Dy shoferë sherr me leva përballë Ministrisë së Brendshme, arrestohen nga policia
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Pedagogu dhe ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, i ftuar në emisionin Kafe Shqeto në Syri TV, komentoi Raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën 1 janar 2022–30 qershor 2024 mbi dëmshmërinë financiare në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, ku në një vit e gjysmë është shkaktuar një humbje prej 34 milionë e 779 mijë lekësh.
Muka theksoi se universitetet në Shqipëri “fatkeqësisht janë kthyer në vatra krimi”, duke përmendur titujt akademik dhe vjedhjet e kryera në mënyrë flagrante dhe të vazhdueshme, pavarësisht masave disiplinore.
Ai shtoi se ligji nuk ndalon askënd të marrë masa për çdo veprim antiligjor në universitete dhe nënvizoi se në Universitetin e Shkodrës ka pedagogë të lidhur me krimin, një situatë që përsëritet edhe në universitete të tjera publike dhe private.
Muka bëri me dije se ka edhe raporte të tjera, përfshirë Universitetin e Tiranës, që do të publikohen së shpejti për abuzime të drejtuesve. Sipas tij, edhe Ambasada Amerikane ka thirrur drejtuesit e universiteteve për sqarime.
Ai vijoi duke thënë se arsimi është në një gjendje kritike dhe nuk mund të zgjidhet nga një individ i vetëm, duke nënvizuar nevojën për transparencë dhe diskutim publik mbi dhënien e doktoraturave të disa pseudo personaliteteve në Republikën e Shqipërisë.
Muka: Universitetet në Shqipëri, fatkeqësisht janë kthyer në vatra krimi, duke filluar që me titujt akademik, duke filluar që me vjedhjet që bëhen në mënyrë flagrante dhe në mënyrë të vazhdueshme financiare dhe pavarësisht se merren masa disiplinore, kurrsesi nuk shikohen në një objektiv afatgjatë.
Vazhdohet dhe është bërë edhe më parë problematik ligji, por nuk e ndalon askush askënd që të marrë masa për çdo veprim antiligjor që është bërë në universitete dhe bëhet.
Edhe në Universitetin e Shkodrës ju e dini shumë mirë që ka dhe njerëz dhe pedagogë të lidhur me krimin aty, sikurse ka në universitete të tjera publike dhe private.
Unë kam edhe raporte të tjera, edhe nga Universiteti i Tiranës, që do dalin në vijim, për abuzime të mëdha të drejtuesve të atij universiteti. Ka një tjetër raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit, madje kam dhe informacione, sigurisht jo të konfirmuara zyrtarisht, që edhe Ambasada Amerikane i ka thirrur drejtuesit e universitetit për sqarime.
Pra jemi në një gjendje shumë kritike për arsimin, dhe sigurisht që nuk mund të zgjidhet me një individ, kërkon një qasje tjetër, dhe qasja tjetër është të flasim hapur.
Unë personalisht ditën e djeshme isha në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë për të kërkuar doktoraturat e disa pseudo personaliteteve në Republikën e Shqipërisë, në fushën e akademisë dhe është dhënë një urdhër kombëtar për mosdhënien e këtyre doktoraturave.
Në një nismë të re ligjore, qeveria pranon dështimin e skemës së incenerimit, ku u hodhën dhjetëra milionë eur...
Rruga që të çon në fshatin Vlashaj të Shupenzës në Bulqizë nuk i është nënshtruar asnjëherë n...
Paga reale mesatare mujore bruto ishte vetëm 70,288 lekë në tremujorin e dytë të vitit 2025, sipas të dhënave zyrtare të...
Trupi i pajetë i një turisti holandez u gjet mëngjesin e sotëm në një humnerë në Valbonë ku kishte dalë pë...
Këtë të mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellë...
DashiSot do ndiheni plot energji dhe entuziazëm për të nisur projekte të reja. Kushtojini vëmendje komunikimit me kolegët dhe fami...
Shumëkush ëndërron një buzëqeshje të bardhë dhe të përsosur, por realiteti shpesh është ndryshe. Njolla...
Rruga që të çon në fshatin Vlashaj të Shupenzës në Bulqizë nuk i është nënshtruar asnjëherë n...
Leuçemia, e njohur ndryshe si kanceri i gjakut, është një nga sëmundjet më të rrezikshme që shpesh zbulohet vonë....
Për më shumë se një dekadë e gjysmë nga Shqipëria janë larguar rreth 1 milionë banorë. Sipas të dhë...