Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Çmimi Sakharov 2025 u është ndarë dy gazetarëve - polako-bjellorusit Andrzej Poczobut dhe gjeorgjianes Mzia Amaglobeli - të cilët janë duke vuajtur dënime në burgim për akuza të lidhura me punën e tyre në raportimin mbi demokracinë dhe shoqërinë civile.
Konferenca e Presidentëve e Parlamentit Evropian, që përbëhet nga presidentja e PE-së, Roberta Metsola, dhe nga udhëheqësit e tetë grupeve politike, e shpalli fituesit më 22 tetor.
“Të dy janë gazetarë që ndodhen në burg për akuza të sajuara, thjesht sepse kanë bërë punën e tyre dhe kanë ngritur zërin kundër padrejtësisë”, tha Metsola duke i shpallur fituesit.
“Guximi që kanë treguar i ka shndërruar në simbole të luftës për liri dhe demokraci. Ky institucion qëndron përkrah tyre dhe përkrah të gjithëve që vazhdojnë të kërkojnë liri”, shtoi ajo.
Studentët serbë që kanë protestuar kundër Qeverisë në Beograd për më shumë se një vit, si dhe gazetarët dhe punonjësit e ndihmës humanitare në Palestinë, ishin gjithashtu në listën e ngushtë për çmimin prej 50.000 eurosh.
Çmimi më i lartë i Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut u krijua në vitin 1988 në nderim të shkencëtarit dhe disidentit rus Andrei Sakharov dhe është bërë një nga mjetet kryesore të komunikimit publik të Parlamentit, ndërsa regjimet shtypëse shpesh reagojnë ashpër ndaj ligjvënësve evropianë për disa nominime apo fitues të këtij çmimi..
Ndër laureatët e mëparshëm janë ish-presidenti i Afrikës së Jugut Nelson Mandela, lideri i opozitës ruse Aleksie Navalny dhe aktivistja pakistaneze për arsim, Malala Yousafzai.
Kritik i zëshëm i Lukashenkos
Poczobut ka punuar për disa botime bjelloruse dhe polake dhe ka qenë një nga drejtuesit e organizatës politike “Bashkimi i Polakëve në Bjellorusi”, që përfaqëson pakicën polake në vend.
Ai ka qenë kritik i zëshëm i regjimit autoritar të sundimtarit të kamotshëm, Aleksandr Lukashenko, dhe është vazhdimisht nga autoritetet.
Ai u arrestua në vitin 2021 si pjesë e shtypjes politike ndaj opozitës dhe shoqërisë civile pas zgjedhjeve presidenciale të manipuluara të vitit të kaluar, dhe më pas u dënua me tetë vjet burgim.
Derisa familjes së tij i është mohuar e drejta e vizitave, ka shpresë se ai mund të lirohet së shpejti, pasi Shtetet e Bashkuara po negociojnë me Minskun për të lehtësuar disa sanksione në këmbim të lirimit të disa prej mijëra të burgosurve politikë.
Politikani opozitar Alyaksandr Milinkieviq, shoqata e gazetarëve bjellorusë dhe opozita demokratike në Bjellorusi, e udhëhequr nga Svyatlana Tsikhanouskaya, janë fitues të mëparshëm të këtij çmimi.
Gjendja e përkeqësuar shëndetësore në burg
Amaglobeli, themeluese e mediave të pavarura Batumelebi dhe Netgazeti, u arrestua në fillim të vitit 2025 dhe më pas u dënua me dy vjet burgim për “rezistencë ose përdorim dhune ndaj një zyrtari policor” gjatë një proteste proevropiane pas zgjedhjeve të diskutueshme parlamentare në Gjeorgji në tetor të vitit 2024.
Që prej asaj kohe, është raportuar shpesh për përkeqësimin e gjendjes së saj shëndetësore gjatë qëndrimit në burg.
Dënimi i kundër saj, i dënuar nga BE-ja, Federatat Evropiane dhe Ndërkombëtare të Gazetarëve, si dhe nga grupet për të drejtat e njeriut, shihet si pjesë e një fushate më të gjerë shtetërore për t’i heshtur zërat kritikë dhe për ta kufizuar lirinë e shprehjes në Gjeorgji.
E konsideruar si gruaja e parë e burgosur politike në Gjeorgji që nga pavarësia e vendit në vitin 1991, ajo është gjithashtu gjeorgjiania e parë që fiton këtë çmim.
Ceremonia e ndarjes së çmimit do të mbahet në Strasburg më 16 dhjetor./ REL
Në oborrin e një shkolle 9-vjeçare në Shkodër, një vajzë 11-vjeçare qëndron mënjanë, me sytë p...
Gazetari Osman Stafa ka shprehur shqetësimin për situatën në spitalin Onkologjik, ku sipas tij përveç aferave korruptive, qyte...
Në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, zhvillimi i startup-eve në Shqipëri është ende në një faz&eu...
Vjeshta e vitit 2024 shënoi një kthesë të vështirë në jetën e Vera Loshit, një 56-vjeçare nga Ishull Lezha. ...
Nënkryetarja e Partisë së Lirisë dhe njëkohësisht deputete e kësaj force politike, Erisa Xhixho ndau detaje nga projektligj...
Fermerët e fshatit Bilçë në qarkun e Beratit ndodhen në prag të falimentimit, pasi këtë vit prodhimi i ullirit nuk a...
Është ora 8:00 e mëngjesit dhe trafiku tek Unaza e Madhe në drejtim të TEG-ut lëviz me ritmin e zakonshëm. Por qetësia p...
Nesër do të zhvillohet aktiviteti sportiv "Maratona Fan Run", duke filluar nga sheshi "Nënë Tereza" dhe vijuar deri në fundin e bulevar...
Ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet vran...
Flet Salla Saastamoinen, drejtoreshë në detyrë e OLAF (Zyra Evropiane kundër Mashtrimit): OLAF gjeti shkelje në përdorimin e fonde...