
Ndërsa Shqipëria është në një garë të ethshme me rajonin për rritjen e pagave, të dhënat e Eurostat tregojnë se edhe në vitin 2022, kjo garë ishte e humbur. Shqipëria vijoi që të ishte e fundit në Europë, si për të ardhurat për frymë në raport me madhësinë e ekonomisë, ashtu dhe për të ardhurat në raport me fuqinë blerëse, me këtë të fundit që është një tregues i mirëqenies materiale të familjeve.
Nivelin më të lartë në rajon e ka Mali i Zi, me 50% të mesatares europiane, e ndjekur nga Serbia me 44%, Maqedonia e Veriut me 42% dhe Bosnjë-Hercegovina me 35%.
Përveçse me Bosnjën, diferenca në të ardhura me vendet e tjera të rajonit është thelluar, duke treguar për një zhvillim më të qëndrueshëm të shteteve fqinjë, që kanë arritur të përmirësojnë me ritme më të shpejta mirëqenien e qytetarëve të tyre.
Edhe treguesi tjetër, ai i konsumit individual për frymë, që mat të ardhurat sipas fuqisë blerëse, apo mirëqenien e një familjeje e vendos Shqipërinë në fund, me diferencë të ndjeshme nga rajoni.
Ky tregues është për Shqipërinë sa 40% e mesatares europiane. Në Bosnjë-Hercegovinë raporti është 42%. Rekordin e mban Mali i Zi me 64%, Serbia me 53%, Maqedonia e Veriut me 51%.
Sipas Eurostat, Konsumi aktual individual (Actual Individual Consumption, AIC) përbëhet nga mallra dhe shërbime të konsumuara aktualisht nga familjet, pavarësisht nëse ato janë blerë dhe paguar nga familjet drejtpërdrejt, ose nga qeveria apo nga organizatat jofitimprurëse.
AIC për frymë mund të konsiderohet si një tregues i mirëqenies materiale të familjeve. Në vitin 2022, AIC për frymë e shprehur në standardet e fuqisë blerëse (Purchasing Poëer Standards, PPS), varionte nga 67% në 138% të mesatares së BE-së.
Në vitin 2022, nëntë vende të BE-së regjistruan AIC për frymë mbi mesataren e BE-së. Nivelet më të larta u regjistruan në Luksemburg (38% mbi mesataren e BE-së), Gjermani (19%) dhe Austri (18%).
Ndërkohë, 18 vende të BE-së shënuan AIC për frymë nën mesataren e BE-së, me nivelet më të ulëta të regjistruara në Bullgari (33% nën mesataren e BE), Hungari (28%) dhe Sllovaki (27%).
PBB për frymë varionte nga 59% e mesatares së BE-së në Bullgari në 261% në Luksemburg.
Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë, një masë e aktivitetit ekonomik, tregoi gjithashtu dallime thelbësore midis vendeve anëtare të BE-së.
PBB për frymë mbi mesataren e BE-së, u regjistrua në 11 vende. Më e larta ishte në Luksemburg (161% mbi mesataren e BE-së), Irlandë (133%) dhe Danimarkë (37%). Ndërkohë, më e ulëta ishte në Bullgari (41% nën mesataren e BE-së), Sllovaki dhe Greqi (të dyja 32%)./ MONITOR
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
20 Qershor19:27
Mbajti korse teksa performoi në skenë, Adele përballet me një infeksion në lëkurë
Këngëtarja e njohur Adele nuk është në gjendje të mirë shëndetësore pas performancës së saj në Las...
SOCIALE
20 Qershor15:00
I zë vendin Kiarës? Efi Dhedhes prezantuese e 'Përputhen'?!
‘Përputhen’ ishte një nga emisionet që u komentua më së shumti nga banorët brenda shtëpisë së ‘...
SOCIALE
20 Qershor10:37
Vijon drama e eksporteve dhe në maj, bien me 5.2% për 5-mujorin
Eksportet kanë vijuar rënien dyshifrore për të tretin muaj radhazi në maj, duke bërë që i gjithë pesëmujori ...
SOCIALE
19 Qershor13:59
Fuqia e ngjyrave! Si ndryshuan sjellje të burgosurit kur qelitë u lyen rozë
Disa vite më parë, një prirje e çuditshme filloi të përfshijë burgjet në Evropë dhe Amerikën e Veriut.
At...
SOCIALE
19 Qershor12:00
Po rrobat e Luizit çfarë duan te shtëpia e Jorit? Modelja poston pamjet
Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Jori Delli ka nxitur edhe më shumë aludimet në rrjet, pas një video që ka postuar n&eu...
SOCIALE
19 Qershor11:35
Të hënën do jeni shumë nervozë... horoskopi për ditën e sotme
Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill
Java do të nisë shumë mirë. Sukseset ose grindjet e mundshme individuale nga të cilat duh...
SOCIALE
19 Qershor10:48
Qytetet e UNESCO-s po shuhen, Gjirokastra, Berati me reduktimin më të fortë të popullsisë më 2022
Popullsia e Shqipërisë u reduktua edhe mbi 31.8 mijë persona, apo rreth 1.1%, në vitin 2022, por disa qarqeve patën rënie gati t...
SOCIALE
19 Qershor10:42
Forcimi i Lekut, kur mund t’i shohim efektet te çmimet?
Forcimi i Lekut po i bën gjithmonë e të lira importet shqiptare, pavarësisht se një gjë e tillë nuk është ende sh...
SOCIALE
18 Qershor22:00
“E zhdëpën dhëndrin në dru”/ Prishi traditën në dasmë, Irini Qirjako: U çuan gjithë burrat…
Këngëtarja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun Irini Qirjako, ka treguar eksperiencën e veçantë në një dasm&eum...
SOCIALE
18 Qershor18:31
Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit
Ata ishin shumë të rinj kur u takuan. Robert Ndrenika student tek Artet, Polikseni kishte mbaruar Liceun Artistik.
A do të funksiononte lidhja...