SOCIALE

Ndryshon metodologjia për matjen e PBB-së: Rishikohet me rritje PBB për vitet e kaluara

M.B. Përditësimi i fundit 30 Shtator 2024, 14:51

Ndryshon metodologjia për matjen e PBB-së: Rishikohet me rritje PBB

TIRANA- Pas 10 vitesh instituti i Statistikave ka rishikuar metodologjinë që mat prodhimin e Brendshëm Bruto një nga treguesit kryesor të ekonomisë. Ndryshimi që u aplikua për tu përshtatur me metodologjinë e BE (Eurostat), duke rezultuar me një rritje më të lartë ekonomisë se sa është raportuar zyrtarisht deri më tani. Psh., me mënyrën e re të matjes Rritja reale e PBB-së për vitin 2023, vlerësohet 3,94 % nga 3,45% e publikuar më parë nga vlerësimet e PBB-së tremujore.

Instituti i Statistikave (INSTAT njoftoi se në përputhje me Kodin e Praktikave të Statistikave Evropiane dhe Politikën e Harmonizuar Evropiane për Rishikimin e Statistikave Makroekonomike (HERP – eng, Practical guidelines for revising ESA 2010 data, Eurostat (europa.eu) publikon seritë e përditësuara kohore të Llogarive Kombëtare në kuadër të Rishikimit thelbësor të treguesve të llogarive kombëtare.

Si rezultat i përmirësimeve të lartpërmendura, rishikimi i serive kohore 2018 – 2023, ka ndikuar në nivelin e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), duke rezultuar në ndryshim në terma nominal 2,48 % në vitin 2023 krahasuar me vlerësimet e mëparshme, të cilat bazoheshin në vlerësimet tremujore të PBB – së.

Në kuadër të rishikimit të Llogarive Kombëtare, vlerësohet për herë të parë Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), me metodën e të ardhurave. Në strukturën e PBB-së sipas kësaj metode, komponentët kryesorë janë fitimi operativ bruto, i cili përbën peshën kryesore të të ardhurave në ekonomi, me 61,49% në vitin 2023. Kompensimi i punonjësve zë 24,34%, i ndjekur nga taksat mbi produktet me 12,82% për të njëjtin vit.

INSTAT Rishikimet madhore janë procese të rregullta të sistemit të Llogarive Kombëtare, të cilat kryhen të paktën një herë në 5 vjet, në mënyrë të koordinuar dhe në bashkëpunim me Eurostat. Ato kanë si qëllim përfshirjen e burimeve të reja të informacionit, përmirësimin e burimeve ekzistuese si dhe zbatimin e ndryshimeve metodologjike statistikore ndërkombëtare.

Rishikimi i mëparshëm i Llogarive Kombëtare u krye në vitin 2014, kur iNSTAT për herë të parë u bë pjesë e ciklit të rishikimit sipas standardeve të BE-së. Rishikimi i vitit 2024 është rishikimi i dytë i Llogarive Kombëtare dhe përfshin rishikimin e të dhënave që nga viti 2018.

Rishikimi i llogarive kombëtare ka ndikuar në të dhënat statistikore për të gjitha llojet e aktiviteteve dhe ato të sektorëve institucionalë të vlerësuar deri tani në baza eksperimentale.

INSTAT sqaroi se, rishikimi i vitit 2024 konsiston në përdorimin e tabelave që tregojnë nga vijnë burimet ekonomike dhe si shfrytëzohen për të përmirësuar llogaritjet ekonomike. U integruan për herë të parë të sistemet e Llogarive të Sektorëve institucionalë në sistemin e Llogarive Kombëtare.

Janë bërë gjithashtu përmirësime metodologjike në përputhje me standardet statistikore ndërkombëtare, të realizuara pas vitit 2014, nën asistencën e Bashkimit Evropian, nëpërmjet projekteve iPA shumë përfituese dhe Eurostat në fushën e Llogarive Kombëtare, duke implementruar metodën nga poshtë-lart në vlerësimin e sektorëve institucionalë.

Përmirësimet metodologjike janë bërë edhe për seksionin “Aktivitetet financiare dhe të sigurimeve” të cilat përfshijnë riklasifikim të njësive institucionale kryesisht të njësive të cilat i përkasin formës ligjore “Person Fizik” dhe kryejnë aktivitete ndihmëse si zyra këmbimi valuator, ndërmjetës të tjerë për sigurime dhe shërbime të tjera ndihmëse.

Janë bërë përmirësime metodologjike në vlerësimin e prodhimit, konsumit të ndërmjetëm dhe vlerën e shtuar. Janë bërë rregullime duke u mbeshtëtur në rekomandimet e EUROSTAT mbi vlerësimin e Ekonomisë së Pavrojtuar. Përmirësimet konsistojnë kryesisht në vlerësimin e komponentëve të rinj të papërfshirë më parë si dhe në zgjerimin e komponentëve ekzistues, duke reflektuar burime të reja informacioni.

Përmirësime në vleresimin e Shpenzimeve per Konsum Final të Familjeve. iNSTAT vlerësoi se procesi i balancimit mundësoi një analizë më të detajuar të ndikimit të kërkesës së familjeve për produkte të ndryshme nga ana e burimeve dhe ndikoi në krijimin e një pamje më qartë të ndërveprimeve midis sektorëve ekonomikë.

U bënë përmirësime në vlerësimin e komponentit “Formimi Bruto i Kapitalit Fiks” ku përfshihet vlerësimi e “Softuer” me metodën e kostos së punës. Kjo metodë lejon një vlerësim më të saktë të kontributit të sektorit të teknologjisë së informacionit në ekonominë kombëtare, duke marrë parasysh të dhënat për pagat dhe kostot e punës./ Monitor

pbb

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan