SOCIALE

Komisioneri kundër Diskriminimit: Gjuha e urrejtjes online amplifikohet nga politika dhe mediat

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Prill 2026, 09:04
Komisioneri kundër Diskriminimit: Gjuha e urrejtjes online amplifikohet nga

Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Shqipëri që prej vitit 2018, udhëheq institucionin përgjegjës për hetimin dhe trajtimin e rasteve të diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes në vend.

Në një intervistë për BIRN, Gajda shpjegon se si gjuha e urrejtjes po përhapet dhe amplifikohet në mjedisin online përmes rrjeteve sociale, mediave dhe diskursit politik, duke vënë në shënjestër veçanërisht grupe të caktuara shoqërore si komuniteti LGBT, gratë dhe personat me aftësi të kufizuara.

Ai paralajmëron se ky fenomen jo vetëm përforcon stereotipet dhe paragjykimet ekzistuese, por mund të krijojë pasoja reale për komunitetet e prekura – nga përjashtimi social deri tek krimet e urrejtjes, ndërsa thekson se balanca mes lirisë së shprehjes mbetet një nga sfidat kryesore për shoqërinë shqiptare.

“Diskriminimi në mjedisin online lidhet kryesisht me gjuhën e urrejtjes,” tha Gajda, duke theksuar se kjo gjuhë përhapet në forma dhe kanale të ndryshme.

Sipas Gajdës, një nga mënyrat problematike se si përhapet gjuha e urrejtjes lidhet me përmbajtjet që fillimisht shfaqen në televizione dhe më pas shpërndahen në internet përmes videove apo artikujve online, të cilët shpeshherë që nga titulli mbartin tone paragjykuese ose diskriminuese.

Një tjetër dimension janë komentet e qytetarëve në platformat online, ku vihet re një përdorim i shtuar i gjuhës ofenduese.

Po ashtu, ai thekson se edhe gjuha e përdorur në Kuvendin e Shqipërisë mund të përhapet dhe të amplifikohet më tej nga mediat online dhe rrjetet sociale.

Përveç këtyre, ekzistojnë edhe raste kur individë të veçantë bëhen objekt i gjuhës së urrejtjes përmes mesazheve personale në internet. Sipas tij, këto forma tregojnë se fenomeni ka shumë dimensione dhe shfaqet në mënyra të ndryshme në mjedisin online.

Sipas Gajdës, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi trajton raste të gjuhës së urrejtjes që shfaqen si në media tradicionale ashtu edhe në internet, kryesisht mbi bazën e ankesave që paraqiten nga organizata të shoqërisë civile. Në disa raste, institucioni nis edhe hetime me iniciativën e vet, kur vlerësohet se përdorimi i gjuhës mund të ketë tejkaluar kufijtë e lirisë së shprehjes dhe të ketë cenuar të drejtat e grupeve të caktuara.

“Në pjesën më të madhe ne administrojmë ankesa, por nuk kanë munguar dhe rastet kur institucioni ka gjykuar që të nisi vetë një çështje “ex-officio”,” tha Gajda.

Sipas tij, vlerësimi i rasteve përqendrohet nëse gjuha e përdorur lidhet me një nga shkaqet e mbrojtura nga Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe nëse merr në shënjestër një grup të tërë individësh. Këtu përfshihen, ndër të tjera, përdorimi i aftësisë së kufizuar për të ofenduar dikë, gjuha e urrejtjes ndaj komunitetit LGBT për shkak të paragjykimeve homofobike, gjuha seksiste ndaj grave apo deklarata me konotacion fetar.

Megjithatë, hetimi i rasteve në internet shpesh has vështirësi praktike. Sipas Gajdës, mungesa e rregullimit të qartë të tregut online dhe anonimati në internet e bëjnë të vështirë identifikimin e personave përgjegjës.

“Kemi hasur vështirësi në identifikimin ligjor të personit përgjegjës, në mënyrë që institucioni t’i dërgojë shkresën zyrtare dhe të marrë më pas parashtrimet, argumentet dhe të garantojë procedurën kontradiktore,” tha Komisioneri.

Pasojat e gjuhës së urrejtjes

Komisioneri Robert Gajda thekson se gjuha e urrejtjes mbart shumë pasoja, duke krijuar perceptime negative dhe ndasi në shoqërinë shqiptare. Kjo formë komunikimi thellon paragjykimet dhe stereotipet kundrejt grupeve shoqërore që janë sistematikisht dhe strukturalisht të diskriminuara.

“Përdorimi i gjuhës së urrejtjes ndikon shumë në mbajtjen gjallë të paragjykimeve dhe stereotipeve negative kundrejt këtyre grupeve, ç’ka pastaj bën që këto grupe të mos ndihen të barabarta në shoqëri dhe të ndihen gjithmonë të paragjykuara dhe të portretizuara negativisht,” shpjegoi Gajda.

Problemi tjetër, sipas tij, lidhet me dezinformimin, shpërndarja e të cilit kontribuon për të krijuar paragjykime të reja ose për të përforcuar paragjykimet ekzistuese, të cilat portretizohen në forma të reja.

Pastaj, specifikisht, grupet e targetuara dhe individët e këtyre grupeve preken drejtpërdrejt nga kjo gjë, sepse janë pjesë e një komuniteti i cili, nëse portretizohet negativisht, bën që shoqëria të ketë tendencën të mos i vlerësojë individët për aftësitë e tyre të vërteta apo për vlerat që mund të kenë si njerëz, por t’i etiketojë sipas mënyrës negative se si janë portretizuar në mënyrë publike dhe të vazhdueshme mediatikisht, duke i mbajtur gjithmonë të paragjykuar.

Kjo formë diskriminimi mund të çojë deri në krime urrejtjeje, paralajmëron Komisioneri.

“Këta persona mund të dhunohen vetëm për shkak të përkatësisë apo të perceptimit se janë pjesë e një grupi të caktuar shoqëror, i cili është i paragjykuar apo i stereotipizuar negativisht,” tha ai.

Sipas Gajdës, institucioni që ai drejton ka zhvilluar monitorime dhe studime për të kuptuar më mirë ndikimin e gjuhës së urrejtjes mbi grupet e prekura. Nga këto analiza rezulton se anëtarët e grupeve që bëhen objekt i gjuhës së urrejtjes përjetojnë një ndjenjë të thellë përjashtimi social.

“Këta njerëz ndihen si qytetarë të dorës së dytë në shoqëri, të padëshiruar si nga institucionet publike ashtu edhe nga vetë shoqëria,” shpjegon ai. Sipas tij, kjo situatë i ekspozon këta individë ndaj formave të tjera të diskriminimit dhe ndikon drejtpërdrejt në mundësinë për të gëzuar të drejtat e tyre.

Gajda theksoi gjithashtu se pasojat shfaqen edhe në nivel psikologjik dhe social, duke krijuar gjendje ankthi dhe pasigurie.

Në disa raste, këto qëndrime negative mund të reflektohen edhe në ambiente më të ndjeshme si shkollat, ku mund të shfaqen forma bullizimi ose sjellje diskriminuese nga bashkëmoshatarët apo edhe nga vetë mjedisi arsimor.

Rritje e rasteve gjatë debatit për barazinë gjinore

Gjatë vitit të fundit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka marrë në trajtim 15 çështje që lidhen me gjuhën e urrejtjes, ku përfshihen si raste të nisura nga vetë institucioni, ashtu edhe ankesa të paraqitura nga organizata të shoqërisë civile.

Komisioneri Robert Gajda thekson se fokusi kryesor i këtyre rasteve ka qenë komuniteti LGBT në Shqipëri.

“Ka pasur një valë të shtuar të gjuhës së urrejtjes, sidomos gjatë debatit për Ligjin për Barazinë Gjinore,” tha ai. “Sjelljet kanë qenë të ushqyera në forma të ndryshme – nga gjuha diskriminuese dhe paragjykuese, deri te gjuha e hapur e urrejtjes kundër këtij komuniteti,” shtoi Gajda.

Komisioneri theksoi se nuk kanë munguar edhe raste që lidhen me aftësinë e kufizuar, me ngjyrën e lëkurës apo racën, si edhe me gjininë, kryesisht kundër grave. Megjithatë, këto mbeten më të pakta në krahasim me rastet që lidhen me komunitetin LGBTI.

Gajda shpjegoi se masa e parë që kërkohet zakonisht nga Komisioneri në rastet që lidhen me gjuhën e urrejtjes është një ndjesë publike nga subjekti që e ka përdorur atë. Sipas tij, kjo konsiderohet masa kryesore, pasi një ndjesë publike tregon se personi ka kuptuar se gjuha e përdorur ka qenë e papërshtatshme, duke tejkaluar kufijtë e lirisë së shprehjes dhe duke shqetësuar një komunitet të tërë.

Megjithatë, nga praktika është vënë re se kjo nuk ndodh gjithmonë. Sipas tij, shpesh personat e përfshirë e kanë të vështirë të kërkojnë ndjesë, edhe kur mund ta kuptojnë se gjuha e përdorur ka tejkaluar kufijtë, pasi ndjesa ende perceptohet nga disa si një shenjë dobësie.

“Kjo bën pastaj që vendimet tona ose të ankimohen në gjykatë dhe të presim derisa të shprehen gjykatat mbi ligjshmërinë e vendimit, ose nëse nuk ankimohen në gjykatë dhe njëkohësisht nëse nuk kërkohet ndjesa, neve pastaj mund të aplikojmë edhe gjobën kundrejt subjekteve,” tha ai.

Ai shpjegoi se Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi parashikon tashmë edhe një mekanizëm shtesë për trajtimin e rasteve të gjuhës së urrejtjes. Sipas këtij parashikimi, pasi një vendim merr formë të prerë, një pjesë e tij duhet të publikohet në televizionet kombëtare, me qëllim informimin e publikut për rastin e gjuhës së urrejtjes apo për situatën diskriminuese që ka ndodhur.

“Në një demokraci dhe në një shoqëri të lirë, individët dhe grupet duhet të kenë lirinë të shprehin qëndrimet, kritikat dhe opinionet e tyre pa frikë,” theksoi Gajda, por shtoi se kjo liri nuk është e pakufizuar dhe se gjuha e përdorur nuk mund të përmbajë tone diskriminuese apo urrejtje ndaj grupeve të caktuara të qytetarëve.

“Thelbi mbetet ruajtja e balancës mes mbrojtjes nga gjuha e urrejtjes dhe lirisë së shprehjes,” përfundoi ai. /Birn

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan