Zëri më i fortë i Kongresit amerikan, Alexandria Ocasio-Cortez kundër Ramës: Ndalni represionin e dhunshëm ndaj protestuesve
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
TIRANA- Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme rihapjen e ankandit të obligacioneve 15-vjeçare. Ankandi fillestar ishte zhvilluar në muajin shkurt të këtij viti dhe Ministria e Financave emetoi obligacione në vlerën e 1.835 miliardë lekëve. Yield-i uniform i pranuar dhe kuponi i obligacionit rezultoi 7.94%, yield ndjeshëm më i lartë se kuponi indikativ prej 7.3%, i paraqitur nga Ministria e Financave para ankandit.
Në rihapjen e javës së ardhshme, shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave është 1.5 miliardë lekë. Qeveria shqiptare ka nisur emetimin e obligacioneve 15-vjeçare që prej vitit 2021. Prej atëherë, janë zhvilluar gjithsej 10 ankande të këtyre instrumenteve, për një shumë totale të emetuar prej afërsisht 13.8 miliardë lekësh.
Shuma minimale e pjesëmarrjes në ankandet e obligacioneve është 300 mijë lekë. Individët apo subjektet e interesuara për të investuar mund të marrin pjesë në ankandet e obligacioneve nëpërmjet bankave tregtare të licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) si shoqëri komisionere për investimin në tituj. Bankat e licencuara për këtë shërbim janë ABI Bank, BKT, Credins Bank, Fibank, Intesa Sanpaolo Bank, OTP Bank, Raiffeisen Bank, Tirana Bank dhe Union Bank.
Për shuma deri në 50 milionë lekë, investitorët mund të paraqiten në ankande me kërkesa konkurruese ose jo konkurruese, por çdo kërkesë vlera e së cilës kapërcen shumën 50 milionë lekë klasifikohet si kërkesë konkurruese pavarësisht subjektit pjesëmarrës në ankand. Sipas rregullave të ankandit, në ankandet e obligacioneve të gjitha kërkesat pranohen me një yield uniform, që është yield-i më i lartë mes kërkesave të pranuara në ankand.
Sipas udhëzimit, shuma e ofruar e obligacioneve ndahet me 20% për kërkesat jokonkurruese dhe 80% për kërkesat konkurruese. Në rast se shuma totale e kërkesave jokonkurruese nuk e plotëson masën 20%, atëherë diferenca e paplotësuar ofrohet për kërkesat konkurruese. Kur shuma totale e kërkesave jokonkurruese e kalon kufirin e përcaktuar të 20%, atëherë mbi këtë shumë zbatohet pro rata (përpjesëtimi). Në rast se shuma e kërkesave konkurruese të kërkuara nuk e plotëson masën 80%, atëherë diferenca e paplotësuar u ofrohet kërkesave jokonkurruese.
Ankandet e obligacioneve më afatgjata janë një alternativë e mirë për investitorët që synojnë të rrisin kthimet e portofolit të tyre. Këtu përfshihen investitorët institucionalë, si fondet e investimit dhe sidomos ato të pensioneve, por këto instrumente mund të jenë një alternativë joshëse edhe për investitorët e vegjël.
Vitin e kaluar yield-et pësuan një korrektim të ndjeshëm në rënie sidomos në segmentin e bonove, çka bëri që edhe interesi i individëve për të investuar të ishte më i ulët. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) treguan se për vitin 2023 blerjet e individëve në tregun primar të bonove dhe obligacioneve arritën në 37.5 miliardë lekë, në rënie me 24.5% krahasuar me vitin 2022.
Sipas burimeve nga tregu, në vitet e fundit ka pasur shfaqje interesi edhe nga investitorë të huaj për të investuar në letrat me vlerë të qeverisë shqiptare. Hapja e tregut të bonove dhe obligacioneve për një bazë më të gjerë investitorësh, sipas ekspertëve, do të ishte një ndër parakushtet themelore për të mundësuar një zhvillim të mirëfilltë të tregut dytësor të titujve qeveritarë në Shqipëri./ Monitor
Banka e Shqipërisë TIRANA- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë përs...
Banka e Shqipërisë TIRANA- Banka e Shqipërisë ka dalë të mërkurën me një reagim publik lidhur me shqetësi...
Foto ilustruese Dashi Sot nuk do lejoni asnjë person të marrë vendime në vendin tuaj dhe do jeni të zotët e vetes. Nëse...
ITALI - Fiorentina për të dytin sezon radhazi është në finalen e Konferencës së Ligës! Pas fitores në ndeshjen e ...
Prince SHBA- Kitarja e verdhë ikonë Cloud 3 e këngëtarit Prince pritet të shitet deri në 400,000-600,000 dollarë n...
Camila Cabello SHBA- Këngëtarja e njohur Camila Cabello pësoi një incident pas Met Gala të hënën në mbrëm...
North West SHBA- North West, vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West po kalon nga "Paw Patrol" në një projekt tjetër kafshësh: nj&eu...
Met Gala SHBA- Yjet mahnitën në Met Gala 2024 të hënën e parë të majit teksa ecnin në shkallët e famshme ...
Kate Beckinsale SHBA- Aktorja e njohur Kate Beckinsale iu përgjigj pa hezitim komentuesëve në rrjetet sociale. Aktorja postoi në ...
Noelia Voigt SHBA- Missi i SHBA-së, Noelia Voigt ka dhënë dorëheqjen nga titulli i saj, duke përmendur sfidat e shëndeti...