlqyera, momente të turbullta, parashikimi i Horoskopit për sot
Dashi
Do jenë disa planetë bashkë që do ndikojnë në jetën tuaj sot dhe do iu japin më shumë energji. Ju që ...
SOCIALE
2 Nëntor16:57
VIDEO/ Stresi lirohet nga paraburgimi në Pejë: Sapo dola, shihemi
KOSOVË- Reperi Arkimed Lushaj është liruar nga paraburgimi 48-orësh në Pejë ditën e sotme. Përmes një videoj...
I.A
SOCIALE
2 Nëntor15:32
“Topi i Artë”, Sneijder i zgjat dorën Vinicius: "Në vitin 2010 edhe mua më grabitën. Jam i kënaqur që edhe sot flitet për këtë"
HOLANDE - Wesley Sneijder duket se nuk e ka pranuar kurrë që nuk e fitoi “Topin e Artë” në 2010, viti i trefish...
M.B.
SOCIALE
1 Nëntor12:35
Banka e Shqipërisë: Sektori bankar ka përmbushur kërkesat shtesë të kapitalit për ndërhyrjen e jashtëzakonshme
TIRANA- Sektori bankar ka arritur të përmbushur plotësisht deri kërkesat minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe d...