Puntata e radhës në “Shihemi në Gjyq” ka në qendër konfliktin mes dy vëllezërve. Alimi ka thirrur vëllanë e tij në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan dhe në hyrje të insertit, ngre akuza të forta.
“Po shkoj 43 vjeç, nuk e dija se kishte kaq mashtrues. Por të të mashtrojë edhe vëllai, ky është fundi i botës!”
Edhe kur hyn në studio, ai përforcon fjalët e tij duke shtuar: “Vëlla i thënçin, maskara!”
Me të njëjtën gjuhë, përgjigjet edhe Blerimi në insertin e tij.
“Kjo është botë maskarenjsh! Duan të më rrjepin lëkurën! Ai që më ka sjellë këtu, kokërr leku nuk merr nga djersa ime!”
Kur të dy vëllezërit gjenden përballë njëri-tjetrit në studio, përdorin tone të ashpra me njëri-tjetrin. Alimi e akuzon vëllanë se ka marrë paratë që ai u kishte dërguar prindërve të moshuar.
Blerim: Po ti ore maskara si më solle këtu mua ti?
Alim: Si mos të të sillja?
Blerim: Nuk të vjen një çikë zor?
Alim: Kollaj kur hëngre lekët e mia? Lekët e mia për çfarë i more? Për çfarë ua hëngre lekët pleqve?
Blerim: Kur i mora lekët e tua unë? S’kam lidhje fare unë! Mashtrues, o mashtrues! Një avaz tërë jetën ti!
Alim: Kisha dy pleqtë sëmurë. Kam 25 vjet, jam i martuar në Greqi. Kam punuar si qeni, kisha mbështjellë ca lekë, ca të ardhura që ua kisha lënë se ishin të sëmurë se unë rri në një ishull shumë larg, Paros. Tani që të vija unë që atje deri këtu…
Eni Çobani: Ti mendoje që prindërit të kishin para veç për sëmundje, për gjëra të kësaj natyre dhe bravo të qoftë!
Alim: Në spitale kanë ndenjur tërë jetën!
Blerim: Unë s’e njoh fare atë! Këto janë mashtrime!
Alim: Kam dy vjet që s’flas me atë…
Blerim: Po gënjen, unë nuk të kam marrë lekë.
Alim: Kisha babanë shumë rëndë, mos ta merrte vesh që ne ziheshim. Më ka ardhur turp nga kalamajtë, kalamajtë më pyesnin “çfarë ke babi, pse s’flet me xhaxhin”, nuk dija çfarë t’u thosha.
Në studio ndodhet e pranishme edhe nëna e djemve, Shaja, e cila e pranon se këto para që Blerimi ka marrë, kanë qenë të Alimit. Blerimi refuzon vazhdimisht duke thënë se nuk ia njeh paratë të vëllait, derisa Alimit i hipën gjaku në kokë dhe kacafytet me të.
Blerim: Ti do lekët, unë nuk të njoh se nuk t’i kam marrë lekët ty fare, vëlla i dashur, nuk të njoh!
Alim: Turp!
Blerim: Turp të kesh ti që na solle këtu!
Alim: Dua lekët, unë ato lekët do ia çoj babait tim atje! Nuk i kisha prurë lekët për të blerë ti pallat ore maskara, po ti s’ke turp! Mua s’më njeh ti ore qen? I more lekët e mia ti? Dreq o dreq! S’më njihke mua? Po kur i more lekët, ku i gjete lekët?
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
21 Shtator19:56
Kisha e Shna Ndout në Laç/ Fra Ndue Toplana: Jemi kundër, s’mund ta prishim. Ka identitet shpirtëror
Transformimi i ambientit përreth Kishës së Shna Ndout në Laç ka sjellë përplasje mes perfaqësuesve të klerit kato...
SOCIALE
21 Shtator19:27
VIDEO/ Shqipëri-Kosovë dhe veshjet tradicionale shfaqen për herë të parë në “Oktoberfest” në Mynih
Përfaqësues të komunitetit shqipfolës në Mynih, të mbështetur nga Shoqata “Iliria München”, parakaluan me si...
SOCIALE
21 Shtator14:18
Ujku ‘zbret’ në Lushnjë dhe bën ‘kërdinë’, ha 68 krerë dele e dhi
Ujku bën kërdinë në fshatin Karbunarë e sipërme, vetëm 5.km larg qendrës së Lushnjes. Ka qenë në or&eum...
SOCIALE
21 Shtator12:14
VIDEO/ Ujku bën kërdinë me bagëtitë në fshatrat e Lushnjës. Blegtori: Mbaj familjen me kafshët, e vetmja e ardhur që kisha
Në fshatin Karbunar e Sipërme në Lushnje, banorët ankohen e ujku po iu dëmton bagëtitë. Pronari, Namik Sinani thotë se k...
SOCIALE
21 Shtator09:24
Mozaiku i kujtesës/ Intelektualët në pension po shkruajnë historinë e munguar të institucioneve dhe ndërmarrjeve të Durrësit
Mjeku Bashkim Habibi, sot 83 vjeç, vazhdon të mbajë të veshur bluzën e bardhë, ndërsa paralelisht gjen kohë për n...
SOCIALE
20 Shtator22:30
Banka e 5222 varieteteve, si ruhen dhe trashëgohen farat
Inventari Kombëtar i Farave Autoktone, që ruhet në Bankën Gjenetike Kombëtare, përfshin një total prej 5,222 varietete.
Nga ...
SOCIALE
20 Shtator17:16
Raporti: Shqiptarët jetojnë më pak se europianët
Në Europë, jetëgjatësia vlerësohet në 81.7 vjet në vitin 2024. Ndërsa të dhënat për Shqipërinë,...
SOCIALE
20 Shtator16:14
Fermerët e fshatit Çeprat po falimentojnë, fajin e ka mungesa e tregut dhe subvencionet
Fermerët e fshatit Çeprat në Vlorë po shkojnë drejt falimentimit. Ata thonë se nuk po arrijnë të sigurojnë të...
SOCIALE
20 Shtator14:37
Studimi: Të rinjtë në Shqipëri të punësuar në call-center 60% e tyre, probleme me shtyllën kurrizore, dëgjimin dhe shikimin
Ata bëjnë një kompromis me veten për të qëndruar me ore te tej zgjatura ulur, përpara kompjuterit me kufje në vesh pa ...
SOCIALE
20 Shtator08:25
Historia prekëse/ Babai i ndërroi jetë në aksident, vajza e mitur: Dua t'ia plotësoj ëndrrën, të bëhem këngëtare
Ndarja nga jeta e Kreshnik Tomanit një muaj më parë, baba i tre fëmijëve të mitur, ka prekur thellë zemrat e shumë shq...