VIDEO/ Ky është momenti i përplasjes tragjike të mjetit lundrues me skafin e policisë në Ksamil, ku humbi jetën 20-vjeçari
Një aksident i rëndë detar është regjistruar mbrëmjen e sotme në Gjirin e Ksamilit, ku sipas informacioneve paraprake nj&eu...
Një aksident i rëndë detar është regjistruar mbrëmjen e sotme në Gjirin e Ksamilit, ku sipas informacioneve paraprake nj&eu...
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e së hënës në zonën e Repsit, në Mird...
Sot mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin sot i nënshtrohen testit të Matematikës. Ky është provimi i tret&eu...
Sot zhvillohet seanca e parë e gjyqit në themel për kryebashkiakun Erion Veliaj në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO). ...
Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër dhe neonatolog, Edi Tushe. Lajmi i trishtë &eum...
Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA. Skuadra nga Suh...
Një apartament në katin e tetë të një pallati në lagjen "Pavarësia" në Vlorë është përfshirë ...
Tenderi me vlerë rreth 3.9 milionë euro për modernizimin e infrastrukturës IT të Doganave është ankimuar së fundmi n&e...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me 82.3 lekë. Ndërk...
Si çdo ditë edhe sot në orën 18:00, mijëra qytetarë do të mblidhen sërish në protestën e 17-të pë...
Ndryshimet sezonale, luhatjet në prodhim dhe import së bashku me efektet e luftës në Iran kanë sjellë lëvizje të ndjeshme të çmimeve të produkteve bazë të shportës dhe të karburanteve në muajin prill.
Sipas listës së çmimeve të INSTAT në artikujt kryesor të shportës në prill, tregu u përball me një shtrenjtim të fortë të prodhimeve të freskëta të sezonit dhe karburanteve, ulje të çmimeve të konservuar, teksa drithërat dhe bulmeti kanë shënuar stabilitet.
Limoni, domatja, nafta, kafeja, rritje rekord në prill
Limoni ishte produkti me rritjen më të madhe të çmimit në muajin prill me rreth 41.6%, duke arritur në 212.4 lekë, nga 150 lekë që ishte në prill 2025.
Pas limonit, domatja ishte produkti me rritjen më të fortë në prill 2026 me 20.1%, duke u shitur tashmë për 210.4 lekë për kilogram nga 175.2 lekë që kushtonin në prillin e vitit të mëparshëm, si rrjedhoje dëmeve që sollën ngricat dhe përmbytjet e pranverës.
Në krahun e produkteve industriale, nafta ka shënuar rritje me 18.6%, ose me 32.2 lekë për litër më shumë në prill. Një litër naftë u shit mesatarisht 205.7 lekë, muajin e kaluar, një lëvizje që pritet të ketë efekt zinxhir mbi transportin dhe produktet e tjera.
Ky shtrenjtim është shoqëruar edhe nga rritja prej 17.3% e lëndëve të tjera djegëse. Çmimet e karburanteve u rriten si pasojë e luftë në Iran e cila solli rritjen e vlerës së gazoilëve në tregjet ndërkombëtare.
Po ashtu, një rritje dyshifrore prej 12.0% ka prekur edhe kafenë e bluar, ku paketa prej 100 gramësh ka arritur në 162.3 lekë në prill 2026, teka çmimi i verës u rrit me 11%.
Konservat, sheqeri dhe patatja me rënien më të madhe
Përveç rritjes ekstreme në disa artikuj, buxhetet familjare u lehtësuan nga ulja e çmimeve në disa produkte industriale.
Sipas listës së çmimeve të INSTAT, rënien më të madhe në përqindje e kanë regjistruar konservat (për 100 gramë), të cilat kanë rënie me 18.8%, duke u tregtuar mesatarisht me 168.4 lekë. Sheqeri, një produkt bazë që ka shënuar një rënie prej 19.6%, duke zbritur në 89.8 lekë për kilogram në prill 2026, nga 111.7 lekë që ishte në prillin e vitit të mëparshëm.
Për shkak të mbiprodhimit në Europë dhe Gjermani, kryesisht patatja ka pësuar një rënie vjetore të ndjeshme të çmimeve prej 18.9% në prill, duke u stabilizuar në vlerën e 83.5 lekëve për kilogram, e ndjekur me të njëjtin trend edhe nga qepët e thata, të cilat kanë rënë me 13.5% dhe tregtohen aktualisht për 81.3 lekë për kilogram.
Drithërat dhe mishi bulmeti të qëndrueshme
Përtej këtyre lëvizjeve të skajshme me ulje dhe ngritje, produktet e brumit kanë treguar qëndrueshmëri të lartë ose rënie të lehtë, ku buka ka rënë me vetëm 0.7%, mielli me 3.6% dhe makaronat me 2.3%.
Situatë e ngjashme paraqitet edhe te bulmetet, ku qumështi ka mbetur pothuajse i palëvizur me një rritje prej 0.4%, ndërkohë që rritje disi më të moderuara por të dukshme janë vërejtur te gjiza me 7.1% dhe kosi natyral me 5.6%. Gjithashtu produktet mishit nuk kanë pësuar ndryshime të dukshme. / Monitor
Durrësi ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror, por kjo është pamja me të cilën përballen çdo ditë mijë...
Ndërsa pacientët dhe familjarët e tyre ankohen çdo ditë për mungesën e ilaçeve, pajisjeve dhe shërbimeve baz&eu...
Dinamika e pagave në tregun e punës ka vijuar trendin rritës edhe në fillim të këtij viti, duke reflektuar nevojën e biznes...
Në një linjë autobusi në Tiranë, qytetarët kënduan në kor refrenin e protestës madhështore kundër Edi R...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të tregojë lëvizje pozitive në fillim të vitit 2026, megjithatë diferencat mes grav...
Karriera, pasiguria ekonomike dhe ndryshimet në stilin e jetesës po ndikojnë gjithnjë e më shumë në vendimin e të rinjve...
Tregtarët e Kuçovës zhvillojnë aktivitetin e tyre në kushte skandaloze, mes baltës, pluhurit, papastërtive dhe infrastruk...
Hekurudha Shqiptare ka shtyrë afatin për dorëzimin e ofertave në tenderin ndërkombëtar me vlerë 90 mln euro për rehabili...
Nisur nga zhvillimet e fundit në zonën e mbrojtur Pishë-Poro Nartë, 96 organizata të shoqërisë civile kanë depozituar k&...
Uji ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve në rrugët nacionale dhe rurale, ndërsa qytetarët janë përballur me vështi...