
Kryepeshkopi Joan ka rrëfyer rrugëtimin e tij shpirtëror dhe vendimin për t’iu përkushtuar Kishës Ortodokse në Shqipëri, duke theksuar se thirrja për t’i shërbyer Zotit dhe vendit të tij ishte më e fortë se çdo mundësi materiale jashtë atdheut.
Ai tregoi se prindërve ua kishte bërë të ditur vonë vendimin për t’u bërë murg dhe prift. Edhe pse ata nuk ishin kundër, frika dhe meraku ishin të mëdha për shkak të kohës së vështirë.
“Prindërve ua kam treguar shumë vonë dhe ato nuk ishin kundra asaj gjëje por meraku i prindërve është gjithmonë i madh dhe në atë kohë frika ishte shumë e madhe por besoj na ka ruajtur Perëndia sepse at Kozmai ka bërë gati 3 mijë kurora në atë kohë. Unë them shpesh se diçka që hap zoti nuk mund ta mbyllin njerëzit”, theksoi Fortlumnia e tij Joan.
Në vitin 1990, ai u largua nga Shqipëria dhe fillimisht shkoi në Itali, pa menduar se rruga e tij do ta çonte drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“U largova në vitin 1990, fillimisht shkova në Itali. Nuk e kisha menduar asnjëherë që do të shkoja në Amerikë. Shkova në Amerikë si azilant në atë kohë me mendimin se atje ishin dy shkolla teologjike ortodokse. Nuk kishte shumë kandidat për priftërinj por unë i thashë në atë kohë nëse do hapej kisha në Shqipëri unë do të kthehem. At Artur më ndihmoi dhe fillova studimet dhe ishte një përvojë shumë e rëndësishme dhe kur mora vesh që kisha ishte hapur mendova që të kthehem”, theksoi ai.
Sipas Kryepeshkopit Joan, Amerika nuk kishte nevojë për të, ndërsa Shqipëria po. Gjatë studimeve, ai u angazhua edhe në organizimin e bibliotekës së Fan Nolit dhe u njoh me figurën e Anastas Janullatosit, i cili më vonë do të bëhej Kryepeshkop i Shqipërisë.
Në vitin 1993, ai u kthye përfundimisht në Shqipëri dhe nisi punën si pedagog në seminarin teologjik në Durrës, duke e konsideruar këtë kthim si përmbushjen e thirrjes së tij të vërtetë për shërbesë dhe kontribut ndaj vendit.
“Në Amerikë nuk kishte nevojë për mua, ndërsa vendi këtu kishte nevojë, gjërat që mund të më jepte Amerikaunë nuk i doja. Nuk doja pasuri, as komoditete etj. Arsyeja pse unë doja të bëhesha murg dhe prift ishte pikërisht për ti shërbyer zotit. Thirrja e vërtet është ti përgjigjesh nevojave që ka një vend aq sa mundesh. Gjatë kohës që isha student një program që kishim me at Artur ishte të organizonim bibliotekën e Fanolit, dhe në atë kohë kisha dëgjuar se në Shqipëri kishte ardhur një emisar, një nga profesorët më të dëgjuar në shkollën ku isha unë më tha ishte një mik i tij i vjetër dhe më tregoi për aftësitë dhe punët e Anastas in. U ktheva në momentin kur u bë frymëzimi i kryepeshkopit për një muaj dhe në 1993 u ktheva përgjithnjë dhe fillova punë si pedagog në seminarin tonë në Durrës”, tha kryepeshkopi Joan.
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
12 Janar15:38
Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2026
Ministria e Arsimit ka publikuar datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2026, për nxënësit e arsimit të p&e...
SOCIALE
11 Janar12:29
Të izoluar prej 4 ditësh, banorët e fshatit Bashaj hapin vetë rrugën me kazma e lopata
Banorët e fshatit Bashaj janë detyruar të hapin vetë rrugën me kazma dhe lopata, pasi prej katër ditësh kanë mbetur t&eu...
SOCIALE
11 Janar11:22
Shqipëria e papërgatitur për emergjencat/ Dështimi institucional ‘fundos’ vendin
Europa po përjeton gjithnjë e më shpesh episode ekstreme moti, nga përmbytje masive në Europën Qendrore dhe Veriore, te reshje me ...
SOCIALE
11 Janar09:30
Lumi Ishëm del nga shtrati gjatë natës, dy lagje të izoluara dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë
Gjatë orëve të natës është shënuar një rritje e ndjeshme e nivelit të lumit Ishëm, i cili më herët i...
SOCIALE
11 Janar08:53
“Natë sakrifice”, ushtria evakuon dhjetëra banorë të përmbytur nga lumi Seman
Gjatë orëve të natës, evakuimet e banorëve në bashkitë Kuçovë dhe Dimal kanë vazhduar nga forcat e ushtris&e...
SOCIALE
11 Janar08:47
Ky nuk është vetëm zemërim i natyrës!
Sot nevojiten masa konkrete dhe investime reale për të ulur dëmet nga fatkeqësitë natyrore me buxhete të mirëpërcaktuara...
SOCIALE
11 Janar08:44
Situatë kritike! Shkumbini del nga shtrati, përmbyten dhjetëra banesa
Situatë kritike në disa zona të Lushnjes për shkak të prurjeve të lumenjve Shkumbin e Seman.
Në fshatin Thanasaj ujërat...
SOCIALE
11 Janar08:43
Hidrovoret dhe kanalizimet jashtë funksionit, përmbytjet i kushtojnë shtrenjtë ekonomisë së vendit
Që prej viteve 1950 deri në ditët e sotme është regjistruar një rënie e lehtë e reshjeve mesatare vjetore, por nga ana t...
SOCIALE
11 Janar07:49
Reshje shiu dhe dëborë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativit të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me vranësira...
SOCIALE
9 Janar23:33
Shembjet masive të dheut në Selenicë, reagon Ministria e Mbrojtjes
Nga verifikimet e kryera në terren, është konstatuar se, si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në zonën e Matogjinit, Bashki...